Forumi PolitikForumi Politik - Diskutime dhe LajmeAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Financial Times”: Shqipëria, po shkon në udhëkryq
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Financial Times”: Shqipëria, po shkon në udhëkryq  (E lexuar 197 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Shejtania
Stafi


Karma: 91
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5753



Shiko profilin
« më: 02-07-2009, 00:26:41 »

“Shqipëria, po shkon në udhëkryq”, kështu ka shkruar prestigjozia “Financial Times” në edicionin e saj të sotshëm. Artikulli i saj përfundon se Shqipëria ende nuk ka zhvilluar zgjedhje që plotësojnë standartet ndërkombëtare.

SHBA- “Rezultati i zgjedhjeve parlamentare po e cojnë Shqipërinë në një udhëkryq”. Kështu shkruan prestigjozia “Financial Times” në edicionin e sotshëm. Rezultati është shumë i ngushtë mes dy partive të mëdha, Partisë Demokratike të qendrës së djathte dhe opozitës pasi asnjë parti nuk ka maxhorancë për të qeverisur në parlamentin me 140 vende.
Procesi i tejzgjatura i numërimit të zgjedhjeve të së dielës ka kaluar ditën e katërt ndërkohë kanë nisur të ndihen tensione për manipulime të minutës së fundit. Janë numëruar mbi 98 për qind të votave dhe demokratët kanë siguruar 68 vende në parlament, ndërsa socialistët 65 vende, sipas një sistemi elektoral rajonal proporcional i përdorur për herë të parë.
Një rezultat 70 me 70 duke përfshirë aleancat e mundshme sipas “Financial Times” do ta conte vendin në zgjedhje të tjera të përgjithshme në fund të këtij viti duke shtyre kështu vendime të rëndësishme politike. Shqipëria synonte që të ndiqte shembullin e Serbisë dhe Rumanisë pas zgjedhjeve dhe të kërkonte hua nga Fondi Monetarë Ndërkombëtarë. Numërimi i votave ka zgjatur 36 orë më shumë nga sa ishte parashikuar për shkak se sistemi i ri skanon cdo votë dhe shfaqet në ekran që kontrollohet nga vëzhguesit dhe zyrtarët e partive. Ky sistem ishte parashikuar të shmangte mashtrimin me kutitë e votimit që i ka shoqëruar përherë zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri. Artikulli përfundon se Shqipëria ende nuk ka zhvilluar zgjedhje që plotësojnë standartet ndërkombëtare. (a.r/news24/balkanweb)
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
Stefi
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 991



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 03-07-2009, 11:03:02 »

Sa keq... gjithmone njerez problematike ne  hmmmmm
E identifikuar

Te gabosh eshte njerezore, Te falesh eshte hyjnore
Faqe: [1]   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A duhet të pajisemi me këto dokumenta?
  • Dot Patjetër
  • 8 (80%)
  • -
  • Dot Ndoshta
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo
  • 2 (20%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor