Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Faleminderit Zotit qe me dha mundesine te perjetoj Sali Berishen


Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Faleminderit Zotit qe me dha mundesine te perjetoj Sali Berishen  (E lexuar 1836 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dallga
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #90 më: 22-07-2008, 19:48:44 »

E ndoqi ndonjeri nga ju (e sidomos ai hapesi i kesaj teme) Parliamentin dje? E degjuat fjalorin e pasur te Berishes tuaj? Epo te shaje kryeministri popullin e tij me nene e me moter dhe populli te falenderoje Zotin qe po e ben, po kjo eshte e tmerrshme.
E identifikuar

Egoizmi i ben njerezit skllever te vetvetes....
mishel
« Përgjigjja #91 më: 22-07-2008, 20:38:53 »

e degjova...dhe ai i tille eshte!!!!!
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #92 më: 22-07-2008, 21:35:35 »

Mishel, Une kam premtuar ngritje temperaturash..

Berishes i ka ardhe fundi. Eproret e tij po e sfoprcojne me urdhra si i Himares.

Berisha po humb kpntrollin...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
mishel
« Përgjigjja #93 më: 23-07-2008, 00:39:45 »

duket qartazi...si ka mbetur me asnje gure
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #94 më: 23-07-2008, 01:04:55 »

Po,po... Vape...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #95 më: 23-07-2008, 01:05:30 »

Oh, Sa vape...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #96 më: 31-07-2008, 00:47:10 »

Borxhet...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #97 më: 02-08-2008, 17:15:37 »

"FATKEQESIA KOMBETARE"- VETPERCAKTIMI ME I SAKTE - Nga Hamdi Dega, Nju Jork .... Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq... Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per ":nenen parti" . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per "liderin e pavdekshem" Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se "nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist". Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte "virtyti" me i larte i tyre... Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine... Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren... ( !? ) Nese jeni "vullnetare me zor " te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 11 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o "Skuadronet e Vdekjes" se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrrin e vetzgjedhur "Fatkeqesia Kombetare...." Genjeshtrat tuaja i kane kembet shume me te shkrutera se numri i syzeve tuaja qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur.... Po ..... Po cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez 28, qe ia permendi deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?! Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per " perbindeshin e asaj kohe qe "eshte ka e drejton vendin sikur t'ia kete inat popullit te vet" Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine qeveria e korruptuar e sotme ... Se treti emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar - SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij... Se katerti kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare!? Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen. Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembysve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga dretesia shqiptare nene pretekstin me absurd te mundshem " per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar" duke i dhene evetes edhe rolin e krye-krye gjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me ermerimin e tij si Drejtor i Tatimeve te Shqiperise, burimi kryesor i te ardhurave te shtetit shqiptar Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si "organizate terroriste.... markisste- leniniste.... si dore e zgjatur e Beogradit" ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise. Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 2 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira Se dhjeti, organizimi i Grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re... duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves, Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit.... Se 12-ti , eshte bere gati nje muaj nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e as nje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes Se 13-ti, nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise .....! Persa i perket cmires sime per Berishen, do ta jepja gjysmen e pasurise sime per te mos patur mbi supe barren e rekordin e tij te zi te shkeljes se te drejtave te njeriut ne raportet teper kritike te Departmentit amerikan te Shtetit dhe te dhjetera organizatave nderkombetare si Helsinki Watch, Amnesty International..... qysh nga Maji i vitit 1996 e deri sot..... Si Tropojan per Berishen ndjej vetem keqardhje se u fut ne historine shqiptare si hero i demokracise e po del prej saj si antihero e dhunues i eger i saj. Katrahura 97 me mbi 10 00 viktima, grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 ku ishte implikuar drejtepersedrejti Arkanji, UDB-ja serbe dhe vete Milloshevici... , Gerdeci 2008 dhe se fundi skenat tragji-komike te Kuvendit Popullor te Shqiperise do te ishin te mjaftueshme per ta bere Berishen disa here "President te Bences" apo "Kryeminister te Burrelit" me afat te gjate.... Kjo eshte aresyeja qe ai nuk ka fytyre as guxim te shkoje ne vendlindjen e tij, Tropoje, se ciles me politiken e tij ia ka nxire fytyren. Si mjek, si kardiolog qe me ka shpetuar dy here jeten e babait tim te nderuar i perkulem me nderim ne cdo kohe... Shpetoi me mijera shqiptare si kardiolog e mjek human per ti vrare dhjetera mijera me politiken e tij te mbrapsht, me piramidat, me Gazidedet e Arkanjet, me Gerdecet... Ndaj, para se te na jepni leksione demokracie, para se te na beni moral , para se te na kukatni per komunizmin , ... ju kori i qyqeve dhe "Fatkeqesia Kombetare" e vetshpallur clirojeni me fakte Kryeministrin e Shqiperise prej akuzave te renda dhe vetveten prej dares se sherbetorit te tij ! Fakte e jo pallavra ! Zoti e shpetofte kombin shqiptar nga cdo "fatkeqesi kombetare" me ose pa emer qofte ajo ! Amen !
Hamdi Dega
02/08/2008 ora 09:46
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #98 më: 02-08-2008, 21:33:18 »

Fakte jo Pallavra! Kur nuk ia pe hajrin ti, une, ai, ajo, ne , ju ata ato.... kur nuk ia pa hajrin Malesia e Gjakoves, kjo perle natyrore me nje truall flori, si mund t'ia shihte e shohe hajrin Shqiperia!? A mos valle duhet te duartrokasim sic duartrokitem per 46 vjet ish- diktatorin e diktaturen tragjike qe kaluam? Fatkeqesite qe perseriten kthehen ne tragjedi. Tragjedite qe perseriten kthehen ne katastrofa... Katastrofat qe perseriten kthehen ne katrahura si 97-ta, si Gerdeci 2008.... Kur miqte tane te mire amerikane ne kohet me te veshtira terheqin vemendjen ne duhet te japim alarmin.... Para se te ndodhin se pasi ndodhin nuk na mbetet gje tjeter vecse te vajtojme e kukatim si qyqet... Sa per Avniun, kusheririn tim te katert , gjithcka e ka arritur me djersen e ballit dhe te trurit. Krenohem me te jo vetem une, por edhe krejt Malesia e Gjakoves. "Ka qene nje djale i mrekullueshem qe na ka trajtuar si njerez e jo si kafshe... Djale flori me shpirt human", jane fjalet e Mandeles shqiptar, Pjeter Arbnorit kur u takuam rastesisht ketu ne Nju Jork ne pranine e mbi dhjete miqve te Shqiperise e Kosoves. E falenderova ate nga afer edhe Avniun nga larg. E falenderoj dhe uroj sukses ne biznesin e tij te ndershem e shume te suksesshem me djersen e ballit e te trurit. Sa per armen e perdorur ne Tyrben e Shkelzenit eshte e njejta qe te parin ka vrare kunatin e Avnise, vellain e gruas se tij. Po pse nuk merr guximin o burre malesie qe shan me keq se gruaja me e keqe e Harlemit, te denoncosh "topin" qe ia futi zjarrin e luftes krejt Malesise se Gjakoves e ka lene deri tash mbi 150 viktima, duke prekur thuajse cdo fis e familje tropojane. " E dua te gjalle ose te vdekur ne Tirane" nje djale 17 vjecar te Haklaje, jane fjalet e Sali Berishes te incizuara e regjistruara ne video ne mitingun elektoral te PD-se ne Bajram Curri ne Qershor te vitit 1997, vetem pse ai tha " Poshte Sali Berisha".... Iu vu zjarri e flaka nje rrethi te tere per nje fjale goje, kur liria e shprehjes, jo e shpifjes eshte e garantuar me cdo ligj demokracie... Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te kursente vendlindjen e tij , Malesine Gjakoves nga katrahura 97.... Pse nuk guxon te shkoje Berisha ne Tropoje!? Sa per perkrahjen e tij per Kosoven, lirine pavaresine e saj, sa per patriotizmin e Berishes ... po te ridergoj nje lume faktesh ne nje koment duke i kerkuar falje lexuesve te tjere per kete perseritje te panevojshme ! Eshte me teper se nje artikull i zakonshem. Jane fakte historike te regjistruara jo vetem nga media e politika shqiptare, por edhe nga autoritetet nderkombetare e deri tek OKB-ja. Fakte jo pallavra!
Hamdi Dega
02/08/2008 ora 15:21
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #99 më: 03-08-2008, 04:27:08 »

Shkruan:Nevruz LULO Se fundmi lideri blu dhe kryeministri aktual i Shqiperise ne fushaten e tij te pseudomashtrimeve shfaqet i shoqeruar me te shumeperfolurin, Vasil Bollano.Eshte vertet ne rast i paprecedent kur nje kryeminister mban ne krahun e tij ne shetitjet paraelektorale nje sinonim te antishqiptarizmit meskin antihuman. Per kedo pamjet e Bollanos(grek) nen shoqerimin e "shqiptarit" Berisha,perbejne nje vecori sa kuptimplote aq edhe interensante, sipas mendimeve Vicitoliane. Saliu i deklamuar si nje person me nje preardhje gjoja shqiptare,gjate veprimtarise se tij jetesore dhe politike rezulton si nje individ i dashuruar me stilet sllavo-greke, per me teper kur edhe Geixh pat deklaruar se fundmi se eshte teper i befasuar nga doktori i elites se kuqe(para riardhjes ne pushtet).Rrjedhojat llogjike te perfundimit Geixhist perbejne zgjidhjen perfundimtare te problemit me shume te panjohura te shtruar ne tavolinen e politikes shqiptare.Jo vetem aleanca me PBDNJ-shin,jo vetem nxitimet per njohje te Maqedonise dhe Malit te Zi,jo vetem tregtia e karburanteve me Serbine duke thyer dhe embargon e OKB-se,jo vetem dashuria me kancerin Janullatos,jo vetem takimet me Milloshevicin e dhe Bullatovicin perbejne fizionomine e ketij kaloresi serbo-grek,sepse gjithe rruga e jetes se tij ka rrjedhur vetem ne kanalet e ujerzve te zezaq antishqiptare. Kodoshlliku i tij si ishkomunist pervert tregohet dhe ne karakterin tejet plasteline qe ka deshmuar ne keto vite demokracie Katoviciane. I dashuruar me sllavet,i perulur me greket,i eger me amerikanet dhe i cmendur pas komunizmit,ai ka treguar se mbetet nje nga me negativet e veshur me pushtet ose dhe ne opozite.Pas heroit helen,Nano dhe pas flirtit Ramist,Berisha mund te quhet pa frike nje antishqiptar i ngarkuar skajshmerisht me urrejtje ndaj atyre qe supozohet se flasin te njejten gjuhe.Eshte koha qe mbeturinave te tilla qe vetquhen shqiptare t'u thuhet ndal sepse ne te kundert psikopatizmi antishqiptar nuk do te njoh fund. Ky doktor i shpresave antishqiptare po varros me ndergjegje dhe deshire cdo ideal kombetar dhe cdo realitet qe eshte ne favorin e sterniperve te Skenderbeut. Ky Jago i se djathtes,ky Uriah Hip i shqiptarizmit po mundohet te fshije cdo te drejte qe buron nga kartat nderkombetare, duke legjitimuar perfundimisht vasalitetin pervers ndaj trikendeshit antishqiptar Beograd-Moske- Athine. Nese shqiptaret ende do te pranojne plehra te tilla ne ekzekutiv,ligjvenie apo politike atehere do te ishte vertet fundi yne i pashmangshem. Monstra te tilla nuk mund ti shpetoje nga ndeshkimi as bekimi i Janullatosit.

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #100 më: 03-08-2008, 10:44:11 »

Me vjen keq per ty Petrit se do rrish gjithe jeten duke kerkuar dhe "gjetur" spiune. Sa jete e trishtuar t'i shohesh gjerat sterre 24 ore, 365 dite ne vit, gjithe jeten.
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #101 më: 03-08-2008, 15:14:57 »

Me vjen keq për ty Petrit se do rrish gjithë jetën duke kërkuar dhe "gjetur" spiune. Sa jetë e trishtuar t'i shohësh gjërat sterre 24 ore, 365 ditë ne vit, gjithë jetën.

Falemindderit për shqetsimin. Do te periqem ti gjeje me shpejt...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #102 më: 05-08-2008, 04:40:26 »

Berisha ngushellon bosat e tij...Berisha ngushellon Putin

E Marte, 05 Gusht 2008


Berisha i dergoi sot nje mesazh ngushellimi Kryeministrit rus Vladimir Putin, per ndarjen nga jeta te shkrimtarit te madh rus Aleksander Solzhenicin. "I nderuar z. Kryeminister, Me hidherim te thelle mesova lajmin per ndarjen nga jeta te shkrimtarit te madh Aleksander Solzhenicin. Me vdekjen e tij kombi juaj dhe mbare njerezimi humbi nje gjeni te rralle te letrave, korife te mendimit dhe te humanizmit te sotem, nje kolos gjigant te lirise dhe dinjitetit njerezor. Solzhenicin me jeten dhe vepren e tij te pavdekshme frymezoi miliona intelektuale dhe qytetare te shtypur nga regjimet totalitare komuniste ne Evrope dhe ne bote. Me kete rast me lejoni, t'ju shpreh Ju z. Kryeminister, familjes Solzhenicin dhe kombit tuaj te madh simpatine e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta te qeverise dhe kombit shqiptar", shkruan Berisha.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Wilfrid
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #103 më: 07-08-2008, 15:26:20 »

Mjere Shqiperia, zonja e dikurshme me "kryet lart".. Mjere Shqiperia ku ka rene.. Antikomunizmin e saj e perfaqesojne konviktoret e palare si Berisha. Po pse more Anesti, pak familje te mira antikomuniste kishte dhe ka Shqiperia? Po kush i njeh prinderit e te paret e Berishes ore derezi? Po cfare i dhane ketij kombi njerezit e tij qe pozonin me pistoleta ne brez? Po pse more driteshkurter dehesh nga madheshtia e te vegjelve?
Mbase nuk ke faj..
Varferia na ka detyruar te gjitheve te dehemi me alkol te lire..
E identifikuar

Shqiperia Hoxhiane ishte nje baltovine e gjalle ku endeshin silueta te uritura qytetaresh.
Shqiperia Berishiane eshte nje baltovine e vdekur injorance e dhjamosur me ushqime te skaduara..
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #104 më: 07-08-2008, 23:47:18 »

Krushka e Berishës, pronare te kompleksi sportiv “Partizani”
Nga Tema
Antena brenda familjes




Vendimi i qeverisë për terrenet sportive ka nxitur debate të mëdha në opinion publik. Shkak është bërë impakti i këtij vendimi, i cili nuk ka shtrirje kombëtare, për shembull në gjithë qytetet e Shqipërisë, por vetëm në një klub, te klubi “Partizani” dhe tek aneksi i stadiumit “Qemal Stafa”.

Antena u interesua të dinte se si është e vërteta e këtij vendimi dhe kush fshihet pas tij. Fillimisht, nuk kuptonim pse iu duhen kthyer pronarëve vetëm tokat e komplekseve sportive dhe jo dhe të stadiumeve. Mendja na shkoi te stadiumi “Dinamo” në qendër të Tiranës, ku janë pronarë familjet më me emër të Tiranës në vitet ’30, të cilat po persekutohen për shkak të një stadiumi jofunksional në qendër të kryeqytetit, i cili fare mirë mund të ishte në Vaqar apo diku në periferi, ku janë gjithë stadiumet e botës. U interesuam pranë pronarëve të këtij stadiumi, po ngritën supet. - Nuk fitojmë gjë ne, - thanë. - E kanë me klubin “Partizani”.

Shkuam te klubi “Partizani”. Dhe aty një mishmash i vërtetë në origjinën e pronës. Disa pronarë ua kishin shitur italianëve pas vitit 1939 dhe tani ishin bërë prapë pronarë. Pyetëm si është e vërteta dhe kush qëndron pas vendimit të qeverisë. Njëri prej pronarëve na shpjegoi se familja Begeja, pronare e ligjshme e një pjese territori, kishte gjetur një lidhje te dhëndri i kryeministrit, të cilin e kanë nip dhe ia kishin falur. Pra, krushka e Berishës, d.m.th., nëna biologjike e dhëndrit të tij ishte trashëgimtare e asaj prone. Kjo kishte bërë që vajza e kryeministrit të angazhohej në një konsultë ligjore me qeverinë dhe të arrihej në këtë vendim...

Shkuam më tej, te kompleksi sportiv “Dinamo”, por aty nuk kishte ndonjë shqetësim, pasi drejtuesit e klubit dhe pronarët kishin bërë marrëveshje paraprake para këtij vendimi për të bashkadministruar territorin përmes përqindjeve. Vendi i tretë ku mbetej të shkonim ishte aneksi i stadiumit “Qemal Stafa”. Në krah të fushës së sportit, aty ku është ish-palestra dhe më pas ish-“TV Klan”, ishte e njëjta histori. Një nga pronarët e “TV Klan” e ka blerë me marrëveshje me pronarët tokën dhe ky ligj vetëm sa ia legjitimon, por nuk e favorizon në proces, pasi e ka zgjidhur paraprakisht me pronarin. Të vetmit që fitojnë realisht janë pronarët e kompleksit “Partizani”.

Të qartë më në fund për rëndësinë që ka fakti të jesh i lidhur me familjen në pushtet, pyetëm administratorin Flamur se si e shpjegon ai këtë vendim të qeverisë.

I kapur ngushtë, se s’kishte shumë informacion, na kërkoi të bënte një telefonatë me atë burrin. Pas pak filloi të na sqaronte.

- Dëgjo, - tha, - të flasim hapur, se u kam miq. Mos dëgjoni ça thonë lart e poshtë për dhëndrin e doktorit. Lepuri fle gjetkë. Parimi që ka ai burri, është i qartë. Gjithë njerëzit që ka bërë sherr, përpiqet t’i përçajë nga ish-bashkëpunëtorët e tyre dhe pastaj i afron. E mbani mend sherrin që ka pasur me Pollon, kur iku nga PD? Gjithmonë pyeste: “Kush e financon, serbët, grekët, gjermanët, amerikanët....?” Nuk dilte asnjë shenjë. Në fund u mor vesh që e financonte ai Bert Xhani. Atë nuk e fal kurrë ai burri. Dhe nuk ka më mirë se sa t’ia nxish jetën një njeriu, duke e bërë të shikojë tmerr me sy. D.m.th., të shikojë atë që e ka sponsorizuar për zëvendëskryeministër dhe ta detyrojë të firmosë kundër tij për t’ia hequr tokën e klubit nga duart. Për këtë e ka bërë. Do t’i japë një mësim të mirë gjithë atyre që i sponsorizojnë armiqtë. Se për armiqtë vetë ai burri nuk çan kokë. Po me sponsorët e tyre e ka inatin. Ata nuk i fal dhe mirë ua bën. Kështu ua ka bërë gjithë sponsorëve të kundërshtarëve të tij. Ose i ka detyruar të paguajnë tek unë, ...d.m.th., në PD, ose ua ka bërë si Xhanit. Ua bën mirë plehrave. Se ashtu e duan. Si qengja bëhen. T’i shikosh si rrinë në radhë kush të paguajë i pari. Mua ca kohë filloi të më zihej Delijorgji me Xhillarin kush të paguante më shumë. Por tani u zgjidh, se njëri iku. Kjo është e vërteta, ç’të të them unë. Nuk do t’i bëjë nder dhëndrit. U siguroj për këtë. Do thjesht të hakmerret ndaj atyre që i morën Pollon nga duart. Dhe s’ka më mirë se sa kur hakmerret tani që e ka futur Pollon në rresht.

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |