Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Cilat mendoni se jane problemet me madhore te shqiptareve!


Faqe: 1 ... 6 7 8 9 10 [11]   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Cilat mendoni se jane problemet me madhore te shqiptareve!  (E lexuar 6588 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #150 më: 24-06-2008, 02:06:58 »

Sistemi ynë ka kapitulluare përballë atij kapitalist,ndaj jemi te detyruare te ndryshojmë strategji",- u tha Ramiz Alija byroisteve ne vitin 1989. Byroistet u rrenqethen te gjithë nga këto fjale sepse ato depertuane si copa akulli ne trupat e tyre te djersitur.Mendjet e tyre te nxehta nuk mund ta "bluanin" dot këtë gjë qe u thuej.Me mirë do ta ndjenin vehten para një pushkatimi qe nuk zgjat shumë se sa para këtyre fjalëve kaq te egra plot ankth qe i ngjanin skenes se një pushkatimi qe zgjat pa fund...Të gjithë pa perjashtim ishin gati ta shqyenin këtë njeri qe u fliste kaq pa turp se "...sistemi ynë ka kapitulluare përballë atij kapitalist...", fjalët e tjera se: "...ne jemi te detyruare te ndrojme strategji...", as qe munden te hynë fare ne trute e komunisteve me te devotshem te kombit shqiptar. Ramiz Alija si një dhelper dinake qe ishte dhe qe kishte kaluare furtuna edhe me te rrezikshme se kjo ne vitin 1974 kur u ndodh i vetëm përballë "ortekut" Enver Hoxha,ne një mal te zveshur pa asnjë lloj mbrojtje dhe sulmet e tij i kaloi njerin pas tjetrit sikur të kishte qenë mjeshter i "orteqeve' dhe jo viktime e tyre.Vete "orteku" Hoxha do të habitej me këtë apollogji sugjestionuese dhe do ta linte rehat edhe për ca kohe sa te krijonte "orteqe" te tjera me te fuqishme...për te tjerë armiq. -Mos harroni dy gjëra,- do tu drejtohej Ramiz Alija anëtarëve te Byrose Politike,-E para: Letren e Gorbacovit qe ma drejtonte mua para dy vjetësh dhe qe unë jua kam lexuare juve...Ju e dini se sa kanë ecur ruset këto kohe.E dyta:Mos harroni Causheskun dhe gruan e tij qe i vrane si qenë rrugesh nga qe nuk hapen rrugë... Byroistet ishin vënë ne siklet të madh.Neper mjegull u silleshin ne mendje fjalët e Gorbacovit se :"Ne doni te jetoni ndryshoheni pllaken!" Po ashtu edhe skena e vrasjes se udhëheqësit bollshevik rumun Nikolae Caushesku.Heshtje.M ermerimat e etheve te ftohta sikur u shuane dhe te 11 kokat e kombit shqiptar prisnin me pa dyrim se c'mendonte udheheqesi i tyre për shpetimin e këtyre kokave.Aliaj e pa qe ata u tremben,filloi të flasë me një ton tepër te sigurtë për të ardhmën e tyre dhe te Shqipërisë. - Strategjija qe do të perpilojme është e thjeshtë.Ne do të synojme te ngelemi ne pushtet te paktën edhe për 50 vjet te tjera.Taktikat qe do të ndjekim janë pak te komplikuara por kur vjen puna ne komunstet shqiptare nuk kemi lënë kala pa marrë. Nëse me lejoni,unë do tua jap idenë time tepër te shkurter dhe shumë te qartë për te gjithë.Nëse bieme dakort,dhe,nuk ka asnjë aresye qe të mos bieme dakort,unë po jua jap qysh tani? Mermerime dhe kruarje qe nuk u moren vesh nëse ishin kundërshtime apo miratime,megjitheate Aliaj vazhdoi i sigurtë ne fjalën e tij: - Strategjia qe synojme ka dy drejtime te rëndësishme: 1- Ne respektimin e te drejtave te njeriut 2- Ne krijimin e pluralizmit politik. Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund te abuzohet deri diku,pluralizmi do të bëhet se s'bën.Do te nxisim te krijohen parti sa me shumë dhe sa të duanë,te djathta,te majta dhe te qendres,por gjithesesi këto parti do të kontrollohen dhe drejtohen nga ne,programet e themelimit të tyre do ti formulojme ne. Ne krye të tyre do të nxirren njerëz qe te perkrahin strategjine tonë,partia qe do të marrë pushtetin,do ta shaje komunizmin ne themel e ne çati,ne këtë mënyrë do të fitojme simpatinë e perendimit dhe te disidences antikomunsite. Ata qe janë nëpër burgje,te denuarit dhe te persekutuarit politik do të thonë për ne:"edhe këta e urrejne komunizmin". Ata do të na afrohen e do të na perkrahin.Ne na intereson karta morale e tyre do ti afrojme e do tu japim pune te parendesishme,po kurrë nuk do ti lemë te marrin Pushtetin sepse ata sapo te marin fuqine do të fillojnë hakmarrjen dhe ne bëhemi hyzmeqaret e tyre. Ne zbatimin e te drejtave te njeriut,duhet qe tu japim edhe kompesim ne para te burgosurve e ti kompletojme me komoditete banimi. Të sekuestruareve dhe c'pronsuerve,do tu japim nga një leter ne dorë,qe tu njihet prona,por asnjëherë nuk do tu japim pronen.Ne forma te ndryshne do tu ngarkojme njeri me tjetrin te kalojne ne Gjykate ku do të zbatohet rrotacioni,nga gjykata e shkalles se pare ne te dytën dhe për difekte teknike,kthim për rigjykim ne shkallen e pare me parrullen "rifillojme se shpejti" Ju kujtohen difektet e TV Shqiptar ne hapat e para?E pra.Ata janë te moshuare dhe fuqi nuk kanë te presin gjatë.Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre,te cileve duke u dhënë nga një pashaporte për jashtë,i nxjerrim nëpër botë.Ata qe do të na bëjnë presion dhe do të kembengulin,do tu kurdisim nga një konflikt tokash dhe trojesh ku ata do të hane kokat.. A e dini se sa kuadro kemi neve për te udhehequr këtë gjë?Kemi sa për shtatë Komitete Qendrore.Mos kini frikë.Ne kemi studimin dhe platformen gati për zbatim.Do te këtë shumë intelektuale qe do të kundërshtojnë,atyre nuk do tu japim pune ne këtë zbatim..Një shqetësim do të mund te na krijojne intelektualet pleq.Atyre do tu krijome Shoqaten e Veterane te Luftes dhe te Punes,te cilët do të jen te ndare,ballistet e zogistet me njane dhe partizanet me njeane qe te zihen mes tyre dhe të mos kenë kohe te na drejtohen neve.Do tu japim edhe një pension minimal qe tu zëmë fytin dhe do tu mbajmë ison duke i lavderuare. Kosova është ne prag te shpalljes se kushtetutes.Le të bëjnë si të duanë,ne skemi pune fare me ta.Beni kujdes se po e fituane lirine ata do të jen te rrezikshem për neve. Çdo gjë është programuare kaq mirë sa s'ka.Strategjine e dimë,rrugët për tja dalë mbane i dimë,sna ngelet gjë tjetër veçse tja hyme punës sa me pare.Nën një propogande anti komuniste dhe me ca ndeshkime qesharake ndaj nomenklatures se kuqe ne do të mbijetojme.E fundit është qe te ngulitni mirë ne mendje ju se gjithecka qe ne kemi krijuare është e jona dhe e jo e kundershtareve tanë.Nëse neve do të kemi ekonomine ne duart tona,edhe politika do të jetë po ne duarte tona. Komunsitet reformatore do të bëjnë qe Kapitalistet dhe pronaret e ardhshëm te ish Shqipërisë Socialiste do të jemi përsëri ne dhe me këtë strategji,brenda dy a tre legjislaturave do të kemi "ish kalsen komunsite " ne "kalse kapitaliste" Po parimet? - u degjua një ze i mbytur nga turma njembedhjeteshe. - Parimet askush nuk na i merr dot sepse ato i kemi ja këtu...-Dhe Ramiz Alija e qelloi ne koken e zbathur, Hekuran Isane.PetritKola
 
Posts: 308
Joined: Sun Aug 19, 2007 4:28 am
Private messageWebsite Top
--------------------------------------------------------------------------------

Edit postDelete postReport this postReply with quote Re: RAMA njësoj si NANO dhe BERISHA...?


Analiza: Përse Shpresa Demokrate ? Dërguar të Tuesday, 18 March @ 19:45:17 GMT nga tan ezherka Shkruan " Përse Shpresa Demokrate? Tashme ne një pjesë shumë te vogël te shtypit shqiptar kanë filluar te dalin detaje qe i japin përgjigje pyetjes se shqiptareve se përse ne gjendemi ne këtë pikë mjerimi. Të shkaterruar fizikisht, moralisht dhe shpirterisht. Pa buke, pa ujë, pa drita... pa shprese. Është vetëm një pjesë e vogël e shtypit qe shkruan pasi ashtu si gjithë jeta shqiptare edhe media kontrollohet nga ata qe janë pergjegjes për këtë mjerim total. z. Edomond Zherka Edhe media është perdorur nga ata si një instrument për arritjen e qëllimit të tyre, superpasurim personal dhe shkaterrim te shqiptareve. Ç'farë ndodhi ? Tashme ne një pjesë shumë te vogël te shtypit shqiptar kanë filluar te dalin detaje qe i japin përgjigje pyetjes se shqiptareve se përse ne gjendemi ne këtë pikë mjerimi. Të shkaterruar fizikisht, moralisht dhe shpirterisht. Pa buke, pa ujë, pa drita... pa shprese. Është vetëm një pjesë e vogël e shtypit qe shkruan pasi ashtu si gjithë jeta shqiptare edhe media kontrollohet nga ata qe janë pergjegjes për këtë mjerim total. Edhe media është perdorur nga ata si një instrument për arritjen e qëllimit të tyre, superpasurim personal dhe shkaterrim te shqiptareve. Ç'farë ndodhi ? Me disa dorheqje te fundit dhe pendime Katoviciane shihet qartë se kur sistemi komunist e pa fundin, elita komunsite ndertoi strategjine e mbajtjes se pushtetit dhe superpasurimit pas ndryshimeve te imponuara qe do të vijonin. Fare qartë nga shtypi mësohet se ne letren qe Gorbacovi i drejtoi Ramiz Alise percatohej strategjia dhe metodika qe do të perdorej për realizimin e qëllimit. Klika komuniste shqiptare menjehere mori masat organizative për realizimin tij, pasajot e te cilave po vuajme sot ne shqiptarët. Takimet me intelektuale "opozitar" si puna e Sali Berishës, Sabri Godos, Ylli Popes, Prec Zogajt, Isamil Kadarese, Servet Pellumbit... bëheshin ne Vilen Nr. 4. Atje Ramiz Alia, Adil Carcani... se bashku me intelektualet e "pavarur" percaktuan me perpikmeri atë qe do të ndodhte dhe ndodhi ne Shqipëri. Atje ne mbledhjen kryesore ku moren pjesë 22 persona u krijuan edhe partite "opozitare" kundër rregjimit komunsit dhe u emeruan edhe kryetaret e tyre. Një rol te rëndësishëm nga pikëpamja e venies ne jetë te planeve te hartuara luante godina me gjethe qe vazhdon te jetë atje përsëri e mbuluar me gjethe pranë nderteses se telefonise ne Tiranë. Vecoria dhe mjerimi shqiptar krahasuar me vendet e tjera komunsite është se ne këtë proces tranzicioni moren një rol udhëheqës sherbimet sekrete te huaja, armike te interesave shqiptare dhe aleateve të tyre. Kjo është edhe formula, kombinimi i pasurimit personal te elites komunsite dhe shkatërrimi i shqiptareve kudo qe te ndodhen. Kjo është edhe "demokracia" e përjetuar prej nesh. Historia shqiptare e 20 vjeteve te fundit është një tragjedi. Ne kemi përjetuar imoralitetin zyrtar i cili është perpjekur ta injektoje këtë imoralitet ne çdo qelize te jetës dhe trupit te shqiptareve. Çdo gjë e mirë shqiptare ishte një objektiv për shkaterrim. Ne vend te reformimit u shkaterrua plotësisht industria, bujqesia, blegtoria, shkollat. Ne shenjester ishte morali tradicional familjar shqiptar. Ne shinjester ishte historia jonë. Ne shenjester ishte vete familja. Ne shenjester ishin intelektualet e vërtetë te pavaruar qe ne një mënyrë apo ne tjetrën praktikisht u debuan nga Atdheu. Praktikisht edhe ligjerisht Shqipëria perjeton një grusht shteti pasi vënia ne jetë me sukses e vendimeve te viles Nr.4 nuk përfaqëson gjë tjetër por vetëm një organizate kriminale me maska të ndryshme qe e ka zaptuar pushtetin ne çdo qelize, nga maja me e lartë e deri ne baze qysh prej vitit 1991. Kjo pra është "demokracia" e jonë shqiptare. Kjo "demokraci" ne se ne shqiptarët nuk i tregojme vendin do të na shuaj si komb. As nami as nishani nuk do të na ngelet, sikur të mos kishin jetuar shqiptare mbi këtë toke. Koheve te fundit ne shenjester janë vënë edhe gjërat me ta paprekshme te shqiptarit. Ne shenjester janë vënë edhe simbolet kombëtare, sepse vetëm ato kishin mbetur pa u goditur. Betimi i Presidenit te Republikës se Shqipërisë Zotit Bamir Topi për një flamur jo shqiptar është një domethënie ogurzeze qe i doli tymi edhe ne Kosovë. Ata nuk e lane me kaq. Para pak ditesh ishte Kryeministri Shqiptar Zoti Sali Berisha qe provokoi shqiptarët me ndryshimin e simbolit kombëtar, shqiponjës... Ç'farë duhet bërë? Të vendoset sistemi i vërtetë demokratik ne Shqipëri, kjo është zgjidhja. Të vendoset sistemi shumë partiak, kjo është zgjidhja. 101 partite shqiptare nuk janë gjë tjetër por veçse një. Ato e kanë burimin dhe frymezimin tek letra e Gorbacovit dhe Vila Nr. 4-er. Largimi i klases se sotme politike (disa po japin dorheqje), kjo është zgjidhja. Marrja e fateve te Atdheut nga te rinje te pa indoktrinuar, kjo është zgjidhja. Sa je i gatshëm dhe i aftë ti sherbesh Atdheut, ky duhet te jetë kriteri i vetëm i vleresimit dhe kjo është zgjidhja. Vetëm kështu mund te bëhet Shqipëria. Përse Partia Shpresa Demokrate? Partia Shpresa Demokrate është e vetmja parti shqiptare qe mund te sjelli ndryshimin e dëshiruar për shqiptarët. Ajo nuk ka asnjë lidhje me vilen nr.4 apo me porosite e Gorbacovit. Ajo është themeluar nga një grup mergitaresh patriote dhe intelektualesh shqiptare. Zgjedhja e Pr. Dr. Pellumb Pilincit si Kryetar i kësaj partie është një domethënie e madhe për perkushtimin e saj patriotik, një domethënie se kjo parti është vazhdimesi e traditave, luftës përpjekjeve te patrioteve tanë për te bërë një Shqipëri te vërtetë. Antaret e saj kanë moton:- "Ne sherbim te Atdheut, për te miren e te gjithëve". Programi i saj është i vetmi qe përfaqëson një program kombëtar. shpresademokrate.bl ogspot.com/ Partia Shpresa Demokrate është e hapur për te gjithë shqiptarët qe duan te kontribojne ne te miren e Shqipërisë dhe shqiptareve. Thirrja jonë është :- Të gjithë për Shqipërinë! Bashkohuni me ne! Ju lutemi kontaktoni Partia Shpresa Demokrate Vila Nr 155/1 Rruga Hoxha Tasim Tiranë Telefoni: 04224560 E-mail: partiashpresa@aol Ju mirëpresim! Edmond Zherka Sekretar për Politiken e Jashtme ne Partine Shpresa Demokrate shpresademokrate.sk .politik@gmail.com
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #151 më: 25-06-2008, 01:09:27 »

http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=22849
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #152 më: 26-06-2008, 22:26:47 »

Po pyes (satelitet dhe spiunet e misionit "sali-berisha" a e pate zonje Liria Berish ne tv-plus, eshkreta ajo fliste (percart) pale kure thoshte:"Saliu kur pi vere na flet shume per veren! thote ajo por Saliu i pelqen "mishi" e zeza ajo qe fliste percart, ajo thoshte Argita dhe Shkelzeni ka diplomat e Europes (mestra)..O zonja Lirie dy femijet tent vertet kane diplomat e mestres-serbe si dhe si te vene ne zjare "SHQIPTARET DHE SHQIPERIN" Liria thoshte se saliu eshte i mencem i urte dhe i dashur! pyesim zonje Lirie? perse ju e ndryshonit "fytyren" kur permendnit (salin)perse fytyren me shume makjash te "berdhe" apo te mbulonit shenjat e goditura prej psikopatit-sali...Perse zonja Liria ka fizonomin dhe pikpamjet (cinesce), po kujtojm kur baben e kishte "oficer dhe mamin oficere-serbe, oficeret kines vizite pernat ne oficeri dhe oficerja-serbe....shekusi ne mezin e Tiranes

25/06/2008 ora 17:52
Marre nga Koha Jone
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #153 më: 27-06-2008, 04:54:51 »

KOMITETI I PAJTIMIT MBARKOMBËTAR


Adresa: Rr. "M. Muça" Pall. 46 Ap. 23  Tiranë- Shqipëri , Fax 00355 4 2 263 126. / 2 238 033
Tel 00355 4 2 259 124 Mobil: 00 355 68 27 37 989
E-mail: gjin_marku@yahoo.com 

Web: www.pajtimi.com


Nr 3/4 prot
Tiranë më 30 prill 2008



K Ë R K E S Ë
Mbi hetimin e krimeve ndaj popullsisë nëpërmjet krijimit të terreneve për vrasje masive dhe projekteve të rrezikshme për jetën dhe mjedisin si dhe ndalimin e lidhjeve të mafies ndërkombëtare me lidershipin politik dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri



- Drejtuar:  Kuvendit të Shqipërisë
- Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
- Prokurorit të Përgjithshem të Republikës së Shqipërisë.
- Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
- Komisionit Europian.               
- Përfaqësuesve të trupit dipllomatik dhe organizatave ndërkombëtare.



 
z. Gjin Marku 
Për dosjen me nr. ref: OTP-CR-134/07 –në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve – Zyra e Prokurorit HAGË.


I nderuar z. President i Republikës dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

E nderuar zonja Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë.

Të nderuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Shkëlqesia Juaj.
Në një kohë kur Komuniteti Ndërkombëtar është i interesuar për të përshpejtuar anëtarsimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut Verior e Bashkimin Europian, operatorë të mafies ndërkombëtare e kanë kthyer territorin e këtij vendi në terrene private të veprimtarisë së errët e kriminale, jashtëzakonisht të rrezikshme për popullsinë shqiptare. Ngjarja e dt.15 mars 2008 në afërsi të kryeqytetit shqiptar, ku mbetën të vrarë 26 vetë (mes të cilëve gra e fëmijë), mbi 300 të plagosur dhe mijëra shtëpi të rrënuara nga shpërthimi i municioneve të grumbulluara për tregëti të fshehtë, përbën vetëm njërin prej rasteve tragjike të veprimtarisë së kësaj mafie dhe të rreziqeve që i kanosen jetës së shqiptarëve.

Nisur nga këto shqetësime, një vit më parë, më dt. 14 prill 2007, Komiteti i Pajtimit Mbarkombëtar iu drejtua Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Në këtë dokument theksonim se operatorët e kësaj mafie të lidhur me lobet antishqiptare vazhdojnë të kryejnë veprimtari të dukshme kriminale kundër popullsisë e integritetit kombëtar të këtij vendi siç inskenuan edhe trazirat e vitit 1997 për rrëmbimin e parave të popullit e nxitjen e qytetarëve në luftë civile ku mbetën të vrarë rreth 1500 vetë: shih - “Memo, Nr.001/4 prot; - Tiranë më 14 prill 2007: - Mbi shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut dhe veprimet kundër integritetit kombëtar të shqiptarëve, nevojën e gjykimit të krimeve ndaj popullsisë në ngjarjet e vitit 1997 e domosdoshmërinë e masave për parandalimin e krimit të vrasjeve. –Ref: OTP-CR-134/07 –International Criminal Court –The office of the Presecutor – HAGUE.  Ky dokument, i mbështetur në Deklaratën e Përgjithshme të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Elementare si dhe Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, iu bë prezent të gjitha organizmave ndërkombëtare, përfaqësuesve të trupit dipllomatik në Tiranë, parlamentit dhe  institucioneve kryesore të shtetit shqiptar të cilat, fatkeqësisht, nuk reaguan. Ndërsa Gjykata Europiane po u jep të drejtë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me çështjet që kemi trajtuar dhe Prokuroria e Hagës i është përgjigjur kërkesës sonë, institucionet e shtetit Shqiptar dhe lidershipi i partive politike e kanë thelluar bashkëpunimin me operatorët e kësaj mafie çnjerëzore, jo vetëm të tregëtisë së fshehtë të armëve, por edhe bizneseve të tjera të rrezikshme për jetën e mjedisin. Pasojë e këtij mosreagimi dhe bashkëpunimi me mafien është edhe ngjarja tragjike e datës 15 Mars.

Për mënyrën se si po trajtohet ky krim nga qeveria dhe udhëheqësit kryesor të politkës, duke u përpjekur për ta minimizuar atë dhe ushtruar presion mbi organin e akuzës, e shohim të domosdoshme t’ju drejtohemi përsëri për të dënuar këto krime, për të parandaluar vrasje të tjera masive në terrenet e përgatitura përgjatë këtyre viteve dhe frenuar rrënimin e mëtejshëm të jetës së shqiptarëve. Qeveria shqiptare në këtë rast është përfshirë direkt në një aferë të fshehtë armësh me pasojë vrasjen masive dhe, si në shume raste të tjera, ka bashkrenduar veprimtarinë e saj me mafien ndërkombëtare në afera biznesesh që kanë shkaktuar e do shkaktojnë krime shumë të rënda kundër jetës së popullit e mjedisit. Dëshmitë tregojnë se prej vitesh vendime të Këshillit të Ministrave si dhe ligje e amendime ligjesh të kaluara me urgjencë me votat e shumicës në parlament kanë favorizuar aktivitetet dhe strategjinë kriminale të kësaj mafie.

Edhe pas ngjarjes qeveria nuk u deklarua mbi rrezikun që i kanoset popullsisë mbas këtij shpërthimi. Instituti i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se zona do jetë e infektuar për 20 vitet e ardhëshme e përbën rrezik për jetën e qytetarëve. Vite më parë, mediat kanë paralajmëruar se porti i Durrësit, pranë të cilit ishin grumbulluar këto municione, është pikë kalimi e lëndëve radioaktive për tegun ndërkombëtar. Shërbimet informative janë sinjalizuar prej kohësh se në hapësirën shqiptare të detit Adriatik qëndrojnë anije të dyshimta që merren me tregëti armësh dhe shkarkojnë në det mbeturina lëndësh me rrezikshmëri të lartë radioaktiviteti. Po kështu, në brigjet shqiptare të detit Adriatik e Jon gjenden mina nënujore ose predha të kalibreve të ndryshme që shpesh herë nxirren nga polumbarët në sipërfaqe, një pjesë e të cilave dëshmohet se janë hedhur mbas ngjarjeve të vitit 1997.

Meqenëse vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar ndalimin e bizneseve që kanë rrezikshmëri të lartë për jetën e mjedisin, kjo mafie ka ndërmjetësuar që ato të transferohen në territorin shqiptar dhe të vendosen kryesisht në bregdet për lehtësi e përfitime. Qeveria shqiptare në marrëveshje dhe me opozitën po inicojnë ligje e vendime qeverie që i mbështesin këto biznese çnjerëzore. Ndërsa qeveria ushtron dhunë dhe burgos operatorët e shoqërisë civile që shprehen kundër, opozita hesht dhe i bojkoton protestat. Edhe pse prej vitesh në zonat e ndotjes së lartë është shfaqur fenomeni i lindjes së kafshëve dhe fëmijëve të deformuar biologjikisht, qeveria shqiptare dhe organizatat ndërkombëtare në Tiranë kanë heshtur. I vetmi organizëm që ka ngritur shqetësimin mbi përhapjen masive të sëmundjeve kanceroze tek shqiptarët është OKB-ja.

Projektet e transferimit të dhjetra mijë ton plehrave në ditë nga Italia për në Shqipëri, apo të ngritjes së TEC-eve të të gjitha llojeve të ndotjes në brigjet e Vlorës e zona të tjera bregdetare, janë akte flagrante të lidhjeve të kësaj mafie me lidershipin e të dy krahëve të politikës shqiptare. Edhe projekti AMBO (i cili trumbetohet si projekt i interesave amerikane) është përgatitur për të shkarkuar 40 milion ton naftë në vit në gjirin e Vlorës me një investim rreth 1 miliard dollarë, në një kohë kur, vetëm për mbrojtjen e sistemit ekologjik, përfituesit duhet të paguajnë jo më pak se 20 miliard dollarë, shumë të cilën ata e fitojnë brenda 3-4 vitesh nga ky aktivitet. Po kështu, marrëveshjet për ngritjen e gjigandëve të prodhimit të çimentos në territoret shqiptare si në Elbasan, Fushë Krujë, Balldre etj, përbëjnë një rrezik tjetër shumë të madh për jetën e qytetarëve dhe mjedisin. Qeveria i propagandon si sukses këto investime të huaja duke marrë pjesë në inagurimin e tyre vetë kryeministri. Ndikimi i ndotjes mbi mjedisin do jetë katastrofik nga Balldreni deri në kodrat e Durrësit, ndërsa si investim llogaritet vetëm kostoja e fabrikave.

Kompromisi midis dy partive kryesore po shkon edhe drejt ngritjes së termocentraleve bërthamore të ndaluara në vendet e tjera. Propozimet nga vendet mike mbi përdorimin e burimeve ujore dhe erës për prodhimin e energjisë elektrike vazhdojnë të shmangen pikërisht nga influenca e operatorëve të kësaj mafie mbi politikën. Gjatë gjithë këtyre viteve kjo mafie ka  kërkuar shmangien e rehabilitimit të hidrocentraleve e mosplanifikimin e veprave të reja hidroenergjitike që do ishin një investim shumë i madh edhe për turizmin e ekologjinë. Digat e amortizuara të hidrocentraleve të Komanit e Vaut të Dejës në çdo periudhë reshjesh të mëdha rrezikojnë shpërthimin dhe zhdukjen e rreth 200 mijë qytetarëve të zonës së nën-Shkodrës, Zadrimës e qytetit të Lezhës.

Përveç rreziqeve të mësipërme ka shumë terrene të tjera që rrezikojnë në çdo çast  vrasjen masive të qytetarëve. Për lehtësi veprimi e përfitimi maksimal, janë vendosur në qytetet bregdetare depozita mijra tonëshe me naftë e lëndë të tjera të rrezikshme për popullsinë, pa asnjë masë mbrojtëse për jetën e qytetarëve. Po kështu qindra pika furnizimi me karburante gjenden rrëzë pallateve të banimit në shumë qytete të vendit. 70 000 familje në qytete rrezikohen nga prekja e themeleve dhe prishja e strukturës bazë të pallateve për hapje dyqanesh. Në hapësirat informale vihet në rrezik jeta e shumicës së familjeve për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes së zjarrfikseve. Edhe pallatet e ndërtuara me miratimin e bashkive nuk kanë të projektuar asnjë element sigurie për daljen e qytetarëve në raste zjarri.

Përfshirja e politikanëve të partive kryesore në veprimtarinë e kësaj mafie ndërkombëtare ka planifikuar vazhdimisht zgjatjen e krizës e moslejimin e zhvillimit të ekonomisë vendase me qëllim që operatorët e kësaj mafie të marrin sa më lirë tokën dhe burimet e pasurive. Burimet nëntokësore shqiptare, që përbëjnë një pasuri të jashtzakonshme mineralesh, u janë dorëzuar thuajse falas kompanive të huaja anonime. Mania e tyre për përfitime maksimale po shfrytëzon në mënyrë ç’njerëzore punëtorët e galerive pa asnjë masë sigurie për jetën. Edhe pse qeveria është përballur çdo vit me tragjeditë në miniera, nuk ka marrë asnjë masë për ndalimin e vrasjeve të punëtorëve të nëntokës, apo rehabilitimin e familjeve të viktimave.

Nën interesin e lobeve antishqiptare e operatorëve të kësaj mafie për të zhvilluar kaosin është penguar për gjatë 20 vjetëve miratimi i planimetrisë urbane. Po kështu po veprohet me ligjin për legalizimin e ndërtimeve pa leje që pengon jo vetëm të ardhmen e zhvillimit urban por edhe jetën normale të qytetarëve e i mashtron si pronarët edhe pëfituesit për interesa elektorale. Me qëllim moskthimin e pronave e uzurpimin e tyre u krijua që në fillim të pluralizmit, me konsensusin e dy partive të mëdha, ligji 7501 mbi tokën që ka sjellë aq shumë hasmëri e vrasje dhe ka lënë djerr gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht, deputetët nuk e kuptojnë se shumica e vendimeve të qeverive dhe ligjeve të parlamentit shqiptar, që ata i kanë votuar me duart e tyre, janë mbështetja kryesore e strategjisë së kësaj mafie që kërkon ta tjetërsojë territorin shqiptar sipas interesave të saj afatgjata.

Partitë kryesore vazhdojnë ta manipulojnë opinionin publik dhe mbulojnë gjendjen katastrofike të vendit me demagogji, duke e mbajtur popullin të varfër e të lidhur me propagandën mediatike për të marrë sipas radhës qeverisjen e vendit. Rreth 60 % e popullit shqiptar nuk merr pjesë në votime sepse ka humbur besimin tek shteti dhe nuk e mbështet lojen e dy partive kryesore politike, te cilat konfrontohen dhe bashkohen në konsensuse jo për interesat e popullit e të demokracisë por për zotërimin e fushës së lojës. Pjesa e popullsisë qe voton është e lidhur me administratën dhe kjo u intereson dy partive të mëdha. Në këto kushte, popullit shqiptar do i shërbente një ligj për pjesmarrjen e të gjithë qytetarëve në votime si në shumë vende të demokracisë perëndimore, Nëse do kishim një ligj të tillë zgjedhor atëher do kishim edhe faktorë të tjerë politikë. Ky manipulim vazhdon të bëhet edhe me suksesin e marrëveshjeve me NATO-n e BE-në, në një kohë kur populli shqiptar është më i varfëri dhe më i rrezikuari në Europë. Shqiptarët nuk mund të jenë kurrë të fituar në NATO e as në BE nëse territori i tyre i lakmuar mesdhetar dhe pasuritë natyrore nuk do zhvillohen në dobi të ekonomisë e jetës së tyre. Lidershipi i dy partive kryesore mund të kontribojë realisht për pranimin në NATO e BE, nëse do shkëpusë çdo lidhje me mafien dhe do ndryshojë kahun e politikës në dobi të qytetarëve shqiptarë, nëse do ndërmarrë hapat e nevojshme me reformat e ligjet dhe jo sipas veprimeve që po bën gjatë këtyre ditëve me kushtetutën. Nëse ka nevojë për ndryshime në kushtetutë ato duhet të jenë me të vërtetë demokratike, progresive e të dobishme dhe të insistojnë në:
 
Fshati Gerdec i kthyer ne zone lufte, pas shperthimit te nje fabrike ilegale te municioneve shteterore 
1-garantimin e barazisë për të gjithë para ligjit dhe heqjen e imunitetit për politikanët e përfaqësuesit e shtetit;
2-garantimin e votës së lirë;
3-garantimin e drejtësisë dhe të pavarsisë së pushtetit gjyqësor,
4-krijimin e institucionit të pavarur të akuzës; 5-garantimin e lirisë dhe të pavarësisë së mediave;
6-forcimin e institucioneve të sigurisë në vend dhe krijimin e kompetencave të Këshillit të Sigurisë Kombëtare;
7-vendosjen si parim kushtetues të barazisë gjinore etj.

Prekja në mënyrë të përshpejtuar e kushtetutës për interes të udhëheqësve të partive kryesore dhe ngushtimi i debatit parlamentar vetëm me dy parti nuk është vlerë e demokracisë as e traditës parlamentare perëndimore. Në kushtet aktuale, vendimi i fundit i parlamentit është një atentat ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe interesave të qytetarëve. Fatkeqsisht, në aferat e qeverisë shqiptare me mafien janë përfshirë edhe diplomatë e përfaqësues të organizmave ndërkombëtare, disa prej të cilëve po i drejtojnë këto biznese të rrezikshme. Rreth 1,5 miliard dollarë të taksapaguesve perëndimore që janë lëvruar në këto 17 vjet i kanë shërbyer më shumë korrupsionit se sa grupeve në nevojë. Akoma më e papranueshme bëhet sjellja e këtyre diplomatëve kur mbështesin akte të tilla si ai i dt 21 prill për ndryshimin e kushtetutës. Kushtetuta dhe ndryshimet e saj janë e drejtë e qytetarëve dhe diplomacia perëndimore duhet ta mbrojë këtë të drejtë të mohuar nga lidershipi i partive kryesore. Qytetarët i janë drejtuar vetgjyqësisë sepse çdo ditë e më tepër po perceptojnë se ligji është pronë e mafies në politikë. Nga vetgjyqësia kanë humbur deri më sot jetën mbi 5000 qytetarë dhe janë privuar nga liria me mijra familje të cilat nuk kanë gjetur shpëtim në asnjë vend tjetër përveçse tek tradita zakonore e pajtimit dhe emigrimi. Lidershipit politik shqiptar, si të mazhorancës dhe të opozitës, nuk i bën përshtypje tragjedia e dt.15 mars, as vrasjet e qytetarëve të pafajshëm, as gjendja e mjeruar në të cilën është katandisur popullsia shqiptare, as varfëria ekstreme e shfrytëzimi barbar i fëmijëve, as ngujimi e gjakmarrja, as vetvrasjet e pashembullta e emigrimi i pafund sepse janë të përfshirë në interesat ekonomike e financiare të mafies së pamëshirshme globale.
 


Për sa më sipër Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar:


I drejtohet Kuvendit të Shqipërisë dhe kërkon:


Të marrë në konsideratë çështjet e parashtruara në këtë dokument duke vënë mbi gjithçka interesat e popullit shqiptar.

I drejtohet Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe kërkon:


1 – Të ushtrojë autoritetin institucional për të marrë në shqyrtim problemet e mësipërme dhe të gjitha çështjet e trajtuara në Memon e dt 14 prill 2007 (drejtuar këtij institucioni) e t’i trajtojë ato në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në respekt të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë



2 – Të ushtrojë autoritetin e Presidentit për të marrë informacion zyrtar e ndërprerë lidhjet e operatorëve të mafies me qeveritarët dhe lidershipin e Partive Politike Parlamentare.



3 - Të ushtrojë autoritetin e Presidentit për krijimin e një tryeze të përhershme bashkbisedimi midis partive politike mbi reformën, ligjet dhe strategjitë e zhvillimit në dobi të përparimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve.


I drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës dhe kërkon:

1 - Të shqyrtojë denoncimet e ngritura në këtë dokument dhe në Memon e dt 14 prill 2007 dhe të marrë në procedim penal të gjithë ministrat e kryeministrat që me veprimet e mosveprimete e tyre i kane sjellë në vite pasojat e përshkruara në këto dokumente:

2 – Të hetojë mbi pasuritë e fshehta të anëtarëve të kabineteve qeveritare, të lidershipit të partive politike, të kryeministrave, të perfaqësuesve të parlamentit dhe mbi  burimet e financimit të Partive politike parlamentare e mbi lidhjet e tyre me mafien.

3 – Të hetojë të gjitha vendimet e qeverive, ligjet dhe vendimet e  parlamentit shqiptar që janë miratuar në kundërshtim me interesat e popullit shqiptar dhe i kanë sjellë pasoja të rënda jetës së qytetarëve dhe mjedisit, që kanë favorizuar, krimin, korrupsionin, monopolet dhe interesat e mafies. Të marrë në procedim penal inicuesit e këtyre ligjeve dhe vendimeve qeveritare dhe të kthejë besimin e shqiptarëve tek shteti dhe drejtësia.

I drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe kërkon:


1- Të marrë në shqyrtim çështjet e parashtruara në këtë kërkesë dhe në Memon e dt 14 prill 2007 për të bërë shfuqizimin e të gjitha vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të ligjeve që bien në kundërshtim me interesat e shoqërisë shqiptare, me Kushtetutën e Shqipërisë, me kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe kanë sjellë pasojat e përshkruara në këto dokumente.

2 - Të marrë në shqyrtim dhe të shfuqizojë vendimin e Parlamentit të dt 21 prill 2008 mbi disa ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.


I drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë dhe kërkon:


1 - Të asistojë në Republikën e Shqipërisë sipas kompetencave dhe statusit të saj për hetimin e krimeve ndaj popullsisë shqiptare të parashtruara në këtë dokument dhe të koordinojë punën me institucionet kombëtare në gjykimin e drejtë të këtyre çështjeve sipas ligjit, kushtetutës së Shqipërisë dhe akteve ndërkombëtare të nënshkruara.



Për Komiteti i Pajtimit Mbarëkombëtar
z.Gjin Marku
Kryetar


TanPortal - 07  Qershor 2008
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #154 më: 28-06-2008, 15:29:28 »

No problem...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #155 më: 28-06-2008, 15:50:59 »

Mjer ti kujt i beson, problemi me i madh per shqiptaret jane njerezit si puna jote, qe vetem shpifni e si lini shqiptaret te hecin perpara, ajo video mu duk si e manipulume, ka lloj lloj spiunash qe i bejn ato gjera, je per te ardhur gjynah me kete mendje qe ke.
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #156 më: 28-06-2008, 16:00:11 »

...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
mishel
« Përgjigjja #157 më: 29-06-2008, 00:42:36 »

ne kete vere te nxehte qe filloi dritat dhe uji jane 2 probleme madhore. thame se vertet ja hodhem me problemin e dritave por sishte e thene...dhe ja ku rijemi kufizime nga 5ore ne dite,ne zhegun e vapes,nderkohe qe uji me orar si perhere.
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #158 më: 29-06-2008, 04:23:44 »

ne këtë vere te nxehte qe filloi dritat dhe uji janë 2 probleme madhore. thame se vërtetë ja hodhem me problemin e dritave por sishte e thënë...dhe ja ku rijemi kufizime nga 5ore ne ditë,ne zhegun e vapes,ndërkohë qe uji me orar si përherë.

Temperaturen ka rezik ta ngreje edhe djegja e barutit...
Te jeni te duruar!
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
sajmir pasha

Shiko profilin
« Përgjigjja #159 më: 21-07-2008, 21:29:37 »


• Nikollaq Neranxi

Para një viti deklarova në parlamentin shqiptar, se pronat e Himarës i ka vënë në shenjë dhe po i certifikon mafia. Dhe hataja ndodhi vërtet. Domethënë, grabitja. Më 15 korrik të këtij viti, qeveria e Sali Berishës mori vendimin “për zbatimin e një projekti turistik” në Porto Palermo, pronar i së cilës bëhet një ish-latifondist, bashkëpunëtor i fashizmit. Fjala është për një sipërfaqe prej 800 ha. Ajo që në pamje të parë ngjan e habitshme, në anën tjetër shfaqet e shpjegueshme. Nuk është e vështirë të shpjegohet kjo shkelje ligjore, nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja e moskomunikimit me komunitetin himarjot për këtë zgjidhje tragjike, alla-Gërdec. Pa kaluar asnjë javë, i vetëquajturi “ndëshkues i mëkatarëve” vrapoi për një vizitë me gërshërë në dorë, më së shumti për të zhvilluar një bisedë sekrete kokë me kokë me mercenarin e tij, kryebashkiakun Vasil Bollano. Shiriti që preu Berisha në rrugën e Gjypesë, nuk e fsheh dot ndërgjegjen e ndotur të Bollanos. Ai mendon se një rrugë të tillë që është larg çdo banori të Himarës dhe që shton idenë dhe të vërtetën e grabitjes së tokave të himarjotëve, do ta ketë për alibi. Është e kotë! Bollano i ka tradhtuar zgjedhësit e tij në mënyrën më dramatike. Ai mendon se duke bërë show politik si një periferik, do ta ketë më të lehtë të mbulojë korrupsionin. Por tani ndëshkimi për të është i pakthyeshëm. Nuk vjen andej nga është sponsorizuar, por nga të mashtruarit e tij. Bëmat e tij nuk mund të mbulohen me prerje shiritash pavarësisht nga ngjyrat. Është momenti që inteligjenca e këtij vendi me histori, të reagojë ndaj këtij renegati të tokës së të parëve tanë. Kjo inteligjencë duhet të ketë sot një reagim të pavarur për këtë individ dhe bëmat e tij që po e lënë në këtë gjendje vendin tonë. Njeriu që të merr tokën e të parëve është më i zi se çdo pushtues. Kryebashkiaku në detyrë është bashkëpunëtor në grabitje. Në këtë kuptim, ajo që për ne quhet demagogji, në rastin e deklarimit se “falsifikimi i dokumenteve të pronave ka sjellë një gjendje kaotike në dobi të politikanëve dhe të qeveritarëve të babëzitur”, është kryekëput një përpjekje për të mbuluar grabitjen, për t’iu hedhur hi syve banorëve të zonës. I gjendur para këtij skandali, nuk mund të hesht. Natyrisht, nuk ma merr mendja se dikush, këtë reagim mund ta interpretojë si një mos dëshirë timen për zhvillim turistik. Njëmijë herë jo. Por ky zhvillim bëhet në bazë të një studimi, të një bashkëbisedimi me komunitetin, në bazë të ligjeve dhe jo të anashkalimit të tyre për interesa klanore. Ato vende, gjire, kodra, brezare, fshatra, janë joshëse, të lakmuara, por jo pa zot. Potencialet turistike janë të mëdha, por ato s’kanë arsye të vihen në dispozicion të ish-latifondistëve, bashkëpunëtorëve të fashizmit, sidomos të atyre që nxitojnë të marrin nënshtetësinë shqiptare vetëm për këtë qëllim. Projekt-planet e fshehta dhe të hapura sot, nisur nga mendimi se s’kanë çfarë të na bëjnë, janë me pasoja të rrezikshme! E vërteta e vizitës së kryeministrit, e prerjes së disa shiritave promovuese për rrugica, e vërteta e thirrjes së tij “për t’u ndërgjegjësuar në ndërtimin e resorteve”, fsheh të tjera qëllime. Por me këto profka s’gënjehen himarjotët. Si deputet dhe si bir i Himarës, i mbështetur fuqimisht nga komuniteti, nuk do lëmë të na grabitet asnjë pëllëmbe tokë! U shpreha në shumës, pasi mbas meje si deputet, janë me qindra, me mijëra të tjerë. Përpara kryeministrit “triumfal” shtrohet një pyetje: “Kush ta jep të drejtën të bësh si të duash me pronat e Himarës?” Ne do të tregojmë për të satën herë se nuk duam tjetër gjë, veç mbrojtjes së pronave, të identitetit dhe të jetës.

Ja keto jan problemet e shqipetareve KUR KE NJE KRYEMINISTER SI SALA.
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #160 më: 22-07-2008, 01:56:32 »

Tirane me 21 Korik 2008
Leter e hapur Presidentit te "Shqiperise" zotit Bamir Topi Zoti Bamir Topi!
Me rastin e vizites se personave te parendesishem te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikane juve se bashku me ta luajtet teatrin e radhes mashtrues duke deklaruar se mardheniet shqiptaro amerikane jane te shkelqyera. Pasi ju dhe shefat tuaj Berisha e Nano e dini mire se nuk jeni te mirepritur ne Amerike sajuat viziten e askushit Avni Mustafaj duke ngjyrosur takimin sikur juve po takoheshit me zyrtare Amerikne qe te lihej te nekuptohej se Amerika mbeshtet politikanet antishqiptar, antiperendimor dhe antidemokratik te Shqiperise. Jo vetem Amerika por edhe OSBE tashme po ju a ngushtojne lakun dhe se shpejti juve do te jeni te detyruar te perballeni me drejtesine per ato qe keni bere ne dem te shqiptareve. Shfaqja juaj mashturese teatrale u be ne te njejten kohe me ate te shefit tuaj kryesor Berisha qe shtron dreka dhe darka shumemilionshe per diplomatet e huaj qe ne simfoni me ju te krijoj pershtypjen se Perendimi eshte me ju antishqiptaret, antiperendimoret dhe antidemokratiket. Dhe te gjitha keto shpenzime luksoze milliona dollarshe shto ketu edhe ditelindjet luksoze te grave tuaja behen kur njerezia e mer buken me liste dhe cdo dite fukarenjte shqiptar vrasin veten pasi nuk shohin drite ne tunelin ku juve i keni future dhe qe nuk ka dalje. Jo zotrinje mashtrimit tuaj po i vjen fundi. Si rezultat edhe i presionit perendimor juve do te jeni te detyruar te lini teatrin antishqiptarit dhe antiperendimor dhe te mirni ate qe ju takon. Juve do te jeni te pandehurit ne banken e te akuzuarit ku do t’ju coje populli shqiptar me aleatet e tij perendimor.
Zoti President i vendosur ne ate karike me ndihmen e deputeteve te emeruar dhe fqinjeve shovinist!
Veperimtaria antishqiptare eshte evidentuar dhe shfaqet e fundit teatrale jane serume qe kerkojne ti zgjatin jeten nje kufome te pa kallur.Ishit juve qe nuk u betuat per flamurin shqiptar c’ka ligjerisht duhet ta beje te pavlefshem postin ne te cilin qendroni, nderkohe Sali Berisha ke vendosur nje zog serb ne stemen e kryeministrise.Juve ju akuzaun publikisht se karikja juaj eshte blere nga fiqinjet shovinist dhe juve nuk patet guximin te kthenit pergjigje. Gjate vizites tuaj ne Greqi juve mohuat te drejtat e popullit martir shqiptar te Camerise.Juve nuk reagoni kur preket teresia territoriale e Shqiperise dhe hidhen thirrje kunder integritetit territorial shqiptar ne Himare,ndersa erpori juaj Nr. nje Sali Berisha valevit ngjyrat e flamurit grek , bene takime sekrete me Bollanon dhe shtetas te huaj, armiqe te betuar te shqiptareve. Si Komandat i Ushtrise Shqiptare juve duhet shpreheni per ngjarjen e Gerdecit dhe trafikun e armeve…, por nuk ju ka ardhe urdheri dhe qendrimin zyrtar qe duhet ta mbani. Juve kategorikisht i mohoni popullit shqiptar trojet e tija duke perdorur terma sllavo-greko-fanariot si Shqiperia e Madhe.
Jo zoti President i vendosur ne ate post me ndihmen e fqinjeve shovinist!
Nuk ka Shqiperi te Madhe por Shqiperi Natyrale. Ate qe vete natyra dhe Perendija na e kane falur, Shqiperine e vertet. Nuk ka force qe do te ndaloje bashkimin e Shqiptareve. Sa do qe juve te beni per te dekurajuar patriotat shqiptar nuk do te keni sukses. Endra, puna , lufta, mundi, gjaku i deshmoreve nuk do te shkoje kot. Ajo eshte e jona dhe ajo eshte Shqiperia Natyrale. Dekorimet qe juve i beni antishqiptareve me aktivitet te provuar nuk bejne gje tjeter por vecse ju grisin masken tuaj dhe i bejne shqiptaret te jene me te kujdeshem dhe me vigjelent. Zoti President i vendosur ne ate karike me ndihmen e deputeteve te emruar dhe fqinjeve shovinist! Drejtori Ekzekutiv i Keshillit Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafaj qe juve kerkoni ta paraqisni si perfaqsues i Amerikes munde te jete perfaqsuesi i Gerdecit, perfaqsues i furnizimit me nafte te makines ushtarake Millosheviciane qe vriste kosovaret, perfaqsuesi i trafikimit te qenieve njerzore, perfaqsuesi i trafikimit te prostitucinonit dhe organeve, perfaqsuesi i ndonje Banke se bashku me Berishen dhe Mediun ose edhe perfaqsuesi i alkolit te Fatos Nanos… por jo perfqasuesi i Amerikes dhe emigranteve shqiptar.
Shqiptaret vazhdojne te mbajne lidhje dhe perfaqsohen ne Amerike ne baze te lidhjeve historike qe jane krijuar dhe trasmetuar brez pas brezi nga patriotat shqiptar.Lidhjet shqiptare-amerikane jane parimore dhe te kahershme. Ato datojne qysh prej vitit 1904 vendosure prej patriotit Hetem Hamet Pilinci, i biri i Hamet Pilicit i cili mbriti ne Amerike ne vitin 1895. Zoti Ulysses Grant-Smith, miku i familjes Pilinci eshte ambasadori i pare amerikane ne Shqipri, qe sherbeu prej 4 Dhjetorti te vitit 1922 deri ne vitin 1925. E keshtu me radhe vazhdojne lidhjet dhe traditat midis patriotave shqiptar dhe Amerikes.
Zoti President i vendosur ne ate karike nga deputetet e emruar dhe fqinje shovinistt!
Amerika ka nje muaj qe kerkon me insistim zbardhjen e masakres se Gerdecit dhe trafikut te armeve dhe ky eshte realiteti i vertet i mardhenieve administrates shqiptare me ate amerikane. OSBE-ja kerkon hapjen e dosjeve dhe denimin e vertet te komunizmit dhe laknjeve te tyre dhe kjo eshte mardhenia e vertet midis administrates shqiptare dhe OSBE-se. Shfaqet teatrale, akrobacit dhe kllounadat tuaja dhe te shefit tend Berisha nuk kane per ti shpetuar fajtoret. Ne jemi te bindur se se shpejti ata do te jene detyruar te paraqiten ne banken e te akuzuareve. Patriotet shqiptar me ndihmen edhe te aleateve te tyre historik amerikane se shpejti do ti ndrojne faqen Atdheut. Buke, uje, drita, arsim, shprese, dinjitet per te gjithe shqiptaret. Kjo eshte e ardhmja e afert per Shqiptaret me Partine Shpresa Demokrate ne pushtet.

Partia Shpresa Demokrate



E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
shejtone

Shiko profilin
« Përgjigjja #161 më: 19-09-2008, 16:41:57 »

Problemet ekonomike (papunesi, ujë, drita, sherbim shendetsor

...pa te cilat nuk ka zhvillim ekonomik.pa nje ekonomi te shendetshme,s`ka zhvillim,apo progres.sigurisht palene pas dore dhe te tjerat qe kane te benje me sigurin apo korrupsionin
E identifikuar
Stefi
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #162 më: 11-12-2008, 11:36:47 »

Problemet ekonomike.
Papunesia është ne masë dhe si rrjedhoje perfundon te jetë shkaterrimtare për këto njerëz.

Çështja e dritave dhe ujit është ku thërret qameti pikepyetje për të mos folur pastaj për sherbimet mjeksore qe te iken truri vetëm të mendosh se një ditë do perplasemi ne ato dyer. Tmerr.
E identifikuar

Te gabosh eshte njerezore, Te falesh eshte hyjnore
* ~ Xha Milo ~ *
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #163 më: 15-12-2008, 15:51:49 »

Mendoj se problemi me madhor per shqiptaret eshte akoma prania e "kopshtit zoologjik" me ne krye zagarin, qenin qe mban era kerrme, Sali Berishen. Sali Berisha eshte semundja ngjitese vdekjeprurese e Shqiperise. Duhen zhdukur te gjithe qeveritaret, me PD me PS me LSI etj, qe shqiperia te hap pak syte, te shoh pak driten e diellit, si ai zogu kur can vezen dhe eshte i lire.
E identifikuar

Men are like parking spots, the good ones are taken and the free ones are handicapped.

☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺☺

Marriage is give and take. You'd better give it to her or she'll take it anyway.
Faqe: 1 ... 6 7 8 9 10 [11]   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |