Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi Politik Shqiptar
Forumi Politik - Diskutime dhe Lajme
Aktualiteti Shqiptar
(Moderator:
Bekimi
)Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik !
Faqe: [
1
]
2
3
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik ! (E lexuar 11232 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik !
«
më:
27-09-2006, 11:23:07 »
Të persekutuarit kërkojnë të fillojë shpërndarja e parave të premtuara nga qeveria
Shpresat janë të varura tek qeveria. Vuajtjet e tyre gjatë regjimit komunist do të vlerësohen me një dëmshpërblim të premtuar nga Kryeministri. Ish-të përndjekurit politikë i gjen çdo ditë tek instituti i tyre, me shpresën se sot apo nesër do të marrin vesh diçka për atë që u takon. Davida, nga Shkodra, një nënë që vuajti burgosjen e të birit, tregon për "Tirana Observer" se vjen përditë me biçikletën e saj për t'u interesuar nëse do të bëhet diçka për të. Me një fytyrë të lodhur nga jeta, ajo rebelohet duke thënë se dikush duhet t'i thotë "Stop!" indiferencës, që dikush i cili po merret me dëmshpërblimin e tyre të thotë çfarë po bëhet, do t'ua japin apo jo ato që kanë premtuar.
Dëmshpërblimi, vlerësim
Megjithatë mes tyre mund të gjesh shumë nga ata që e shohin dëmshpërblimin si një vlerësim simbolik të vuajtjeve të tyre, të gjakut dhe të djersë së tyre. Lutfia, nga Dibra, e internuar në kohën e atëhershme, siç shprehet, është e mendimit se dëmshpërblimi duhej të ishte bërë 16 vjet përpara, kur ata kishin dalë nga regjimi pa përkrahje dhe në kulmin e varfërisë. Më tej ajo thotë se tani shumë prej tyre e kanë marrë veten dhe kjo do të ishte një vlerësim i vuajtjeve të tyre. Ata shpresojnë që qeveria së shpejti do ta bëjë shpërblimin e ish-të përndjekurve, por nuk durojnë dot të lozet me nervat e tyre të lodhura e të dërrmuara, se edhe durimi ka një kufi.
Drita Vllagna
"Për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë do të thosha që nuk më duket i saktë. Ne duhet të kemi më shumë të drejta, listat kanë dalë për një pjesë të madhe prej nesh. Shpresa jonë është tek qeveria, nëse ajo do të na japë apo jo dëmshpërblimin. Ne kemi nevojë për këtë dëmshpërblim, pasi shumë prej të përndjekurve janë pa punë, pa shtëpi dhe kjo nuk është e drejtë”.
Roza Ismaili
"As që nuk e dimë fare se çfarë do të bëhet me dëmshpërblimin tonë. Unë personalisht kam qenë e internuar dhe nuk është e drejtë mënyra se si është hartuar lista. Mua më thonë që nuk të takon, sepse ti ke punuar në fermë, kam qenë e detyruar që kam punuar në fermë, sepse kam qenë e internuar. Nuk kam besim fare se qeveria do ta bëjë dëmshpërblimin, nuk jemi fare në dijeni”.
Bajram Hoxha
"Nuk kemi marrë vesh se sa do të jetë dëmshpërblimi. Çdo informacioni që kemi, e kemi nga gazeta, por askush nuk na ka thënë se si do bëhet dhe sa do jetë. Thuhet që do jetë në bazë të Kodit Penal, por se sa do jetë për të pushkatuarit, nuk e dimë. Kemi pyetur për këtë gjë, por nga qeveria dimë vetëm fjalën e Berishës, për dëmshpërblimin, por se kur, atë e di ai vetë".
Demir Hoxha
"Ne kemi dëgjuar dhe kemi parë në gazetë që brenda muajit shtator qeveria do të marrë vendim për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, por deri sot nuk është bërë gjëkafshë. Me këto që kemi ne edhe aq sa do të japë qeveria, jemi të kënaqur, por të paktën të na japë atë aq sa kemi. Ka 16 vjet dhe nuk kemi marrë asgjë. Të na japë sa të na japë, të paktën të marrim nga djersa jonë, nga puna jonë".
Davida Pergjini
"Ne as që na ka thënë kush, se si do të bëhet dëmshpërblimi, as se kur do të merret, vetëm çfarë kemi dëgjuar nga gazetat. Nuk e di pse nuk del dikush dhe të thotë atë që ka për të thënë, ka për të dhënë apo jo, jo vetëm të presim nga gazetat se çfarë do të dalë sot apo nesër, për ne. Unë e kam pasur djalin të burgosur për tetë vjet dhe nuk e di fare se çdo të bëhet për dëmshpërblimin".
Ramazan Spahiu
"Unë jam në dijeni, sepse po flasim përditë për këtë problem, po dëgjojmë në televizione dhe kemi parë gazetën tuaj, por këta realisht nuk po merren me këtë punë. Unë vetë jam i përndjekur politik, kam qenë i burgosur, jam i shkatërruar ekonomikisht. Këto materiale, listat e emrave dhe ligji për dëmshpërblimin duhet të shkojë në Parlament. Po nuk i hapi rrugë Parlamenti, kjo nuk merr rrugëzgjidhje".
«
Ndryshimi i fundit: 06-03-2007, 22:02:15 nga Berni
»
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, flasin ish-të përndjekurit politik !
«
Përgjigju #1 më:
27-09-2006, 11:26:37 »
Reagon kryeministri Berisha: Po bëhet verifikimi i të përndjekurve
Ish-të përndjekurve do t'u paguhet dënimi i padrejtë i shtetit komunist. Kështu i është përgjigjur kryeministri Berisha pyetjes së bërë nga gazeta "Tirana Observer" në një konferencë shtypi. Por kryeministri nuk përmend afate kohore se kur do të bëjë dëmshpërblimin, të cilin kërkojnë ta dinë edhe të përndjekurit. Mendohet që fondi aktual i qeverisë për ish-të përndjekurit, është 3 milionë dollarë. Ndërkohë që kreu i Institutit të të Përndjekurve Politikë, shprehet se i kanë çuar një kërkesë grupit të kryeministrisë, për të vendosur se kur mund të bëhet realisht shpërndarja e parave, por ende nuk kanë marrë një përgjigje. Gjithçka ka mbetur në dorën e grupit të punës së Kryeministrisë, kryesuar nga zëvendëskryeministri Ilir Rusmali, por ata janë ende në proces verifikimi të emrave të listave të ish- të përndjekurve. Vetë kryeministri është shprehur se fondi është gati, për të cilin Berisha tha se nuk mund të ketë kufizim dhe koeficiente. "Siç është përcaktuar në Kodin Penal për zhdëmtim të personit, kur shteti e dënon padrejtësisht, atyre do t'u paguhet e gjitha", i është përgjigjur pyetjes Berisha, duke shtuar se shpërblimi sipas Kodit Penal është ndryshimi nga qeveria e mëparshme. Ndërkaq, kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka shprehet se do të përgatitet një projektligj për dëmshpërblimin e tyre sipas kategorive, por gjithçka pritet nga takimi me grupin e punës së Kryeministrisë. Ky takim pritet në muajin tetor.
Sali Berisha, kryeministër
"Tirana Observer": Çdo të bëhet për ish-të përndjekurit politikë, të cilëve u keni premtuar dëmshpërblim?
Kryeministri: Ua kemi premtuar dhe është fondi. Në mënyrë të padiskutueshme, ish-të përndjekurit do të shpërblehen sipas skemës siç e përcakton Kodi Penal. Por po bëhet ndarja e atyre që kanë qenë realisht të përndjekur. Kjo është e realizueshme, pasi, fatmirësisht, ekzistojnë dokumente të qarta për këtë dhe po shqyrtohen.
"Tirana Observer": Sa është fondi?
Kryeministri: Shoqëria duhet t'i përgjigjet një për një atyre. Nuk mund të ketë kufizim dhe koeficient. Siç është përcaktuar në Kodin Penal për zhdëmtim të personit kur shteti e dënon padrejtësisht, atyre do t'u paguhet e gjitha. Ata do të dëmshpërblehen në përputhje me Kodin Penal dhe ky është dallimi ynë me qeverinë e mëparshme.
Kurt Kola, kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve
"Partia Demokratike po ecën në rrugën e zbatimit të premtimeve që bëri gjatë fushatës elektorale. Për sa i përket dëmshpërblimit të të përndjekurve, ajo e ka shfaqur dëshirën edhe gjatë kohës që ka qenë në opozitë, si dhe duke ndjerë që gjatë kohës që ishte në pushtet nuk bëri aq sa duhej për të përndjekurit politikë, por e mbante si një barrë të parealizuar. Tani që është rikthyer në pushtet, Kryeministri ka deklaruar më se njëherë, ashtu si në konferencën e Konventës, lidhur me dëmshpërblimin e saktë të të përndjekurve politikë".
Simon Miraka, kryetar i Institutit të të Përndjekurve Politikë
"Në '93-shin u dha një dëmshpërblim për të pushkatuarit, ku u dhanë shtatë milionë lekë letra me vlerë dhe dy milionë lekë në dorë. Tani akoma nuk është vendosur se sa do të dëmshpërblehen të pushkatuarit. Janë përfaqësuesit e këtyre shoqatave që duhet të bien dakord për një masë dëmshpërblimi. Ka nga ata që kërkojnë nëntë vjet, ka nga ata që kërkojnë 25 vjet, dënimin maksimal. Pasi të mblidhet grupi i punës dhe të diskutohet, atëherë mund të bëhet një amendament apo projektligj. Amendamenti mund të bëhet në bashkëpunim të institutit me shoqatat.
Lutfie Qamilballa
"Dëmshpërblimi duhet të ishte bërë me kohë, që në kohën që filloi procesi demokratik. Ne ishim shumë të varfër, s'kemi pasur as për të ngrënë. Por atëherë nuk u bë gjë. Tani, do zoti, të kujtohen mirë për të përndjekurit politikë, për të dënuarit, për të pushkatuarit. Tani për dëmshpërblimin nuk di ç'të them, por do të thosha vetëm kaq: Të mendohen shumë. Në fakt kemi dëgjuar për dëmshpërblimin që do të bëhet në shtator, por tani shtatori po ikën dhe nuk e dimë se çfarë po mendon Kryeministri apo edhe Presidenti. Mendoj se dëmshpërblimi është i mjaftueshëm, ne pak nga pak e kemi kapur veten, nuk jemi më si në fillimet e demokracisë".
Hysni Rizabeta
"Për ne akoma nuk e ka caktuar dëmshpërblimin, ne kryesisht kemi dëgjuar vetëm llafe boshe. Komisioni i krijuar pranë Kryeministrisë kishte për të mbaruar punë në fillim të shtatorit, tani pritet të bëhet projektligji dhe të dërgohet në qeveri. Megjithatë, ne shpresojmë, sepse jemi njerëz të vuajtur. Nuk jemi në dijeni për shpërndarjen e parave, por në bazë të Kodit Penal dhe të Kushtetutës, nëse do zbatohen, unë do ta quaja të mjaftueshme. Ka pesë muaj që jam në dijeni të dëmshpërblimit, madje më ka dalë dhe emri në gazetën "Tirana Observer". Ne as edhe një vend pune nuk na e sigurojnë".
Prekë Paja
"Jo edhe aq shumë krahasuar me vuajtjen dhe persekutimin që i është bërë familjes sonë gjatë diktaturës komuniste. Gjithsesi, sado pak jemi të kënaqur që qeveria pas disa vitesh po bën diçka për shtresën më të vuajtur të regjimit komunist. Sepse ne si familje jemi pushkatuar, internuar gjatë diktaturës komuniste. Qeveria duhet të zgjidhë problemin me urgjent, çështjen e të përndjekurve politikë, sepse ata e rikthyen Berishën në pushtet dhe premtimi më i madh i fushatës ishte për të përndjekurit, dëmshpërblimi i viteve të burgut dhe nëse qeveria nuk e mban këtë premtim, me siguri do të dështojë".
Gëzim Ibrahimi
"Unë kam pasur mamin të internuar dhe gjyshin të burgosur. Nuk mendoj se dëmshpërblimi është i mjaftueshëm, por megjithatë më duket disi normal. Jemi në dijeni që do të bëhet sa më shpejt shpërndarja e parave, por që me saktësi nuk e dimë, presim tani vendimin e qeverisë. Unë kam gati një vit që jam në dijeni që do të bëhet dëmshpërblimi, por që deri tani nuk e dimë të saktë se kur do të fillojë. Qeveria është pak e vonuar në masën e dëmshpërblimit, megjithatë deri diku është e justifikuar, pasi siç e dini edhe listat kanë qenë shumë të fryra".
Sabri Balilaj
"Unë kam pasur vëllanë të burgosur dhe deri tani nuk i kanë dhënë asnjë shpresë për shpërndarjen e parave. Atij i kanë thënë që nuk ka para, kur të vijnë, se kur nuk dimë gjë. Nuk dimë gjë fare nga qeveria se çdo të bëhet. Tek Instituti i të Përndjekurve Politikë na thonë nuk dimë gjë, prisni. As dëmshpërblim nuk po na japin, por na kanë hequr edhe nga puna. Deri tani, mesa shoh mirë po ecën puna, pasi listat janë bërë gati, por me aq sa kemi dëgjuar që do bëhet dëmshpërblimi, jemi të kënaqur".
Petrit Tarelli
"Me thënë të drejtën nuk është se kemi marrë një përgjigje të saktë se kur do të fillojë shpërndarja e lekëve. U tha njëherë për në shtator, por shtatori ka kaluar dhe nuk është bërë gjë. Tek Instituti i të Përndjekurve jemi interesuar dhe na thonë që emrat janë çuar në Kryeministri, pritet një vendim i tyre. Unë kam pasur babanë të pushkatuar, e ndërsa qeveria është shprehur se do të shpërblehen në bazë të Kodit Penal. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim".
Nga Altin SINANI Marre nga Tiranaobserver
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
PetritKola
Dëmshpërblimi, flasin ish-të përndjekurit politik !
«
Përgjigju #2 më:
28-09-2006, 01:07:03 »
Sikur te thuhej, ish te burgosurit flasin percart....
E identifikuar
Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.
http://vErtEt.blogspot.com/
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, flasin ish-të përndjekurit politik !
«
Përgjigju #3 më:
28-09-2006, 12:37:15 »
Trashëgimtarët: "Shpërndarja të fillojë me ne"
Jeta e të pushkatuarve politikë është e shenjtë, gjakun e tyre të kulluar ata nuk e kursyen për çlirimin e Shqipërisë nga bisha komuniste, që na e sollën peshqesh bolshevikët e kuq sovjetikë. Për 50 vjet me radhë populli Shqiptar vuajti të zezat e ullirit me kooperativat bujqësore, bunkerët, luftën e klasave. Z. Fisnik, z. Sokol e ka shumë me vend atë që ka shprehur, se ti ndofta se ke përjetuar luftën e klasave, ne fëmijët e të pushkatuarve politikë, shoku Fisnik, nuk duam të ju shajmë dhe t'iu ofendojmë, pasi nuk e kemi në gjen që të marrim nëpër gojë shtresën e të përndjekurve politikë (të dënuarve). Z. Fisnik, mendoni gabim që thoni se nuk ka ligje për dëmshpërblimin e të pushkatuarave politikë, por po përgatitet. Z. Fisnik, po ta themi se ligji për të pushkatuarit politikë është i përgatitur, dhe tepër i saktë, dhe po ua komentoj. Prandaj, z. Fisnik, kuptoje vetë se cili grup është më i respektuar. Sigurisht, kuptohet se dëmshpërblimi për këtë shtresë do të fillojë nga grupi A dhe në vazhdim, ju, z. Fisnik, duhet të mendoni vetë, jeta është e pazëvendësueshme, prandaj ti e bëre burgun, por përfundimisht u ktheve në gjirin familjar (tek kalamajtë e tu).
Por ne fëmijët e të pushkatuarve politikë, ku t'i gjejmë baballarët, na thuaj, zoti Fisnik, na kthe në jetë baballarët, të shpërblehesh i pari. Dhe t'i marrësh të gjithë paret komplet, por ti ke këtë fat, mbasi je në grupin B dhe s'do të arrish të marrësh dëmshpërblimin para të pushkatuarve politikë.
Për gjithë, si sugjerim i propozojmë qeverisë si më poshtë:
1. Të verifikohen të gjithë dosjet e të pushkatuarve politikë.
2. Të verifikohen të gjithë vendimet e ish-të dënuarve politikë që kanë bërë burg ordiner dhe i kanë kthyer në burg politik.
Për sa pretendoni se do të jenë pengesë për mos fillimin e dëmshpërblimit dosjet e të pushkatuarve politikë, e keni gabim, në të kundërtën do të jetë (dosjet që janë falsifikuar nga ordinerë në politik).
Ndofta edhe mundet që të jeni pjesë në këtë turmë, që nxjerrin vrer kundër të rënëve për çlirimin e Shqipërisë nga komunistët e kuq bolshevikë. Të pushkatuarit politikë s'kanë qenë spiunë, ata s'kanë qenë hajdutë, por këta njerëz kanë qenë martirë të demokracisë. Kthimi në familje i ish-të dënuarve politikë të jetë një gëzim historik, mbasi kalamajtë tuaj arritën të përjetojnë përkëdheljet tuaja prindërore. Por ne nuk na u kthyen baballarët, na mungon njeriu më i shtrenjtë i zemrës, babai.
Ne, trashëgimtarët e të pushkatuarve politikë, nuk arritëm të njohim buzëqeshjen nga buzët e baballarëve tanë, por gjithë jetën ngelëm jetimë.
Për Shoqatën Kombëtare të Trashëgimtarëve të të Pushkatuarve Politikë të Shqipërisë
Kryetari
Petrit Kallçishta
Merdini: "Berisha të justifikojë votën që i dhamë"
Fillimisht më duhet të prezantohem, ky është rregulli një i etikës. Jam Ylber Merdani, i lindur në vitin 1940 nga një familje autoktone korçare që "kolera e kuqe" i grabiti 450 kg florinj, i grabiti gjithë pasurinë të luajtshme dhe të paluajtshme, që nuk mbeti burrë apo grua e fisit pa u burgosur apo internuar, dikush dhe të dyja bashkë, ndërsa fëmijët tanë lindën dhe vegjetuan në getot e internimit. I diplomuar për mësues, de facto me profesionin "burgaxhi", sepse 24 vjet nga jeta ime kam qenë i burgosur dhe i internuar. Nga internimi u burgosa për poezitë e mia në internim. Aktualisht jam autor i nëntë vëllimeve me poezi dhe prozë që nga viti 1992, dhe ende nuk i kam thënë të gjitha. Dëshira ime kardinale është që të vdes duke ngrënë yllin komunist me dhëmbë.
I drejtohem Presidentit të Republikës!
Për Ligjin nr. 9260, të datës 15.07.2004, për atë palo dëmshpërblim për të persekutuarit, e dekretove, ndonëse ishte ndesh me Kushtetutën, për të cilën jeni garant (Fakti është se Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë ne). Po e njëjta gjë ndodh dhe me pronat tona. Ndërsa ne jemi të pastrehë dhe me një pension sa për të kaluar radhën, shitëset komuniste që morën dyqanet tona janë bërë me "brekë" të florinjta. Përsëri u shkel Kushtetuta dhe nuk u mbrojt.
I drejtohem Kryeministrit!
Shtresa jonë të dha votën duke të besuar në marrëveshjen që bëmë, na premtove dëmshpërblimin në takimet parazgjedhore, njëkohësisht dhe statusin e të persekutuarve politikë. Baza ligjore është, ndaj duhet të jepen sinjale konkrete për statusin tonë, ndryshe ditën e votimit (ka mundësi) të rrimë në shtëpi. Mendoj se mjaftojnë votat e shitësve të viteve '91- '92, të përfituesve nga ligji ogurzi 7501 të atyre që kanë ndenjur 50 vjet në banesat tona, kur ne internoheshim, të nostalgjikëve kooperativistë. Apo të atyre që po hanë bukën demokrate dhe bëjnë duan e socialiste (në Korçë kemi boll shefa e drejtorë të këtij kallëpi që na luftojnë ne, si në kohën e kolerës së kuqe. Kalojini në një sitë motivet e burgosjes e mos na vini në një kandar me të pamoralshmit ordinerë që edhe sot e kësaj dite mbeten të tillë. Zoti është me ne. Kushtetuta është me ne. Ligjet janë me ne. Ndërkombëtarët janë me ne. Me ne është gjithçka, se jemi të ndershëm e fisnikë, me ne është e drejta se kemi dhënë gjakun dhe të baballarëve tanë, gjyshërve tanë për demokraci dhe antikomunizëm. Kaluam jetën nëpër skëterrat e "Polpotit" shqiptar.
Me respekt
Ylber Merdini
Ish-të burgosurit: "Na jepni dëmshpërblimin"!
I nderuar zoti Kryeministër!
Në vitin 1991 për ne, ish-të burgosurit politikë, u hapën dyert e burgjeve të diktaturës dhe me Ligjin nr 7514 dt 30.09.1991 të dekretuar nga Presidenti i atëhershëm, Ramiz Alia, na u dha pafajësia dhe u konsideruam si viktima të regjimit komunist. Gjatë 15 vjetëve janë miratuar një sërë ligjesh, të cilët kanë synuar rehabilitimin dhe riintegrimin tonë në shoqëri, por fatkeqësisht këto ligje nuk u zbatuan asnjëherë.
Ne që po ju shkruajmë, jemi një grup të burgosurish politik, të cilëve akoma nuk u është dëmshpërblyer puna e papaguar në ndërtimin e shumë veprave me të cilat regjimi komunist krenohej.
Gjatë kohës së burgimit, siç dihet, ne nuk jemi paguar kurrë për punën e rëndë, skllavëruese, sepse diktatura kishte si qëllim shfarosjen në mënyra dhe mjete të ndryshme, siç është dhe ajo e shfrytëzimit të punës së papaguar.
Në vitet e para të demokracisë ne pritëm dhe treguam një tolerancë për t'u admiruar, duke pasur parasysh se mjaft prej nesh me burgosjen pësuan një rrënim ekonomik dhe moral, por fatkeqësisht gjendja vazhdon të jetë e njëjtë për një numër të madh të këtyre personave, të cilët shkrinë rininë e tyre në burgje dhe kampe pune dhe asnjëherë nuk morën mirënjohjen e duhur nga shteti.
E drejta jonë për shpërblimin bazohet në Kushtetutë dhe ligjet e miratuara nga Parlamenti, si dhe nga një sërë konventash ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar.
Duke pasur besim se ju dhe qeveria të cilën ju drejtoni do të marrë në konsideratë kërkesën tonë:
Qeveria të marrë masa për rehabilitimin ekonomik tonin, në mënyrë që ne ta ndjejmë veten shtetas të këtij shteti. Ne nuk kërkojmë mëshirë, por vetëm rivendosjen në vend të të drejtave, të cilat na u cenuan nga sistemi komunist, në të kundërt reagimi ynë do të jetë ekstrem nga kontakti me përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë, deri në grevë urie.
Në emër të ish të burgosurve politike paraqesin kërkesën,
Leonard Lamaj
Agron Talo
Skënder Poga
Albert Gonxhi
Tanush Kaso: "Të mos zvarritet dëmshpërblimi"
Mbas kërkesave të përsëritura të Shoqatës së Ish-të burgosurve Politikë të Shqipërisë, drejtuar shtetit tonë dhe organizmave ndërkombëtare, më në fund Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur që më 9 tetor 2006, ditën e hënë, pas dreke, të marrë në shqyrtim rezolutën e KE-së të janarit të këtij viti, "Për dënimin e krimeve komuniste".
Ky njoftim, i publikuar nga mediat, nuk ka prekur dhe as nuk ka tronditur njeri, për arsye se dhe tani pas 16 viteve të "kthesës së madhe", jeta politike dhe shoqërore në Shqipëri vazhdon të dominohet nga ish-komunistët dhe pinjollët e tyre, gjë që e bën të pamundur dënimin real të krimeve komuniste të kryera në këtë vend dhe mbi këtë popull gjatë gjysmës së shekullit që sapo kaloi. Kjo është provuar dhe me rezolutën e KE-së të vitit 1996, e cila kaloi pa u ndjerë fare në vendin tonë dhe nuk la asnjë gjurmë prapa.
Nuk ishin aspak të tilla ato të qershorit të 1998, që u zhvilluan nën krismat e kallashëve, me të cilat morën pushtetin forcat e majta. Ato u quajtën "të pranueshme" për momentin për të shmangur më të keqen, luftën civile. Edhe ato të katër viteve më pas, kur të majtët e përsëritën mandatin, u karakterizuan nga dhuna policore, vjedhja e votave dhe manipulimi i paparë ndonjëherë, duke nxjerrë artificialisht nga fshati Dushk disa deputetë të majtë. Ky veprim, që hyri në historinë e zgjedhjeve si "Fenomeni i Dushkut", u bë objekt diskutimesh edhe nga përfaqësuesit e OSBE-se dhe të KE-së, të cilët porositën të mos përsëriten më.
Por të gjithë jemi dëshmitarë se "Dushku" ishte i pranishëm edhe në zgjedhjet e fundit të 3 korrikut 2005, veçse këtë herë si një bumerang për forcat e majta që e shpikën atë. As këto zgjedhje nuk mund të emërtohen "të qeta" për derisa u spërkatën me gjakun e një komisioneri të Partisë Republikane, të vrarë nga dora e zezë majtiste. Diktatori Enver Hoxha, i cili ende mban titullin Hero Kombëtar, në vazhdimësi do të duartrokitet dhe brohoritet si "udhëheqës i lavdishëm" e "komandant legjendar" nga ithtarët e tij, që nuk janë të pakët në Parlament, në organet e drejtësisë dhe në administratën e këtij shteti demokratik.
Ne jemi këtu, po aq të varfër dhe të pa integruar, po dhe më të zhgënjyer se sa në fillimin e këtij tranzicioni pa fund që ka lumturuar dhe pasuruar persekutorët tanë dhe pjellat e tyre. Prej 16 vitesh vazhdon tallja dhe mashtrimi për gjoja rehabilitimin tonë dhe dëmshpërblimin tonë, i cili normalisht duhet të kishte nisur fill pas dekretimit të Ligjit Nr. 7514, dt. 30 shtator 1991 "Mbi fajësinë...". Ne, që u rropatëm gjithë jetën në punë të rënda, na gënjyen me ca "letra me (pa) vlerë" dhe me "bono privatizimi", të cilat më kot presim të vihen në përdorim sa herë që ndërrohen pushtetet. Qeveria demokratike e ardhur në fuqi edhe me votat tona, qysh prej një viti ka përsëritur herë pas here se ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë do të dëmshpërblehen sipas ligjit. Po kur do të fillojë? Sa dhe si do të jepet? Kur do të përfundojë? Këtë nuk po na e thotë askush.
Me keqardhje vumë re se në raportin e mbajtur përpara gazetarëve më 24 shtator 2006, mbi veprimtarinë e qeverisë gjatë një viti si dhe për të ardhmen, kryeministri nuk tha asnjë fjalë për ish-të burgosurit e të përndjekurit politikë. Siç duket, çështja e dëmshpërblimit tonë, ashtu si edhe çështja çame, janë fjalë që z. Berisha nuk ka dëshirë t'i zërë në gojë, mbasi i shkaktojnë "alergji". As ndonjërit nga gazetarët "e djathtë" apo "të pavarur", të pranishëm në atë takim, nuk denjoi (ose nuk guxoi) të bënte ndonjë pyetje për shtresën tonë shoqërore, kur u fol për "politikat sociale" të qeverisë.
Megjithatë ne nuk mund të heshtim përpara kësaj padrejtësie dhe përpara këtij injorimi që na bëhet. E duam qeverisjen demokratike, por duam më shumë të vërtetën dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, të shtresës sonë, e cila vazhdon të diskriminohet e të trajtohet me një "luftë klasash" të heshtur e të maskuar keq. Fondi prej tre apo katër milionë dollarësh, i caktuar në buxhetin e këtij viti për ne, na duket i pamjaftueshëm, e ndërsa nuk kanë mbetur veçse tre muaj nga mbarimi i vitit, ai rrezikon "të digjet". Prandaj e quajmë krejt normale zhvillimin e një proteste paqësore, vetëm sa për kujtesë, përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit ditën kur "do të dënohen krimet komuniste të kryera në Shqipëri". Pra, iu bëjmë thirrje bashkëvuajtësve tanë, ish-të burgosurve, të internuarve dhe të përndjekurve politikë, që të mblidhen ditën e hënë, datë 9 tetor 2006, ora 10.00 përpara Kryeministrisë, për një demonstratë paqësore në kërkim të të drejtave tona të ligjshme.
Njëkohësisht, shoqata jonë do të vërë sërish në dijeni KE-në dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë për gjendjen tonë reale dhe për zvarritjen dhe shtyrjen pa fund të zgjidhjes së problemeve tona jetike, vetëm për shkak të mungesës së vullnetit politik të shtetarëve tanë me prejardhje dhe mendësi komuniste. Atyre do t'iu kërkojmë që integrimi ynë dhe kthimi i pronave të grabitura nga regjimi komunist të jenë ndër kushtet kryesore për pranimin e Shqipërisë në Evropën e Bashkuar.
Shoqata e Ish-të burgosurve Politikë të Shqipërisë
Kryetari: Tanush Kaso
Kryeministri: "Dëmshpërblimi do bëhet për të gjithë"
Vetë kryeministri Berisha ka theksuar se të përndjekurit politikë do të shpërblehen një për një për vuajtjet e kaluara në vitet e komunizmit. Kryeministri nuk përmend afate kohore se kur do të nisë realisht shpërndarja e parave, ndërkohë që në tetor pritet edhe ratifikimi i rezolutës së Asamblesë së Këshillit Evropian, për dënimin e krimeve të komunizmit. Siç është përcaktuar në Kodin Penal për zhdëmtim të personit kur shteti e dënon padrejtësisht, atyre do t'u paguhet e gjitha", i është përgjigjur pyetjes Berisha, duke shtuar se shpërblimi sipas Kodit Penal është ndryshimi nga qeveria e mëparshme.
Verifikimi i listave të të përndjekurve nuk ka përfunduar
Qeveria ende nuk ka kthyer një përgjigje se kur do të nisë realisht dëmshpërblimi i ish- të përndjekurve politikë. Ende vazhdon verifikimi i listave të të gjitha kategorive të këtij grupi shoqëror, por që për shkak të volumit, nuk ka përfunduar. Shkak për këtë kanë shërbyer edhe institucionet, të cilat po bashkëpunojnë për të bërë një shpërndarje reale mes tyre. Ministria e Drejtësisë, ku dhe janë vendimet e burgosjeve apo pushkatimeve dhe Ministria e Brendshme, ku janë të arkivuara ekzekutimet e urdhrave, i kërkuan grupit të punës një afat kohor, pasi, sipas tyre, kërkon shumë punë hapja e arkivave.
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, flasin ish-të përndjekurit politik !
«
Përgjigju #4 më:
28-09-2006, 12:43:37 »
Më 9 tetor, debati në Parlament
Më 9 tetor, në Parlament do të paraqitet projektrezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit. Në janar të këtij viti në Bruksel është miratuar rezoluta ndërkombëtare për dënimin e krimeve në vendet komuniste nga Asambleja e Këshillit Evropian. Ndërkohë që një grup deputetësh kanë kërkuar që kjo rezolutë të ratifikohet edhe nga Parlamenti shqiptar. Deputetët Aleksandër Biberaj, Neritan Ceka, Spartak Ngjela, Bujar Nishani, Fatos Beja, Nard Ndoka etj. kanë firmosur kërkesën.
Të përndjekurit
Nga ratifikimi i kësaj rezolute përfitojnë edhe të përndjekurit, pasi do të ketë një ditë përkujtimore për ta, do të hapen muzeume etj. Paraqitja për diskutim në Kuvend e kësaj rezolute dhe miratimi i saj do të ishte një vlerë morale për të përndjekurit, të cilët për 16 vjet rresht kërkojnë të drejtat e tyre të mohuara për gati 50 vjet nga sistemi komunist. Madje edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mbështetja për viktimat e krimeve komuniste është një pikë e veçantë që duhet trajtuar. Para afro pesë muajsh, kryeministri Berisha iu premtoi të përndjekurve dëmshpërblimin për vuajtjet e tyre, por që ende nuk është vendosur se kur do të fillojë dëmshpërblimi. Ndërkaq, grupi i deputetëve e kanë depozituar kërkesën e tyre në Kuvend që nga shkurti i këtij viti, por që në tetor pritet ratifikimi i kësaj rezolute. Një shtysë tjetër e këtyre deputetëve, për ratifikimin e rezolutës së dënimit të krimeve të komunizmit, është edhe fakti se Shqipëria ka vuajtur një regjim të egër komunist.
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
PetritKola
Dëmshpërblimi, flasin ish-të përndjekurit politik !
«
Përgjigju #5 më:
28-09-2006, 22:28:14 »
Tani vetem debat (propogande) do te behet se demshperblim rale nuk ka. Te gjitha u vodhen dhe u grabiten nga xhelatt.
E identifikuar
Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.
http://vErtEt.blogspot.com/
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, flasin ish-të përndjekurit politik !
«
Përgjigju #6 më:
06-10-2006, 15:10:06 »
Ish-të persekutuarit, gati nismën për t'ia paraqitur Kuvendit
Projektligj për shpërblimin e ish-të përndjekurve
Anisa PELLUMBI
Ish-të përndjekurit politikë do t'i paraqesin së shpejti Kuvendit një projektligj për dëmshpërblimin, ku kanë parashtruar të gjitha kërkesat e tyre. Burime nga Instituti i të Përndjekurve Politikë bëjnë të ditur për “Tirana Observer” që javën e ardhshme, një projektligj i tillë do t'i paraqitet grupit të punës së Kryeministrisë, prej tyre. Kryeministri Berisha ka gati gjashtë muaj që ka deklaruar publikisht se do të dëmshpërblejë ish-të përndjekurit politikë, puna për të cilin është ende në fazën e verifikimit të emrave.
Projektligji
Ish-të përndjekurit politikë kanë hartuar një projektligj që do i paraqitet Parlamentit shqiptar, sipas të cilit do të mund të bëhet dëmshpërblimi i të përndjekurve dhe se kush e përfiton këtë dëmshpërblim. Sipas këtij projektligji, do të mund të krijohen lehtësira në procesin e dëmshpërblimit, pasi ata mund të ndahen në disa kategori, trashëgimtarët e të pushkatuarve, apo të vdekurve në burgje, ata me moshë të thyer, ata që kanë humbur aftësitë mendore etj. Sipas këtyre kategorive do të përcaktohet se kush do të dëmshpërblehen të parët. Aktualisht, ende nuk është paraqitur projektligji, i cili përkon edhe me rezolutën e dënimit të krimeve të komunizmit. Veç kategorive që do të bëhet dëmshpërblimi, në projektligj do të paraqiten edhe se sa u takon të dëmshpërblehen të burgosurit politikë, viktimat në burgje dhe të pushkatuarit. Duke pasur parasysh se Kodi Penal nuk përfshin se sa dëmshpërblehen të pushkatuarit, për ta pritet të vendoset mënyra e dëmshpërblimit nga përfaqësues të institucioneve në përbërje të grupit.
Të pushkatuarit
"Për të pushkatuarit dhe të vdekurit në burgje do të mblidhet grupi i punës, që do të ketë në përbërje zëvendësministrin e Financave, zëvendësministrin e Drejtësisë, të Punëve të Brendshme, pra i gjithë ky grup pune i përcaktuar nga qeveria. Unë, si përfaqësues i këtyre institucioneve, për të gjitha bisedat që do të bëhen atje, do të kontaktoj me kryetarët e shoqatave, do të merret mendimi i tyre dhe aty do të vendoset për t'u bërë një ligj i ri për të pushkatuarit apo të vdekurit në burg", është shprehur në një intervistë, dhënë para pak kohësh për "Tirana Observer", kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve politikë, Simon Miraka. Duke iu referuar kërkesave të ish-të përndjekurve politikë, dëmshpërblimi duhet të fillojë sa më parë, pasi shumica e tyre janë në moshë të thyer.
Kryeministria
Burime nga Kryeministria thonë për "Tirana Observer" se vazhdon puna për verifikimin e emrave të të përndjekurve politikë nga grupi i punës i ngritur prej saj. Sipas tyre, është herët të flitet për dëmshpërblim e të përndjekurve, të cilët nga ana e tyre kërkojnë që kjo të fillojë sa më shpejt. Aktualisht, sipas Institutit të të Përndjekurve Politikë, i kanë çuar një kërkesë grupit të Kryeministrisë, për të vendosur se kur mund të bëhet realisht shpërndarja e parave, por ende nuk kanë marrë një përgjigje. Ndërkohë që kryeministri Berisha është shprehur se dëmshpërblimi do të realizohet 100 për qind, por pa përmendur afate kohore. Të njëjtën gjë konfirmojnë edhe burimet nga Kryeministria, sipas të cilëve ende është herët për të folur për masën e dëmshpërblimit, apo se kur do të fillojë ai.
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, flasin ish-të përndjekurit politik !
«
Përgjigju #7 më:
06-10-2006, 15:11:51 »
Flasin ish-të internuarit për shpërndarjen e parave
Të dënuarit e komunizmit: Të nisë sa më shpejt dëmshpërblimi
Anisa PELLUMBI
Ish-të dënuarit politikë kërkojnë që dëmshpërblimi të fillojë sa më shpejt. Madje ata i kanë dërguar edhe një letër Kryeministrit, në të cilën i kërkojnë që të mbajë premtimet që u bëri ish-të përndjekurve politikë. Por vetë të përndjekurit nuk janë shumë në dijeni të dëmshpërblimit. "Meritojmë edhe më shumë", janë fjalët e tyre, në të cilën shprehin edhe pakënaqësinë për shpërndarjen e parave. Shumë prej tyre janë pa strehë, pa punë, fëmijët të paarsimuar,të drejta, të cilat ata i kanë kërkuar për 50 vjet rresht, por kanë marrë vetëm dënimin e pamerituar. "Për këtë i kemi dhënë votën kësaj qeverie", thotë Drita Vllagna, një ish e internuar, disi e zhgënjyer, duke shtuar se nuk është i saktë dëmshpërblimi. Ashtu si ajo, shprehen edhe ish-të dënuar të tjerë, shumë prej të cilëve nuk kanë asnjë informacion për këtë dëmshpërblim.
Të përndjekurit
Prej 16 vitesh ish-të dënuarit politikë kërkojnë të drejtat e tyre të mohuara prej gati 50 vjetësh. Ata kërkojnë që shpërndarja e parave të fillojë sa më shpejt dhe të ndahet në mënyrën e duhur. Por ka edhe nga ata, të cilat nuk kanë më shpresa. Xha Demiri, shpresën se dikush do të dëgjojë hallet e tij, na tregon se varfëria është shumë herë më e madhe, duke shtuar edhe kalvarin e vuajtjeve pa kthim. "Të na japë sa të na japë, të paktën të marrim nga djersa jonë, nga puna jonë", thotë 68-vjeçari nga Krasi. Shumë prej tyre janë njerëz, të cilët e kanë filluar jetën normale vetëm para 16 vitesh, edhe sot janë sërish tek fillimi, me një standard jetese të varfër. Për ta, shpërblimi që iu ka premtuar Kryeministri, nuk është vetëm një stimul moral, por është edhe ndihmë ekonomike, për shkak se nuk kanë asnjë të ardhur, madje as nga statusi i të përndjekurit. Prej secilit nga ata dëgjon një histori vuajtjesh, por megjithatë në zërin e tyre kumbon shpresa për diçka që ende nuk e dinë, dëmshpërblimi për të cilën shpresojnë kaq shumë.
Vlerësimi
Ish-të dënuarit politikë, edhe pse kanë kohë që presin dëmshpërblimin, e vlerësojnë atë si një stimul moral për ato që kanë kaluar, dhe për prindërit e tyre të pushkatuar apo të vdekur në burgje. Janë rreth 16 mijë ish-të burgosur, të cilët në cilësinë e një burgimi të padrejtë kërkojnë dëmshpërblimin sipas Kodit Penal, premtuar nga kreu i qeverisë, Sali Berisha. Lutfie Qamilballa, ish-e internuar, me baba të burgosur, është e mendimit se dëmshpërblimi duhej bërë 16 vjet përpara, kur ata kishin dalë nga regjimi pa përkrahje dhe në kulmin e varfërisë. Më tej, ajo thotë se tani shumë prej tyre e kanë marrë veten dhe kjo do të ishte një vlerësim i vuajtjeve të tyre. Ata shpresojnë që qeveria së shpejti të bëjë shpërblimin e të përndjekurve.
Kurt Kola, kreu i Shoqatës së të Përndjekurve
Tani që është rikthyer në pushtet, Kryeministri ka deklaruar mëse njëherë, ashtu si në Konferencën e Konventës, lidhur me dëmshpërblimin e saktë të të përndjekurve politikë. Është rënë dakord që pa ardhur në pushtet që, konform ligjeve shqiptare, konform Kushtetutës, konform Kodit Penal, të bëhet dhe dëmshpërblimi i të dënuarve nga komunizmi, sepse nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtin kriter.
Drita Vllagna, e përndjekur
Për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, do të thosha që nuk më duket i saktë. Ne duhet të kemi më shumë të drejta, listat kanë dalë për një pjesë të madhe prej nesh. Shpresa jonë është tek qeveria, nëse ajo do të na japë apo jo dëmshpërblimin. Ne kemi nevojë për këtë dëmshpërblim, pasi shumë prej të përndjekurve janë pa punë, pa shtëpi dhe kjo nuk është e drejtë.
Roza Ismaili, e përndjekur
As që nuk e dimë fare se çfarë do të bëhet me dëmshpërblimin tonë. Unë personalisht kam qenë e internuar dhe nuk është e drejtë mënyra se si është hartuar lista. Mua më thonë që nuk të takon, sepse ti ke punuar në fermë, kam qenë e detyruar që kam punuar në fermë, sepse kam qenë e internuar. Nuk kam besim fare se qeveria do e bëjë dëmshpërblimin, nuk jemi fare në dijeni.
Demir Hoxha, i përndjekur
Ne kemi dëgjuar dhe kemi parë në gazetë, që brenda muajit shtator qeveria do të marrë vendim për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, por deri sot nuk është bërë gjëkafshë. Se çfarë do të bëhet nuk e dimë. Me këto që kemi ne, edhe aq sa do të japë qeveria, jemi të kënaqur, por të paktën të na e japë atë aq sa kemi. Atë që do të na japë shteti, jemi të kënaqur, ka 16 vjet dhe nuk kemi marrë asgjë.
Davida Pergjini, e përndjekur
Ne as që na ka thënë kush se si do të bëhet dëmshpërblimi, as se kur do të merret, vetëm çfarë kemi dëgjuar nga gazetat. Nuk e di pse nuk del dikush dhe të thotë atë që ka për të thënë, ke për të dhënë apo jo, jo vetëm të presim nga gazetat se çfarë do të dalë sot apo nesër për ne. Nuk e dimë fare se sa do të jetë dëmshpërblimi, sepse nuk na ka thënë kush.
Lutfie Qamilballa, e përndjekur
Dëmshpërblimi duhet të ishte bërë me kohë, që në kohën që filloi procesi demokratik, ne ishim shumë të varfër, s'kemi pasur as për të ngrënë. Por atëherë nuk u bë gjë. Tani, do zoti të kujtohen mirë për të përndjekurit politikë, për të dënuarit, për të pushkatuarit. Tani për dëmshpërblimin nuk di ç'të them, por do të thosha vetëm kaq, të mendohen shumë.
Hysni Rizabeta, i përndjekur
Për ne akoma nuk e kanë caktuar dëmshpërblimin, ne kryesisht kemi dëgjuar vetëm llafe boshe. Komisioni i krijuar pranë Kryeministrisë kishte për të mbaruar punë në fillim të shtatorit, tani pritet të bëhet projektligji dhe të dërgohet në qeveri. Megjithatë ne shpresojmë, sepse jemi njerëz të vuajtur. Nuk jemi në dijeni për shpërndarjen e parave.
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
PetritKola
Dëmshpërblimi, flasin ish-të përndjekurit politik !
«
Përgjigju #8 më:
06-10-2006, 23:09:40 »
Ish te perndjekurit vazhdojne te flasin me vete.
E identifikuar
Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.
http://vErtEt.blogspot.com/
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik !
«
Përgjigju #9 më:
06-03-2007, 22:06:31 »
Nisin procedurat për shpërndarjen e parave
Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar
“Të nisë shpërndarja e parave për ish-të përndjekurit”
Të përndjekurit nuk mund të thonë se qeveria i ka harruar. Kryeministri Sali Berisha e renditi çështjen e kompensimit financiar të tyre në një nga prioritetet e qeverisë. Gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar, kreu i qeverisë u shpreh se të përndjekurit politikë do të dëmshpërblehen në bazë të ligjeve në fuqi që ka shteti shqiptar. Në këtë mënyrë kompensimi i tyre pritet që të nisë shumë shpejt. Ndërkohë zyrtarë të Kryeministrisë bëjnë të ditur se, janë ende në fazën e verifikimit të emrave që janë dënuar nga regjimi diktatorial dhe më pas do të përcaktohen kriteret dhe masa e shpërblimit për secilën kategori të viktimave që u dënuan në burgjet e komunizmit.
Deklarata
Kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar e ka quajtur të mbyllur dje procesin zgjedhor. Ai ka ftuar deputetët e Partisë Demokratike dhe ministrat e kabinetit që të mos humbasin më kohë në përmbushjen e reformave. Mes shumë projekteve prioritare të qeverisë, kreu i shtetit ka renditur dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. "Dua t'ju siguroj, se qeveria, së bashku me ju, do të dëshmojë një përkushtim total në reforma, duke filluar nga kartat e identitetit, gjendjet civile, modernizimi i tyre, zgjidhja me përparësi e problemeve të pronësisë, shpejtimi i këtij procesi të mundimshëm për pronarët shqiptarë, dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë në përputhje me ligjet e vendit, legalizimi me shpejtësi dhe shndërrimi në realitet i të gjitha premtimeve të marra në këtë kontekst, nxitja e investimeve", tha Berisha.
Dëmshpërblimi
Në bazë të deklaratave të mëparshme të Kryeministrit, shpërblimi i të përndjekurve politikë do të bëhet sipas Kodit Penal. Sipas Kodit, personat që kanë vuajtur dënimin me burg padrejtësisht përfitojnë 5 mijë lekë për çdo ditë burg të bërë. Ndërkohë që në Kodin Penal nuk është e përcaktuar sesa është masa e dëmshpërblimit për personat e ekzekutuar.
Premtimi
Kthimi i parave të njerëzve që u ekzekutuan dhe vuajtën dënimin në burgjet komuniste ka qenë pjesë e programit të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, kreu i mazhorancës deklaroi se dëmshpërblimi i viktimave të komunizmit do të jetë një prioritet i qeverisë demokratike.
Rezoluta
Vetëm tre muaj më parë, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku e ftonte Shqipërinë të dënonte krimet e komunizmit. Në rezolutë parashikohet që shteti duhet të bëjë dëmshpërblimin monetar të të dënuarve, dëmshpërblimin moral dhe integrimin e tyre në shoqërinë demokratike.
Vonesat
Megjithëse kanë kaluar gati 18 muaj nga ardhja në pushtet e demokratëve, deri më tani nuk është shpërndarë asnjë fond financiar nga ana e qeverisë për të përndjekurit. Sipas Kryeministrisë, ekspertët janë ende në fazën e verifikimit të listave me emrat e të pushkatuarve, të burgosurve dhe të internuarve.
Procedurat për verifikimin e emrave
Të dhënat me personat që kanë vuajtur nga krimet e komunizmit, sipas drejtuesve të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, kanë kaluar në Ministrinë e Drejtësisë për verifikim. Listat me emrat e njerëzve që janë ndëshkuar politikisht nga sistemi janë në fazën e shqyrtimin dhe nga ana e qeverisë. Po ashtu, për personat që janë ekzekutuar nga regjimi, do të vihet në dispozicion edhe Gjykata Kushtetuese, vendimet që janë marrë për secilin rast. Ndërkohë që Ministria e Financave është duket llogaritur koston financiare për dëmshpërblimin e viktimave dhe familjarëve të tyre.
Simon Miraka, kryetari i Institutit të Përndjekurve Politikë, flet për shpërblimin
“Këtë javë, negociata me qeverinë”
Instituti i të Përndjekurve Politikë do të diskutojë gjatë kësaj jave për detajet e shpërblimit të tyre. Kreu i këtij instituti, Simon Miraka, u shpreh dje për gazetën “Tirana Observer” se, brenda këtyre javëve do të takohet me përfaqësuesit e qeverisë për të vendosur mbi kriteret dhe masën e shpërblimit që ata kërkojnë për shpërblimin. Në takim me zyrtarët e qeverisë do të jenë dhe përfaqësues të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë. Megjithëse kreu i qeverisë nuk ka përmendur afate konkrete për nisjen e shpërndarjes së parave, pritet që në varësi të bisedimeve mes qeverisë dhe të përndjekurve do të bëhet e mundur nisja e proceduarave.
Kush do të përfitojë nga vendimi i qeverisë
Në kategoritë që do të marrin dëmshpërblim për vuajtjet gjatë regjimit komunist, të parët renditen të pushkatuarit. Megjithatë, në këtë pikë duket se janë dhe mosmarrëveshjet më të mëdha mes shoqatave dhe qeverisë. Kjo pasi, Kodi Penal aktual nuk e ka të parashikuar dëmshpërblimin që duhet t’u jepet këtyre personave, pasi një vendim i tillë nuk jepet më nga gjykatat shqiptare. Për këtë arsye të përndjekurit politikë propozuan që familjarët e një personi të pushkatuar të marrin masën e shpërblimit që jepet për 8 vite burgim të padrejtë.
Kategoria e dytë që përfiton janë burgosurit, të cilët përfitojnë 5 mijë lekë për çdo ditë burgu. Ndërsa kategoria e tretë, janë të vdekurit në burgje. Gjithashtu, në një kategori të veçantë janë dhe të internuarit e viteve 1945-1954. Ndërsa një shpërblim të veçantë do të marrin personat që kanë ngelur invalidë gjatë vuajtjes së dënimit.
Bisedimet
Nuk dihet se kush do të përfaqësojë qeverinë në takimin me Institutin e të Përndjekurve, për shkak të ndryshimeve që priten të bëhen në kabinetin qeveritar. Ndërkohë që Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave dhe Kryeministria janë duke verifikuar emrat e të përndjekurve në listat që ka paraqitur instituti. Gjatë protestave që bënë të përndjekurit para Parlamentit në muajin tetor, kërkuan që masa e shpërblimit të bëhet në bazë të Kodit aktual. Tashmë pritet vetëm që të përcaktohen afatet e konkrete për dhënien e parave.
Qamil XHANI
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
PetritKola
Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik !
«
Përgjigju #10 më:
06-03-2007, 22:30:09 »
Bern,
Tani qe e pate se humbet se nuk ju votuan te djathtet filluat te beni propogande.
Te perndjekurti as morra nuk kane per te amrre se edhe ato mbaruan.
Berni,
Nuk ka me vota nga ish te perndjekurit. Thuaj Sales te dali ne pension dhe te veje tek bosi i tije, Ramiz Alia.
E identifikuar
Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.
http://vErtEt.blogspot.com/
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik !
«
Përgjigju #11 më:
21-03-2007, 01:41:14 »
Per ish-të përndjekurit, dëmshpërblimi fillon në qershor
Këshilli i Ministrave do të miratojë brenda muajit prill projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të Përndjekurve Politikë, i cili më pas do t'i kalojë për shqyrtim dhe miratim, Kuvendit të Shqipërisë.
Në këtë projektligj pritet të jetë e përcaktuar fatura financiare për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, numri i të përndjekurve që do të dëmshpërblen dhe mënyra se si do të bëhet ky dëmshpërblim.
Të paktën kështu ka konfirmuar Simon Miraka, drejtori i Institutit të Integrimit për ish-të Përndjekurit Politikë, gjatë një interviste për "Shekullin", i cili ndër të tjera, tha se procesi i dëmshpërblimit mund të nisë në muajin qershor apo korrik të këtij viti.
Miraka sqaron se, dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë do të bëhet sipas Kodit Penal, 2 mijë lekë të reja për ditë burgu, ndërsa thekson se lista që Instituti i ka çuar Këshillit të Ministrave, është një listë me 17 mijë e 500 ish-të përndjekur politikë.
Përsa i përket projektligjit, që mendohet të miratohet gjatë muajit prill, Miraka deklaron se ai është duke u hartuar nga një grup juristësh pranë qeverisë dhe se do të diskutohet me shoqatat e ish-të përndjekurve.
A.P
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
albnobody
Gjinia:
Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik !
«
Përgjigju #12 më:
21-03-2007, 03:09:07 »
Cituar nga: Berni në 21-03-2007, 01:41:14
Për ish-të përndjekurit, dëmshpërblimi fillon në qershor
Këshilli i Ministrave do të miratojë brenda muajit prill projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të Përndjekurve Politikë, i cili më pas do t'i kalojë për shqyrtim dhe miratim, Kuvendit të Shqipërisë.
Në këtë projektligj pritet të jetë e përcaktuar fatura financiare për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, numri i të përndjekurve që do të dëmshpërblen dhe mënyra se si do të bëhet ky dëmshpërblim.
Të paktën kështu ka konfirmuar Simon Miraka, drejtori i Institutit të Integrimit për ish-të Përndjekurit Politikë, gjatë një intervistë për "Shekullin", i cili ndër të tjera, tha se procesi i dëmshpërblimit mund të nisë në muajin qershor apo korrik të këtij viti.
Miraka sqaron se, dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë do të bëhet sipas Kodit Penal, 2 mijë lekë të reja për ditë burgu, ndërsa thekson se lista që Instituti i ka çuar Këshillit të Ministrave, është një listë me 17 mijë e 500 ish-të përndjekur politikë.
Përsa i përket projektligjit, që mendohet të miratohet gjatë muajit prill, Miraka deklaron se ai është duke u hartuar nga një grup juristësh pranë qeverisë dhe se do të diskutohet me shoqatat e ish-të përndjekurve.
A.P
Tani po me mbushet pak mendja se ky Salo-ja ia futi Evropes! Me kete demshperblim me te cilin deshiron te perfitoje politikisht per kriminologjine e tij te metutjeshme antipopullore ai do te veje Evropen para aktit te kryer duke i kerkuar asaj tia ndaje keto mjete si dhurate per shkaterrimet qe ai beri me 1991-2,3,4 ne emer te zhdukjes se komunizmit,nen moton :
ne jemi te paret qe e rrezuam Komunizmin.Evropa,sapo t`e djegim dhe shkaterrojme çdo gje qe ka ndertuar Komunizmi,te gjitha do na i ndertoje te reja.
Ish te burgosurit do marrij nga nje lavdate letre te tualetit(WC) te berishes dhe te evropes!
Komunizmi nuk ishte vetem ne shqiperi por dhe ne evrope dhe bote.Cili shtet ish komunist i demshperbleu te perndjekurit dhe te burgosurit e tij?
Ky salo Gomari do t`ia hedhe evropes kete fond mbi shpine...edhe pse ajo vet e solli komunizmin ne shqiperi,me qellim qe ta slavizoje popullin shqiptar jo-slav dhe jo dobiçian(te krishtere,Dobiç=kopil)
E identifikuar
Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Berni
Gjinia:
Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik !
«
Përgjigju #13 më:
04-04-2007, 12:18:05 »
Realizohet takimi i ish-të përndjekurve me qeverinë
Përshpejtohet procesi i dëmshpërblimit nga qeveria
Më në fund, ish-të përndjekurit arrijnë të realizojnë takimin me qeverinë. Një grup përfaqësuesish të Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë janë takuar dy ditë më parë me zëvendëskryeministrin Gazmend Oketa dhe i kanë parashtruar atij katër kërkesat, të cilat tashmë janë bërë publike. Nga ana e tij, numri dy i qeverisë ka shprehur gatishmërinë që të vazhdojë dhe të përshpejtohet dëmshpërblimi. Që nga ky moment do të nisin hapat konkretë për dëmshpërblimin. Burime nga Instituti i Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë thanë dje për gazetën “Tirana Observer” se, kjo shtresë e shoqërisë e quan një hap përpara realizimin e takimit, duke u shprehur që kjo të pasohet dhe me hapa të tjerë konkretë.
Takimi
Tashmë u bë më shumë se një vit që kryeministri Berisha ka premtuar dëmshpërblimin për shtresën e ish-të përndjekurve politikë. Pas një viti puna për dëmshpërblimin e tyre ka nisur të konkretizohet edhe më tej. Përfaqësues të Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë janë takuar para dy ditësh me zëvendëskryeministrin Gazmend Oketa. Përfaqësuesit vetëm një javë më parë i kishin dërguar një letër numrit dy të qeverisë, për një takim mes tyre. Burime nga Instituti kanë bërë të ditur se procesi ka ngelur në mes për shkak se pas largimit të Rusmalit nuk e dinin se kush do të merret me çështjen e tyre. Zëvendëskryeministri Oketa i është përgjigjur menjëherë kërkesës, duke realizuar takimin në zyrat e Kryeministrisë, vetëm dy ditë më parë. Në takim përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë i kanë parashtruar Oketës kërkesat e tyre si dhe ecurinë e punës deri në këto momente. Nga ana e tij, Oketa është treguar i gatshëm për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke u shprehur se procesi për dëmshpërblimin do të vazhdojë më tej. Tani pritet mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Dëmshpërblimin e Ish-të Përndjekurve, të cilët do të hartojnë dhe projektligjin që do të paraqitet në Kuvend brenda këtij muaji.
Kërkesat
Ish-të përndjekurit politikë i kanë bërë tashmë publike kërkesat e tyre për dëmshpërblimin e premtuar nga kryeministri Berisha. Ata kërkojnë dëmshpërblimin për ditën e burgut, ditën e hetimit, kategoritë e para që duhet të përfitojnë si dhe mënyra e dëmshpërblimit për të pushkatuarit, e cila nuk është e përcaktuar në Kodin Penal. Për këtë të fundit ata kërkojnë një dëmshpërblim të barabartë me tetë vite burg.
Oketa: Pas takimit do të rinisë procesi
Zëvendëskryeministri Gazmend Oketa, i pyetur nga gazeta “Tirana Observer” është shprehur se, takimi me përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë është realizuar. Ai shton se janë dëgjuar kërkesat e tyre, si dhe është rënë dakord për vazhdimin e procesit të dëmshpërblimit, i cili kishte ngecur pas largimit të Ilir Rusmalit nga ky post.
Zoti Oketa, a i jeni përgjigjur kërkesës për një takim me Institutin për Integrimin e Ish-të Përndjekurve Politikë?
Po, unë i jam përgjigjur kërkesës së tyre dhe jam takuar me ta para pak ditësh. Shqetësim kryesor ishte vazhdimi i procesit të dëmshpërblimit.
Çfarë u diskutua në këtë takim?
Nuk mund të them më shumë, megjithëse e di që interesi juaj është shumë i madh për këtë çështje. Ata parashtruan kërkesat e tyre, si dhe kërkuan që të vazhdohet procesi që është lënë nga ish-zëvendëskryeministri Rusmali. Natyrisht iu përgjigja kërkesave të tyre, pasi procesi i dëmshpërblimit do të vazhdojë.
Simon Miraka
Kreu i Institutit të Integrimit të Ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Miraka, në një intervistë për “Tirana Observer” ka bërë publike kërkesat që kanë ish-të përndjekurit politikë për dëmshpërblimin e tyre. Ai ka theksuar që projektligji për dëmshpërblimin të shkojë sa më shpejt në Kuvend. Sipas Mirakës, katër janë kërkesat për dëmshpërblimin, dita e burgut, ajo e hetuesisë, kategoritë e para si dhe mënyra e dëmshpërblimit për të pushkatuarit. “Tani është e ditur që për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve do të zbatohet Kodi Penal dhe të njëjtën gjë ne kërkojmë të zbatohet dhe për të pushkatuarit. Mesa di unë, në Kodin Penal është e përcaktuar 20 mijë lekë të vjetra për një ditë burgu dhe pesëdhjetë mijë lekë të vjetra për hetuesin”, është shprehur Miraka.
4 kerkesat
1. Dita e burgut
Ish-të përndjekurit politikë kërkojnë që dëmshpërblimi për ditën e burgut të bëhet mbi bazë të Kodit Penal, pra dy mijë lekë të rinj për ditë burgu.
2. Dita e hetimit
Krahas ditës së burgut kërkohet që të dëmshpërblehet edhe dita e hetuesisë, e cila në bazë të Kodit Penal është pesë mijë lekë të rinj për çdo ditë hetuesi.
3. Kategoritë e para
Ende nuk dihet një zgjidhje se kush do të jenë kategoritë e para që do të përfitojnë, pasi kjo është një çështje e vështirë.
4. Të pushkatuarit
Pritet që nga mbledhja e komisionit të përcaktohet se si do të bëhet dëmshpërblimi për të pushkatuarit, për të cilën ish-të përndjekurit kërkojnë të jetë sa tetë vite burg.
Anisa PELLUMBI
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
PetritKola
Dëmshpërblimi, i ish-të përndjekureve politik !
«
Përgjigju #14 më:
04-04-2007, 16:47:11 »
Genjeshtra. Saliu eshte njeriu i Ramizit ne kete rast.
E identifikuar
Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.
http://vErtEt.blogspot.com/
Faqe: [
1
]
2
3
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Forumi Politik - Diskutime dhe Lajme
-----------------------------
=> Aktualiteti Shqiptar
=> Lajmet e Fundit
=> Arena Nderkombetare
===> Lufta Kunder Terrorizmit
===> Lindja e Mesme
=> Bashkimi dhe Çështja Kombëtare
===> Propaganda antishqiptare
-----------------------------
Shkencat Politike - Political Science
-----------------------------
=> Shkencat Politike
===> Teori te Politikave te Brendshme
===> Shkrime Akademike mbi Shkencat Politike
===> Artikuj & Analiza rreth Politikave te Brendshme
===> Diplomaci & Marrdhenie Ndërkombëtare
=====> Teori te Marredhenieve Nderkombetare
=====> Artikuj & Analiza
=====> Shkrime Akademike mbi Diplomacine
===> Politika dhe Shoqeria
=> Partitë Politike
=> Personalitete Politike
=> Fushatat Zgjedhore
-----------------------------
Politikat Ekonomike, Biznes dhe Finance
-----------------------------
=> Biznesi 2.0
=> Biznesi ne Nisje
=> Drejtimi dhe Manexhimi i Biznesit
=> Marketing
=> Financë
-----------------------------
Jurisprudencë & Asociacione - Jurispondence & Associations
-----------------------------
=> Organizata Joqeveritare
=> Jurisprudencë
=> Projekte dhe Nisma
Anketa
sa deputet kane arsimin juridik?
pak?
18
(58%)
shume?
9
(29%)
as pak?
4
(12%)
Numri total i votave: 30
Shiko temen