Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Faleminderit Zotit qe me dha mundësinë te përjetoj Sali Berishen


Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Faleminderit Zotit qe me dha mundësinë te përjetoj Sali Berishen  (E lexuar 1367 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dallga
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #90 më: 22-07-2008, 19:48:44 »

E ndoqi ndonjëri nga ju (e sidomos ai hapesi i kësaj teme) Parliamentin dje? E degjuat fjalorin e pasur te Berishës tuaj? Epo te shaje kryeministri popullin e tij me nene e me motër dhe populli te falenderoje Zotin qe po e bën, po kjo është e tmerrshme.
E identifikuar

Egoizmi i bën njerëzitë skllever te vetvetes....
Mishel Forever
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #91 më: 22-07-2008, 20:38:53 »

e dëgjova...dhe ai i tillë është!!!!!
E identifikuar

Everyone thinks of changing the World...No one thinks of changing HIMSELF

               Lev Tolstoi
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #92 më: 22-07-2008, 21:35:35 »

Mishel, Unë kam premtuar ngritje temperaturash..

Berishës i ka ardhë fundi. Eproret e tij po e sfoprcojne me urdhra si i Himares.

Berisha po humb kpntrollin...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Mishel Forever
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #93 më: 23-07-2008, 00:39:45 »

duket qartazi...si ka mbetur me asnjë gurë
E identifikuar

Everyone thinks of changing the World...No one thinks of changing HIMSELF

               Lev Tolstoi
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #94 më: 23-07-2008, 01:04:55 »

Po,po... Vape...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #95 më: 23-07-2008, 01:05:30 »

Oh, Sa vape...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #96 më: 31-07-2008, 00:47:10 »

Borxhet...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #97 më: 02-08-2008, 17:15:37 »

"FATKEQESIA KOMBETARE"- VETPERCAKTIMI ME I SAKTE - Nga Hamdi Dega, Nju Jork .... Janë një shpure qyqesh qe krijojne një kor sa injorant aq edhe fatkeq... Tamam një kor qyqesh qe janë gati te japin edhe jetën për ":nënën parti" . E heqin veten te djathte pa pasur asgjë ne xhep përveç dashurisë për "liderin e pavdekshem" Lehin ditë e nate për antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se "nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist". Me një mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti është "virtyti" me i lartë i tyre... Flasin për demokraci kur shpirti i tyre është prangosur pas një partie dhe lideri qe përveç emrit asgjë nuk kanë te perbashket me demokracine... Perbetohen për liri kur përveç servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijnë te bëjnë pune tjetër. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqësi e vetvetes dhe e Berishës, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tillë qe po ia marrin krejt fytyren... ( !? ) Nëse jeni "vullnetare me zor " te 97-es coni përpara akrepat e orës edhe plot 11 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha Genjeshtrat tuaja i kanë kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o "Skuadronet e Vdekjes" se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrrin e vetzgjedhur "Fatkeqesia Kombëtare...." Genjeshtrat tuaja i kanë kembet shumë me te shkrutera se numri i syzeve tuaja qe u kthen permbys jo vetëm shikimin e botës por edhe te vërtetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shumë e shumë vite pa e shkelur.... Po ..... Po çfarë kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez 28, qe ia permendi deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjerë !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Me shqetësojnë seriozisht këto pyetje !? Nuk bëhet fjale për një hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale për një udhëheqës partie politike ne pushtet dhe për Kryeministrin e Republikës se Shqipërisë qe ka ne dorë fatet e vendit ! E di pse?! Së pari, sa here lexoj lajme nga Shqipëria sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 për " perbindeshin e asaj kohe qe "është ka e drejton vendin sikur t'ia këtë inat popullit te vet" Së dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqipërinë qeveria e korruptuar e sotme ... Së treti emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se për Kosovën ne atë kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar - SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mëse njëherë për shitjen e të gjitha dosjeve tepër sekrete te paraardhesve te tij... Së katërti kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj për makinen serbe te luftës dhe terrorit ne Bosnje, Kosovë, çka perben një shkelje flagrante jo vetëm te ligjeve shqiptare, por edhe të atyre ndërkombëtare!? Së pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjëherë nuk e vizitoi Tiranen. Së gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjerë te rezistences ilegale ne Kosovë ne vitet 94-96 ndërsa takohej me Milloshevicin Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me të gjitha mjetet e rrembysve dhe torturuesve të tyre Sefgjini e kompani nga dretesia shqiptare nene pretekstin me absurd te mundshem " për të mos paguar demshperblime për dënim te gabuar" duke i dhënë evetes edhe rolin e krye-krye gjykatesit te Shqipërisë e duke penguar organin e akuzes shqiptare me ermerimin e tij si Drejtor i Tatimeve te Shqipërisë, burimi kryesor i te ardhurave te shtetit shqiptar Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kundër UÇK-së dhe rezistences se armatosur ne kohe si "organizate terroriste.... markisste- leniniste.... si dorë e zgjatur e Beogradit" ne kulmin e saj për te dekurajuar luftetaret e lirisë. Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 2 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira Se dhjeti, organizimi i Grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe po të mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit do ta kishte futur Shqipërinë ne një katrahure te re... duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare për Luften Clirimtare te Kosoves, Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta për Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese për të mos nenshkruar atë marrëveshje, çka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetëm Beogradit dhe Milloshevicit.... Se 12-ti , është bërë gati një muaj nga deklarata e deputetit Braho ne një forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e as një zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shumë te renda te tij ndaj Berishës Se 13-ti, një akuze gjithnjë quhet e vërtetë përsa kohe ajo nuk është pergenjeshtruar me fakte apo nuk është provuar e kundërta e saj ne gjykaten e drejtesise .....! Përsa i përket cmires sime për Berishen, do ta jepja gjysmen e pasurise sime për të mos patur mbi supe barren e rekordin e tij te zi te shkeljes se te drejtave te njeriut ne raportet tepër kritikë te Departmentit amerikan te Shtetit dhe te dhjetera organizatave ndërkombëtare si Helsinki Watch, Amnesty International..... qysh nga Maji i vitit 1996 e deri sot..... Si Tropojan për Berishen ndjej vetëm keqardhje se u fut ne historinë shqiptare si hero i demokracise e po del prej saj si antihero e dhunues i eger i saj. Katrahura 97 me mbi 10 00 viktima, grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 ku ishte implikuar drejtepersedrejti Arkanji, UDB-ja serbe dhe vete Milloshevici... , Gerdeci 2008 dhe së fundi skenat tragji-komike te Kuvendit Popullor te Shqipërisë do të ishin te mjaftueshme për ta bërë Berishen disa here "President te Bences" apo "Kryeministër te Burrelit" me afat te gjatë.... Kjo është aresyeja qe ai nuk ka fytyre as guxim te shkoje ne vendlindjen e tij, Tropoje, se cilës me politikën e tij ia ka nxire fytyren. Si mjek, si kardiolog qe më ka shpetuar dy here jetën e babait tim te nderuar i perkulem me nderim ne çdo kohe... Shpetoi me mijëra shqiptare si kardiolog e mjek human për ti vrarë dhjetera mijëra me politikën e tij te mbrapsht, me piramidat, me Gazidedet e Arkanjet, me Gerdecet... Ndaj, para se te na jepni leksione demokracie, para se te na bëni moral , para se te na kukatni për komunizmin , ... ju kori i qyqeve dhe "Fatkeqesia Kombëtare" e vetshpallur clirojeni me fakte Kryeministrin e Shqipërisë prej akuzave te renda dhe vetveten prej dares se sherbetorit te tij ! Fakte e jo pallavra ! Zoti e shpetofte kombin shqiptar nga çdo "fatkeqësi kombëtare" me ose pa emër qoftë ajo ! Amen !
Hamdi Dega
02/08/2008 ora 09:46
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #98 më: 02-08-2008, 21:33:18 »

Fakte jo Pallavra! Kur nuk ia pe hajrin ti, unë, ai, ajo, ne , ju ata ato.... kur nuk ia pa hajrin Malesia e Gjakoves, kjo perle natyrore me një truall flori, si mund t'ia shihte e shohe hajrin Shqipëria!? A mos valle duhet te duartrokasim siç duartrokitem për 46 vjet ish- diktatorin e diktaturen tragjike qe kaluam? Fatkeqesite qe perseriten kthehen ne tragjedi. Tragjedite qe perseriten kthehen ne katastrofa... Katastrofat qe perseriten kthehen ne katrahura si 97-ta, si Gerdeci 2008.... Kur miqte tanë te mirë amerikane ne kohët me te vështira tërheqin vemendjen ne duhet te japim alarmin.... Para se te ndodhin se pasi ndodhin nuk na mbetet gjë tjetër veçse te vajtojme e kukatim si qyqet... Sa për Avniun, kusheririn tim te katert , gjithçka e ka arritur me djersen e ballit dhe te trurit. Krenohem me te jo vetëm unë, por edhe krejt Malesia e Gjakoves. "Ka qenë një djalë i mrekullueshem qe na ka trajtuar si njerëz e jo si kafshe... Djale flori me shpirt human", janë fjalët e Mandeles shqiptar, Pjeter Arbnorit kur u takuam rastesisht këtu ne Nju Jork ne pranine e mbi dhjetë miqve te Shqipërisë e Kosoves. E falenderova atë nga afër edhe Avniun nga larg. E falenderoj dhe uroj sukses ne biznesin e tij te ndershem e shumë te suksesshem me djersen e ballit e te trurit. Sa për armen e perdorur ne Tyrben e Shkelzenit është e njëjta qe te parin ka vrarë kunatin e Avnise, vellain e gruas se tij. Po pse nuk merr guximin o burrë malesie qe shan me keq se gruaja me e keqe e Harlemit, te denoncosh "topin" qe ia futi zjarrin e luftës krejt Malesise se Gjakoves e ka lënë deri tash mbi 150 viktima, duke prekur thuajse çdo fis e familje tropojane. " E dua te gjallë ose te vdekur ne Tiranë" një djalë 17 vjeçar te Haklaje, janë fjalët e Sali Berishës te incizuara e regjistruara ne video ne mitingun elektoral te PD-se ne Bajram Curri ne Qershor te vitit 1997, vetëm pse ai tha " Poshte Sali Berisha".... Iu vu zjarri e flaka një rrethi te tërë për një fjale goje, kur liria e shprehjes, jo e shpifjes është e garantuar me çdo ligj demokracie... Zjarrvenesi i Shqipërisë nuk mund te kursente vendlindjen e tij , Malesine Gjakoves nga katrahura 97.... Pse nuk guxon te shkoje Berisha ne Tropoje!? Sa për përkrahjen e tij për Kosovën, lirine pavarësinë e saj, sa për patriotizmin e Berishës ... po të ridergoj një lume faktesh ne një koment duke i kërkuar falje lexuesve te tjerë për këtë përsëritje te panevojshme ! Është me tepër se një artikull i zakonshem. Janë fakte historike te regjistruara jo vetëm nga media e politika shqiptare, por edhe nga autoritetet ndërkombëtare e deri tek OKB-ja. Fakte jo pallavra!
Hamdi Dega
02/08/2008 ora 15:21
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #99 më: 03-08-2008, 04:27:08 »

Shkruan:Nevruz LULO Se fundmi lideri blu dhe kryeministri aktual i Shqipërisë ne fushaten e tij te pseudomashtrimeve shfaqet i shoqëruar me te shumeperfolurin, Vasil Bollano.Është vërtetë në rast i paprecedent kur një kryeministër mban ne krahun e tij ne shetitjet paraelektorale një sinonim te antishqiptarizmit meskin antihuman. Për kedo pamjet e Bollanos(grek) nën shoqerimin e "shqiptarit" Berisha,perbejne një vecori sa kuptimplote aq edhe interensante, sipas mendimeve Vicitoliane. Saliu i deklamuar si një person me një preardhje gjoja shqiptare,gjatë veprimtarise se tij jetësore dhe politike rezulton si një individ i dashuruar me stilet sllavo-greke, për me tepër kur edhe Geixh pat deklaruar se fundmi se është tepër i befasuar nga doktori i elites se kuqe(para riardhjes ne pushtet).Rrjedhojat llogjike te perfundimit Geixhist perbejne zgjidhjen përfundimtare te problemit me shumë te panjohura te shtruar ne tavolinen e politikes shqiptare.Jo vetëm aleanca me PBDNJ-shin,jo vetëm nxitimet për njohje te Maqedonisë dhe Malit te Zi,jo vetëm tregtia e karburanteve me Serbine duke thyer dhe embargon e OKB-se,jo vetëm dashuria me kancerin Janullatos,jo vetëm takimet me Milloshevicin e dhe Bullatovicin perbejne fizionomine e këtij kaloresi serbo-grek,sepse gjithë rruga e jetës se tij ka rrjedhur vetëm ne kanalet e ujerzve te zezaq antishqiptare. Kodoshlliku i tij si ishkomunist pervert tregohet dhe ne karakterin tejet plasteline qe ka deshmuar ne këto vite demokracie Katoviciane. I dashuruar me sllavet,i perulur me greket,i eger me amerikanet dhe i cmendur pas komunizmit,ai ka treguar se mbetet një nga me negativet e veshur me pushtet ose dhe ne opozite.Pas heroit helen,Nano dhe pas flirtit Ramist,Berisha mund te quhet pa frikë një antishqiptar i ngarkuar skajshmerisht me urrejtje ndaj atyre qe supozohet se flasin te njëjtën gjuhe.Është koha qe mbeturinave te tilla qe vetquhen shqiptare t'u thuhet ndal sepse ne te kundërt psikopatizmi antishqiptar nuk do të njoh fund. Ky doktor i shpresave antishqiptare po varros me ndërgjegje dhe dëshirë çdo ideal kombëtar dhe çdo realitet qe është ne favorin e sterniperve te Skenderbeut. Ky Jago i se djathtes,ky Uriah Hip i shqiptarizmit po mundohet te fshije çdo të drejtë qe buron nga kartat ndërkombëtare, duke legjitimuar përfundimisht vasalitetin pervers ndaj trikendeshit antishqiptar Beograd-Moske- Athine. Nëse shqiptarët ende do të pranojnë plehra te tilla ne ekzekutiv,ligjvenie apo politike atëherë do të ishte vërtetë fundi ynë i pashmangshem. Monstra te tilla nuk mund ti shpetoje nga ndëshkimi as bekimi i Janullatosit.

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #100 më: 03-08-2008, 10:44:11 »

Me vjen keq për ty Petrit se do rrish gjithë jetën duke kërkuar dhe "gjetur" spiune. Sa jetë e trishtuar t'i shohësh gjërat sterre 24 ore, 365 ditë ne vit, gjithë jetën.
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #101 më: 03-08-2008, 15:14:57 »

Me vjen keq për ty Petrit se do rrish gjithë jetën duke kërkuar dhe "gjetur" spiune. Sa jetë e trishtuar t'i shohësh gjërat sterre 24 ore, 365 ditë ne vit, gjithë jetën.

Falemindderit për shqetsimin. Do te periqem ti gjeje me shpejt...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #102 më: 05-08-2008, 04:40:26 »

Berisha ngushellon bosat e tij...Berisha ngushellon Putin

E Marte, 05 Gusht 2008


Berisha i dergoi sot një mesazh ngushellimi Kryeministrit rus Vladimir Putin, për ndarjen nga jeta te shkrimtarit të madh rus Aleksander Solzhenicin. "I nderuar z. Kryeministër, Me hidherim te thelle mesova lajmin për ndarjen nga jeta te shkrimtarit të madh Aleksander Solzhenicin. Me vdekjen e tij kombi juaj dhe mbarë njerezimi humbi një gjeni te rrallë te letrave, korife te mendimit dhe te humanizmit te sotëm, një kolos gjigant te lirisë dhe dinjitetit njerezor. Solzhenicin me jetën dhe vepren e tij te pavdekshme frymezoi miliona intelektuale dhe qytetare te shtypur nga regjimet totalitare komuniste ne Evrope dhe ne botë. Me këtë rast me lejoni, t'ju shpreh Ju z. Kryeministër, familjes Solzhenicin dhe kombit tuaj të madh simpatinë e thelle dhe ngushellimet me te sinqerta te qeverisë dhe kombit shqiptar", shkruan Berisha.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Wilfrid
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #103 më: 07-08-2008, 15:26:20 »

Mjere Shqipëria, zonja e dikurshme me "kryet lart".. Mjere Shqipëria ku ka rënë.. Antikomunizmin e saj e përfaqësojnë konviktoret e palare si Berisha. Po pse more Anesti, pak familje te mira antikomuniste kishte dhe ka Shqipëria? Po kush i njeh prindërit e te paret e Berishës ore derezi? Po çfarë i dhanë këtij kombi njerëzitë e tij qe pozonin me pistoleta ne brez? Po pse more driteshkurter dehesh nga madheshtia e te vegjelve?
Mbase nuk ke faj..
Varferia na ka detyruar te gjithëve te dehemi me alkol te lirë..
E identifikuar

Shqipëria Hoxhiane ishte një baltovine e gjallë ku endeshin silueta te uritura qytetaresh.
Shqipëria Berishiane është një baltovine e vdekur injorancë e dhjamosur me ushqime te skaduara..
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #104 më: 07-08-2008, 23:47:18 »

Krushka e Berishës, pronare te kompleksi sportiv “Partizani”
Nga Tema
Antena brenda familjes




Vendimi i qeverisë për terrenet sportive ka nxitur debate të mëdha në opinion publik. Shkak është bërë impakti i këtij vendimi, i cili nuk ka shtrirje kombëtare, për shembull në gjithë qytetet e Shqipërisë, por vetëm në një klub, te klubi “Partizani” dhe tek aneksi i stadiumit “Qemal Stafa”.

Antena u interesua të dinte se si është e vërteta e këtij vendimi dhe kush fshihet pas tij. Fillimisht, nuk kuptonim pse iu duhen kthyer pronarëve vetëm tokat e komplekseve sportive dhe jo dhe të stadiumeve. Mendja na shkoi te stadiumi “Dinamo” në qendër të Tiranës, ku janë pronarë familjet më me emër të Tiranës në vitet ’30, të cilat po persekutohen për shkak të një stadiumi jofunksional në qendër të kryeqytetit, i cili fare mirë mund të ishte në Vaqar apo diku në periferi, ku janë gjithë stadiumet e botës. U interesuam pranë pronarëve të këtij stadiumi, po ngritën supet. - Nuk fitojmë gjë ne, - thanë. - E kanë me klubin “Partizani”.

Shkuam te klubi “Partizani”. Dhe aty një mishmash i vërtetë në origjinën e pronës. Disa pronarë ua kishin shitur italianëve pas vitit 1939 dhe tani ishin bërë prapë pronarë. Pyetëm si është e vërteta dhe kush qëndron pas vendimit të qeverisë. Njëri prej pronarëve na shpjegoi se familja Begeja, pronare e ligjshme e një pjesë territori, kishte gjetur një lidhje te dhëndri i kryeministrit, të cilin e kanë nip dhe ia kishin falur. Pra, krushka e Berishës, d.m.th., nëna biologjike e dhëndrit të tij ishte trashëgimtare e asaj prone. Kjo kishte bërë që vajza e kryeministrit të angazhohej në një konsultë ligjore me qeverinë dhe të arrihej në këtë vendim...

Shkuam më tej, te kompleksi sportiv “Dinamo”, por aty nuk kishte ndonjë shqetësim, pasi drejtuesit e klubit dhe pronarët kishin bërë marrëveshje paraprake para këtij vendimi për të bashkadministruar territorin përmes përqindjeve. Vendi i tretë ku mbetej të shkonim ishte aneksi i stadiumit “Qemal Stafa”. Në krah të fushës së sportit, aty ku është ish-palestra dhe më pas ish-“TV Klan”, ishte e njëjta histori. Një nga pronarët e “TV Klan” e ka blerë me marrëveshje me pronarët tokën dhe ky ligj vetëm sa ia legjitimon, por nuk e favorizon në proces, pasi e ka zgjidhur paraprakisht me pronarin. Të vetmit që fitojnë realisht janë pronarët e kompleksit “Partizani”.

Të qartë më në fund për rëndësinë që ka fakti të jesh i lidhur me familjen në pushtet, pyetëm administratorin Flamur se si e shpjegon ai këtë vendim të qeverisë.

I kapur ngushtë, se s’kishte shumë informacion, na kërkoi të bënte një telefonatë me atë burrin. Pas pak filloi të na sqaronte.

- Dëgjo, - tha, - të flasim hapur, se u kam miq. Mos dëgjoni çfarë thonë lart e poshtëë për dhëndrin e doktorit. Lepuri fle gjetkë. Parimi që ka ai burri, është i qartë. Gjithë njerëzit që ka bërë sherr, përpiqet t’i përçajë nga ish-bashkëpunëtorët e tyre dhe pastaj i afron. E mbani mend sherrin që ka pasur me Pollon, kur iku nga PD? Gjithmonë pyeste: “Kush e financon, serbët, grekët, gjermanët, amerikanët....?” Nuk dilte asnjë shenjë. Në fund u mor vesh që e financonte ai Bert Xhani. Atë nuk e fal kurrë ai burri. Dhe nuk ka më mirë se sa t’ia nxish jetën një njeriu, duke e bërë të shikojë tmerr me sy. D.m.th., të shikojë atë që e ka sponsorizuar për zëvendëskryeministër dhe ta detyrojë të firmosë kundër tij për t’ia hequr tokën e klubit nga duart. Për këtë e ka bërë. Do t’i japë një mësim të mirë gjithë atyre që i sponsorizojnë armiqtë. Se për armiqtë vetë ai burri nuk çan kokë. Po me sponsorët e tyre e ka inatin. Ata nuk i fal dhe mirë ua bën. Kështu ua ka bërë gjithë sponsorëve të kundërshtarëve të tij. Ose i ka detyruar të paguajnë tek unë, ...d.m.th., në PD, ose ua ka bërë si Xhanit. Ua bën mirë plehrave. Se ashtu e duan. Si qengja bëhen. T’i shikosh si rrinë në radhë kush të paguajë i pari. Mua ca kohë filloi të më zihej Delijorgji me Xhillarin kush të paguante më shumë. Por tani u zgjidh, se njëri iku. Kjo është e vërteta, ç’të të them unë. Nuk do t’i bëjë nder dhëndrit. U siguroj për këtë. Do thjesht të hakmerret ndaj atyre që i morën Pollon nga duart. Dhe s’ka më mirë se sa kur hakmerret tani që e ka futur Pollon në rresht.

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |