Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Deri kur këta gazetare idiote?!


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Deri kur këta gazetare idiote?!  (E lexuar 284 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 20-07-2008, 02:27:05 »

Po po e them me plot gojen: tamam gazetare idiote.

Sonte ne BalkanWeb ndodhet një artikull, ku përtej tragjedise (me këtë rast shpreh ngushellimet për familjen) gazetarucet e "Gazetës (anti)shqiptare" vënë një titull për lajmin, qe gati-gati e vret persedyti te ndjerin.
Behet fjale për një shqiptar, shtetas i Maqedonisë, i cili fatkeqsisht është mbytur ne ujerat e detit adriatik.
Ky është lajmi.
Problemi im dhe i shumë te tjerëve është se si këta gazetare pa pikë turpi, pergjegjsie dhe ndjenjë kombëtare-humane shkojnë e quajne një shqiptar te Maqedonisë "maqedonas"?!

Citojeni
Golem, mbytet maqedonasi, po notonte në thellësi
BalkanWeb: http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=23985

Pika qe s'ju bie juve, profesionit tuaj dhe gazetës tuaj. Idiote!


* balkanweb.jpg (39.44 KB, 470x281 - E shikuar 7 Herë.)
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 20-07-2008, 15:02:20 »

Përse cuditesh MAX, Si gjithë politika edhe shtypi është i shitur.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 21-07-2008, 18:02:54 »

Përse cuditesh MAX, Si gjithë politika edhe shtypi është i shitur.

Le nam edhe ti, gjithandej çdo gjë çdo kend e bën "te shitur".
Gazetaret shqiptare (shumica) janë thjeshtë injorante, pa nivel e kulturë, pa etike profesionale. Kush dreqin i blen ata njëherë  perqeshje

Ke te drejtë MAX qe flet me kaq mllef.
Nuk sheh njeriu një lajm te hajrit dhe te shkruar në mënyrë profesionale. Jo vetëm kaq, ne 6 gazeta e gjen ne 6 versione një lajm për te njëjtën gjë.
E në lidhje me te vdekurit, nuk është as e para as e fundit here qe tregojnë mungese respekti..
E identifikuar

HolD*eM
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 22-07-2008, 07:00:17 »

Sepse ne shumicen e rasteve posti i qoftë edhe një gazetari te thjeshtë nuk jepet ne baze te meritave apo profesionalizmit, por jepet ne baze te asocijimeve politike ose thjesht favoritizmave personale.

Balkanweb ne veçanti mund te jetë shperndaresi i informacionit ku verehet me tepër ky fenomen. Qe nga gazetaret e thjeshtë te cilët raportojne lajmin e deri tek "analistet" e pa-aftë ne kendin e opinionit.

Megjithatë mund te jetë websiti me i frekuentuar informativ shqiptar sepse lajmet freskohen dy here ne ditë dhe "layout" i websitit është shumë profesional.
E identifikuar
Lec Neli

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 23-07-2008, 12:26:48 »

Po po e them me plot gojen: tamam gazetare idiote.

Sonte ne BalkanWeb ndodhet një artikull, ku përtej tragjedise (me këtë rast shpreh ngushellimet për familjen) gazetarucet e "Gazetës (anti)shqiptare" vënë një titull për lajmin, qe gati-gati e vret persedyti te ndjerin.
Behet fjale për një shqiptar, shtetas i Maqedonisë, i cili fatkeqsisht është mbytur ne ujerat e detit adriatik.
Ky është lajmi.
Problemi im dhe i shumë te tjerëve është se si këta gazetare pa pikë turpi, pergjegjsie dhe ndjenjë kombëtare-humane shkojnë e quajne një shqiptar te Maqedonisë "maqedonas"?!

Pika qe s'ju bie juve, profesionit tuaj dhe gazetës tuaj. Idiote!

O zotni pse habitesh, këta gazetart e gazetat Shqiptare ne Tiranë janë njerz te izolum qe njaq sa din njaq bajn, Gazeta shqiptare e BallkanWebi s'dijn ma shum mor ta marrsha masandej ti mos u habit se ne injoranca e vet shqiptarve na ka lan itu ku jena sot te coptum ne 100 copa e te percam ne 1000 copa por edhe fukarajt e injorantat e Europs.

Ai njeri q* sdon vedin nuk don kerken thot nji fjale e urt Shkodrane, kshtu qe edhe këta piptakt e gazetave Shqiptare ne Tiranë qe ofendojn Shqiptarin tuj ja nrru emnin ne Maqedonas ishtu janë vet urrysa e injoranta qe urrejt vedin kastan shifen punt e tyne sa mirë jan tu i ba, mos te harrojm se shum here bahen edhe me qëllim me na nda  e me na perca si komb por s'kan me ja mrri kurr besoj un.
E identifikuar
miri14
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 23-07-2008, 13:08:08 »

Nuk e kuptoj pse sulmohet gazetari kur thotë një te vërtetë.Gjithçka është e qartë ne shkrim-një shtetas maqedon me origjin shqiptare-si mund te thuhet ndryshe.Ju e drejtoni revolten tuaj atje ku nuk duhet,tek gazetari por drejtimi i vërtetë është qe pse ne jemi si popull ne 5 shtete.Po sikur te shkruajnë "një shtetas kosovar" mendoni si do suleshin.Por realiteti është ky.Pse nuk shqetsoheni për rolin e faktorit shqiptare ne maqedoni,thirren me gezim mbrëmë qeveria maqedone qe Serbia tash është gati për ne europe,mbeten sllav.
E identifikuar

ISMAIL KADARE - nuk gjej asgjë tjetër ne Shqipëri te me bëj te krenohem !
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 24-07-2008, 01:32:07 »

Hahaha...

Me është hequr postimi qe kam bërë me listen e gazetareve dhe pseudonimet e tyre te sigurimit.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Eksalibur

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 24-07-2008, 10:05:16 »

Të nderuar pjesmarres një spjegim te vogël:Nëse falsim për shqipetaret mbi parimet politike,atëherë shqipetari i Maqedonis mund te quhet maqedonas.P.sh.Të gjith qytetaret franqez qe kan nenshtesin franceze trajtohen si franqez pa marr parasysh etnin,racen,besimin.Maksima e saj është "Egalite,fratenite,liberte"(Barazi vllazerim,liri).Ndërsa Shqiptarët e formojn identitetin e tyre kombëtar mbi baza te perkatesis etnike ngaqë për ta do të ishte e papranushmeqe Shqiptarët e maqedonis te quhet Maqedonas atë te Serbis serb etj.Bie fjala ne Shqipëri për një priudh kohore ka funksiunuaredhe koncepti politik ikeshtu qe ndodhin keqkuptime indinjuse kur ata i quanin shqiptarët e maqedonis Maqedonas.Gzetar te nderuar sa ma pak gabime për gjëra qe na demtojn Kombin Shqiptar
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 24-07-2008, 10:44:28 »

Nuk e kuptoj pse sulmohet gazetari kur thotë një te vërtetë.Gjithçka është e qartë ne shkrim-një shtetas maqedon me origjin shqiptare-si mund te thuhet ndryshe.Ju e drejtoni revolten tuaj atje ku nuk duhet,tek gazetari por drejtimi i vërtetë është qe pse ne jemi si popull ne 5 shtete.Po sikur te shkruajnë "një shtetas kosovar" mendoni si do suleshin.Por realiteti është ky.Pse nuk shqetsoheni për rolin e faktorit shqiptare ne maqedoni,thirren me gezim mbrëmë qeveria maqedone qe Serbia tash është gati për ne europe,mbeten sllav.


A aq rëndë është te formulohet "Një shqiptar nga Maqedonia" apo "Shtetas Shqiptar i Maqedonisë" po të shkruajnë "Maqedon" ?

E dini ju dallimin mes MAQEDONIT dhe Shqiptarit te Maqedonisë?

Është e njëjtë sikur një Cam ta quajsh Grek, apo një Kosovar ta quajsh Serb!


Një këshillë miqesore nga ana ime, në rast se ju bie rruga te kaloni nëpër Iliride, mos te ju genjehet mendja të merrni mundimin për sqarime te cfardolloji për ta justifikuar gabimin e gazetareve, apo mosnjohurine tuaj se si duhet te formulohet emërtimi i tyre, sepse me një gjë te tillë te vetmen gjë qe do ta bëni është se do ti fyeni rëndë shqiptarët e asaj anë!




E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Lec Neli

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 25-07-2008, 09:21:38 »

Për mu personalisht ky artikull i Gazets Shqiptare i publikum dje me 25-07-08 qe se permen fjalën Shqiptare kerkun për viktimen Luljeta Kamberi past rahmet e drite atje ku është por e pasqyron viktimen Luljeta Kamberin si Maqedonase e si Kosovare për mu është thjesht diskriminim e antishqiptarizem i hapun i qelbun qe ushtrohet nga (Gazeta Shqiptare) kuner Shqiptarve prej trevave Shqiptare te Kosovs e Maqedonis. Turp e marrë ju kjoft gazetarve, redaktorve e te zotit te ksaj gazete, e nuk me met gja tjetër me thanë vetëm se i percelli hillnimin tem personal si bashkomas e si Shqiptare familjes te Luljeta Kamberi e rroft Shqiptarizmi e poshtëë tradhtart e injorantat antishqiptare kudo kjoshin.


Infarkti i merr jetën pushueses nga Kosova

DURRËS - Një turiste maqedonase, rezidente në Zvicër, ka gjetur vdekjen nga infarkti dje në plazhin e Durrësit. Vdekja,sipas Policisë, ka ndodhur në kohën kur ajo ishte në rërë duke marrë
rreze dielli. Të martën rreth orës 13:00, në zonën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës, ka gjetur vdekjen 24-vjeçarja Luljeta Kamberi,
lindur në Tetovë të Maqedonisë e banuese në Zvicër. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor, i cili pas kontakteve me të afërmit e viktimës si dhe nga këqyrja e kufomës sqaroi se shkak
i vdekjes ka qenë infarkti i miokardit. 24-vjeçarja, sipas
konfirmimeve për gazetën, edhe më parë kishte vuajtur nga shqetësimet e zemrës. Ajo kishte ardhur familjarisht nga Zvicra për të kaluar pushimet në Shqipëri, duke u akomoduar disa ditë më parë në zonën e Plazhit në Durrës. Të martën, sipas burimeve për Gazetën, ajo ka dalë të marrë rrezet e diellit në rërë, por menjëherë ka ndjerë shqetësime të forta në zemër. Familjarët kanë
nxituar për t'i dhënë ndihmën e parë mjekësore, por çdo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme. Materialet për ngjarjen i kaluan organit të prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme hetimore. Gjatë këtij viti, në plazh kanë humbur jetën 8 njerëz.
E identifikuar
.........

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 25-07-2008, 15:02:44 »

he pra deri kur?... pershtjellim
E identifikuar
Eksalibur

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 27-07-2008, 13:45:31 »

Lexus te nderuar mendoj qe po e bëni një gabim të madh qe po vazhdoni ta quani Kosovën Dardani  e Maqedonin Ilirid.Kjo nuk është një patriotizem apo të jesh kombëtar.Pajtona qe nuk duhet ta harrosh Historin sepse ajo mund te denoj,por jo ti përsëris gjëra tashmë qe nuk egzistojn.Kush nuk pajtohet te përgjigjet mund edhe te ju argumentoj dhe njeherit kerkoj argumenta.Do te ishte shum mirë qe ne Republika e Kosoves te ishim akoma Dardani për shum arsye njeherit edhe për shtrirje teritoriale qe ka pas kjo mbeteri megjithatë kjo kohe ka shkur dhe i takon te kaluares na mbetet vetëm te tregojm dhe te krenohemi për atë kohe.
Me respekt Eksalibur
E identifikuar
AGRON
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 29-07-2008, 00:02:15 »

PAPERGJEGJSHMERIA E MEDIAS

Nga:Dardan PEJA

Media ne një shoqeri demokratike dhe civilizuese ndikon dukshëm ne zhvillimin e saj.Ne Shqipëri ne tërë këto vite tranzicioni shtypi i shkruar,ai viziv dhe fonik ne te shumtën e rasteve vuajne ende nga mungesa e theksuar e profesionalizmit,mungesa e etikës dhe njekohesisht ndihet një mungese e theksuar e civilizimit progresiv.Rastesish t gjatë shfletimit te shtypit shqiptar ne internet me ra ne sy,një shkrim i botuar nga një e përditshme,qe pretendon se shpalos profesionalizmin ne median tonë.

Shkrimi i kushtohej një personaliteti të ri te diaspores shqiptare,saktesisht një shqiptaro-amerikaneje qe ka bërë jo pak emër ne fushën e modës,artit dhe politikes.Me thënë te drejtën u shokova nga mënyra se si gazetarja-UFO ishte perpjekur te denigronte deri ne maksimum personazhin qe i ishte referuar.Ky fakt me ngacmoi për t'u interesuar rreth gjithckaje qe kishte te bënte me materialin e botuar tek ajo gazete.Perfundimi ishte vërtetë skandaloz,gazetarja ne fjale kishte rreshqitur me dashakeqesi nga materiali qe ishte autorizuar te publikonte dhe për me tepër kishte arritur te shfaqte hapur tendencen e saj denigruese ndaj individit qe trajtohej ne shkrimin e saj.

Edhe kur personazhi trajtuar kërkonte sqarime rreth asaj qe ishte publikuar,gazetarja e te perditeshmes heshtete dhe nuk jepte asnjë argument.Madje kur ju kerkua sqarim edhe kryeredaktorit,e demtuara mori një ngritje supesh fshati dhe një fjali:"Nuk mbaj përgjegjësi".A thua se ngjarja zhvillohej ne një planet tjetër.Gjithkush ka një jetë private,një identitet,një karakter dhe kur fjala vjen tek sulmet dashakeqe ndaj individit(aq me tepër kur është femër) atëherë përmasat e gabimeve në media tejkalojne te ashtuquajturin "liri te shtypit".Llogjika e gjithë kësaj ngjarje te con tek përcaktimi se media shqiptare është rrethuar nga një primitivizem obskurantist,është pushtuar nga një mendesi fshatareske qe po degradon çdo ditë atë qe quhet "pushtet i katërt".Dhe vërtetë po t'u heshesh një sy drejtuesve dhe stafeve te medias dallohet qartë dominimi provincial dhe fshataresk.Kush vjen ne kryeqytet merr një diplome(shqiptarce) dhe kërkon mundesira për te mbijetuar ne qenderen e civilizimit siç e quajne me se shumti Tiranen.Nga ky kontigjent perbehet me se shumti media,OJQ-te dhe gjithçka tjetër qe perben deri ne thelb "civilizimin" aktual te kryeqytetit.Është me tepër se fatkeqësi kur viktima te sulmeve personale bëhen vete femrat dhe për me tepër kur sulmohen nga "gazetare" qe vetequhen "seks i dobët".

Gazetarja qe publikoi materialin dashakeq,është drejtuese e një OJQ-je qe përfaqëson perversitetin e shoqerise se sotme shqiptare,kështu qe nuk kish si te shkeputej nga fryma ku jeton,duke mbushur artikullin e botuar ne gazeten-PANORAMIKE me shtremberime dhe denigrime tendencioze.Të vërteta vetëm për panorama mesjetare.Dua te theksoj se tendencat e kësaj punonjese gazete nuk mbyllen me kaq sepse ajo akuzohet edhe për tre raste te tjera shtremberimesh te qellimshme ndaj personave te tjerë.Prandaj dua te kujtoj thënien e urte:Pema qe ka kokrra gjuhët me gurë,çka perben një aksiome ne realitetin meskin ku jetojme.Ne diktaturë u huazuan shprehje nga "revolucioni famshem kinez",ku proklamohej qe "fshati te rrethonte qytetin".

Ne "demokraci" po proklamohet qe "fshati te pushtoje median" dhe me sa shihet porosia është kryer."Media eshe pasqyrë e politikes" është shprehur një politikan me përmasa botërore,dhe kjo gjen pasqyrimin edhe ne Shqipëri,ku politika provincializohet përditë me ide dhe strategji allabollshevike,kesisoj edhe media fshatarizohet deri ne maksimum nga elementet qe mbart,drejtojnë dhe subvecionojne.Duke e bërë pothuajse te pamundur ekzistencën e një shprese për një shoqeri ndryshe nga kjo kemi dhurate.....

Marrë nga www.lajmishqip.com
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 30-07-2008, 04:42:34 »

Kryeministri kërcënon me vdekje deputetin, mediat e censurojnë
Nga derstandard.at
 
Agjencia prestigjioze gjermane citon kërcënimin e Berishës ndaj Ballës: “Unë të vras”.

Por, sipas gazetës austriake “Standard”: “Në shumë media shqiptare online, kërcënimi me vrasje i Berishës nuk gjendet gjëkundi. Vetëm TemAonline njofton se Balla ka folur vetë për kërcënimin me vrasje dhe publikon njëkohësisht citatet e seancës”. Më poshtëë gazeta boton tekstin e kësaj gazete.




Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka ndërmarrë disa ndryshime në qeveri. Por këto lëvizje në kabinet u shoqëruan nga një debat i ashpër i tij me një deputet të socialistëve në opozitë, në parlament, natën e së martës. Sipas agjencisë DPA, “Deutsche Presse-Agentur”, Berisha ka kërcënuar Taulant Ballën se do ta vrasë.

“Ti duhet ta dish se unë të vras”, - ka thënë kryeministri, sipas DPA. “Ti nuk do të vish më i gjallë në parlament. Unë do të të vras!” Më pas, kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratike të kryeministrit, Sali Berisha, ndërpreu transmetimin live të seancës.

Në shumë media shqiptare online, kërcënimi me vrasje i Berishës nuk gjendet gjëkundi. Vetëm TemAonline njofton se Balla ka folur vetë për kërcënimin me vrasje dhe publikon njëkohësisht citatet e seancës.

Më pas mediat shqiptare, të cilat debatin në parlament e riprodhojnë në mënyrë të pjesshme, raportojnë se Balla u ngrit në debatin që ishte për buxhetin, dhe foli në lidhje me emërimin e Anila Godos si ministre e re e Shëndetësisë.

Kjo është vajza e shkrimtarit, si dhe themeluesit dhe njërit prej deputetëve më të hershëm të Partisë Republikane, Sabri Godo.

Balla tha se Berisha tashmë do të ketë sherr në shtëpi pas emërimit të Anila Godos: Tashmë edhe vetë vajza e Berishës pretendon një post në qeveri. Ai foli dhe për një kryeministër mashtrues. Sipas shumë raportimeve të mediave, Berisha i nevrikosur sulmoi verbalisht familjen e Ballës, duke deklaruar se motra e Ballës merret me prostitucion. Topalli më pas i hoqi fjalën Ballës dhe e pezulloi nga parlamenti për 15 ditë; ajo ndërpreu dhe seancën.

Më pas erdhi dhe reagimi kritik i opozitës ndaj Berishës: shefi i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se rasti në fjalë tregonte primitivizmin e shefit të qeverisë.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-kryeministri, Ilir Meta, kërkoi që të ndërpritet dialogu me kryeministrin, derisa ai të kërkojë falje.




* Marrë nga gazeta e njohur austriake “Standard”. Titujt dhe nëntitujt janë redaksionalë. Titulli në origjinal: Kryeministri shqiptar kërcënon deputetin me vdekje

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Capkenja
« Përgjigjja #14 më: 30-07-2008, 23:08:09 »

Sepse ne shumicen e rasteve posti i qoftë edhe një gazetari te thjeshtë nuk jepet ne baze te meritave apo profesionalizmit, por jepet ne baze te asocijimeve politike ose thjesht favoritizmave personale.

Balkanweb ne veçanti mund te jetë shperndaresi i informacionit ku verehet me tepër ky fenomen. Qe nga gazetaret e thjeshtë te cilët raportojne lajmin e deri tek "analistet" e pa-aftë ne kendin e opinionit.

Megjithatë mund te jetë websiti me i frekuentuar informativ shqiptar sepse lajmet freskohen dy here ne ditë dhe "layout" i websitit është shumë profesional.


Dhe mendoj qe kjo i bën ata me te sigurt në lidhje me publikimin e gjerave.

E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |