Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Cilat mendoni se janë problemet me madhore te shqiptareve!


Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10] 11   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Cilat mendoni se janë problemet me madhore te shqiptareve!  (E lexuar 5318 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Hektori
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #135 më: 10-02-2008, 15:28:06 »



                        PERËNDIMOR APO LINDOR
Lindorizma shqiptare është një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim të tijën.
Si më të parën karakteristike të lindorit shqiptar marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar
i pret të gjitha të mirat për vete - qelepir - nga të tjerët; bota për të është një burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh të cilët ai i
shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrë të ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botës pranë nuk
njeh kurrë lindori shqiptar. Përkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit të përbashkët dhe shoqëror dhe ia thith gjakun pa asnjë
droje e kujdesje. Dhe në vend që të turpërohet për veprën shkatërrimtare të veten, lindori shqiptar bëhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.

Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nane, besën e nderin e vet,
për mos më thanë: shpirtin e trupin e vet; vetëm e përvetëm që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i
siguruar vehtes këto të mira ai përdor çdo mjet: bëhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar,
e bile edhe shok i fortë me të tjerë. Porse në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ato ujqt
që vejnë së bashku në pre, por që e shqyjnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek.
Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar është atdhe për te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytezon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesje.



Është gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nëpërmjet fesë mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrësesi, Lindorizma e jonë
është një dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah viti 740 e.s., do me thanë 600 vjet para se me shkelë turku në Atdheun tonë,
Shqipëria u bë province e Bizantit, nën Leonin III. të quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshëm u ngushtuan të gjithë shqiptarët me u nda nga kisha romake
(perendimore) e me u fundos ndër labirinthet e errta të kishës bizantine (Lindore) të atëherëshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administratës
bizantine, plot angth e myk, që u pllakos si një shpirtër i zi, si një hije murtaje mbi mbarë kombin shqiptar. Turqia ka qenë trashëgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin,
dhe kësulja e kuqe - një krijesë greko-bizantine - u pranua si një simbol i atij trashëgimi.

Se ç’don me thanë shpirt bizantin e di pothuaj secili që ka lexuar ndopak fletët e historisë së kulturës. Mjafton të përmendet se bizantizmi historik është po njëlloj
me Lindorizmën shqiptare që u përshkrua më lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lëngun asaj bizantizme shkatërrimtare brenda 12 shekujve të kaluar - qysh nga viti 740 -
dhe është kalbur dalëngadalë në trup e në shpirt të vet, duke iu shprishur kësodore fuqitë e tij më të thjeshtat e më fisnike bashkë-kombëtare. Shqiptari dikur ka pasur
një dashuri të përvlueme dhe një besim të pafund ndaj Zotat e qiellit e të tokës, ndaj vendit dhe trashigimit të të Parëve dhe ndaj vllezërve të vet shqiptare.
Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike që dridhen edhe sot në amanetet e pluhurosura të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe ndër sa e sa tradita malësore-shqiptare
lenë me kuptuar lartësinë shpirtërore dhe heroizmën vetflijuese të të Parëve tonë dikur.

Porse të gjitha ato veti të larta e bashkë-ndërtuese shkuan dëm e huq nëpër hejmin shkatërrues të bizantizmës. Sepse si në mbarështrimin shoqëror e politik,d.m.th. ndër marredhëniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndër marrëdhëniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u përhap shpirti bizantin si një epidemi rrënimtare


dhe e deformoi karakterin e drejtë të shqiptarit në një bollë amorfe. Si i tha nënprefekti djalit të ri që po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato që ke mësuar
në kurse e libra hidhi mënjëanë. Po deshe të jesh një nepunës i mirë, të lavdohesh dhe të nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vërdallë nga një ditë në tjetrën,
deri sa të mërzitet dhe mos i kryej ndonjë punë”.

Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja përmbahet vetëm ndër veshje e mbathje evropjane, apo në të ndëjunit plot kotësi nëpër sallone,
apo edhe me kryerjen e ndonjë detyrë sa për formë e për të rrëmbyer një rrogë të majme, etj. Perendimorja e vërtetë tregohet pikësepari në kryerjen e një detyrë të ndershme,
fund e majë për hatër të asaj detyrë dhe pa qenë i shtyrë nga zori, nga ndonjë dëshirë e prujtun apo nga shkëlqimi i ndonjë fitimi marerial. Bile perendimori i vërtetë
karakterizohet nga mënyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra të rënda, jashtë detyrave të zakonshme e të domosdoshme. Heroizëm s’kërkohet prej askujt,
porse lartësia morale e një perendimori matet me gradën e vetmohimit dhe vetflijimit rreth një ideje të lartë, rreth një ideje që s’ka punë me kolltuqe apo llokma.

Detyra e përditshme e një perendimori është: Vepro gjithmonë në një mënyrë të atillë që sjellja jote të jetë shembull dhe rregull mbarëvajtjeje për të gjithë;
sillu si njeri i butë me të tjerët, pa hile; pranoje, nderoje dhe çmoje çdo njeri pa qëllime dhe prapamendime lindore. Dhe këto të gjitha kërkohen dhe detyrohen tek çdo njeri
- i madh a i vogël, pasanik apo i varfër, shkollar apo bilmez - jo nëpër premtime materialiste apo friksime fetare, por vetëm e përvetëm në emër të një njerëzimi të lartëm,
i cili mbështetet mbi ato të drejta hyjnore që kanë mbirë në zemrën e çdo njeriu pak a shumë normal. Dhe shpirti fisnik i një perendimori është pikërsiht ajo dhimbje mëshire
dhe flijëplotë që drejtohet kundrejt çdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt çdo njeriu fatmjerë, kundrejt çdo populli varfanjak, e më së forti kundrejt kombit të vet në rrezik.
                           Hektori
E identifikuar

Për batakgjinjët, patriotizmi është streha e fundit
Mishel
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #136 më: 18-02-2008, 18:02:12 »

Problemi me i madh i Shqipetarve është ai i te drejtuarit nga njerëz qe nuk mendojnë për te, por vetëm për vetveten.
Nëse Enver Hoxha krijoi një shtet, ndertoi dhe edukoi një komb (ne mënyrën e tij), këta qe erdhen pas vetëm shkaterruan dhe mbollen zi ne zemrat dhe mendjet e shqiptarve.
Nuk ke analizon te parin pasi te gjithë janë lere mos e nga, problemi me madhor i yni si komb është fakti se jemi mësuar te nënshtruar dhe mos ngrihemi te kërkojmë ato qe me çdo kusht na takojne.
Mungojne Drita, Uje, Rroga te ulta, standarte jetë te ngritura ne stratosfere, Respekti për tjetrin, e shumë e shumë faktor te tjerë, qe nuk ja vlen te përmenden të gjitha.
Kush do na i ofroj këto gjëra kur tashmë kemi humbur të gjitha shpresat dhe jemi nënshtruar idesë...se kjo është jeta ne Shqipëri!!!!Duhet te ngrihemi si bota mbarë kur shohin një padrejtësi qe i peshon ne xhepat e tyre dhe është e papranueshme.
se fundmi u ngrit serisht çmimi i energjise elektrike ne 72 %....valle me çfarë do i shlyejme të gjitha këto????? po gjobat nëse i kalon ato çka kryeministri apo KESH ka vendosur si limit, si do shlyhen????  po Uje qe ka vetëm ne orare te percaktuara nga ujesjellesi, tashmë ne dorë te bashkisë??? valle jetohet ne këto kushte??? Nuk di por kupa u mbush , u zbras , po mbushet serisht dhe askush nuk bëhet i gjallë te thotë STOP ME!!!!
E identifikuar

"Thone të gjitha ndarjet
    si dashurite ngjajne,
       por ndarjet pa bashkime
         moskuptimin qajnë


mishel@zeriyt.com
stalion
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #137 më: 21-03-2008, 10:34:46 »

problemi me madhor për shqiptarët është Sali Berisha.
E identifikuar

I Am HERE!!!!
bartolomeo

Shiko profilin
« Përgjigjja #138 më: 27-03-2008, 11:09:58 »

e ka fain vetëm dhe vetëm mentaliteti shqiptar. sepse për shqipetarin kush është me i miri? ai qe vjedh me shumë, dhe jo ai qe punon dhe është i ndershem.
i gjith problemi fillon nga shkollat, familj, etj...
aty duhet te nderhujme për te pasur ne të ardhmën një shoqeri te shendecme dhe me mentalitet progresist. (realiteti është i dhimshem)
E identifikuar
Progres
Justicia Per Siempre
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #139 më: 31-03-2008, 19:28:56 »

Shqipëria e ka problemin qe ne periudhën komuniste dhe post komuniste me politikën e gabuar qe është ndjekur me qëllim perfitimet vetjake aferat korruptive, etj pra problemi qëndron ne strukturen shteterore dhe mënyrën e gabuar te qeverisjes nga te dyja kampet si te majte dhe te djathte, dhe sipas meje korrupsioni do vazhdoje te eci me këtë klase politike qe kemi sna mbetet tjetër të themi :ISHALLA NUK TRASHEGOHET ME TEJ
E identifikuar

  Love is the answer, but while you're waiting for the answer, seks raises some pretty good questions
You can`t buy love in eBay
volluna

Shiko profilin
« Përgjigjja #140 më: 02-04-2008, 15:08:32 »

1 shqetësim po them unë,   se  ka  shumë....mungesa e largpamesise
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #141 më: 04-04-2008, 03:25:56 »

Berishës në Bukuresht i ngërdheshet fantazma e Çausheskut       

Grada e perdoruesve-ve: / 8
I varferI mirë
Wednesday, 02 April 2008 
 Nga Kastriot Myftaraj - Në korridoret dhe sallat ku po të mbahet takimi i NATO në Bukuresht, në imagjinatën e të ftuarve, do të endet hija e të zotit të shtëpisë, njeriut që ndërtoi pallatin gjigand ku do të mbahet takimi, ish-diktatorit rumun Çausheskut. Çaushesku, është i vetmi nga diktatorët e vendeve komuniste që largua nga pushteti duke u vrarë. Takimi i NATO në pushtet do t’ i ngjajë një drame të Shekspirit ku pritet të shfaqet fantazma. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATO, si dhe të partneritetit për paqe, pjesëmarrës në takim, janë mysafirë në pallatin e “mbretit” të vrarë.Fantazma e Çausheskut, duke u ngërdheshur, do t’ i thotë botës: Unë u vrava jo se isha diktator, por se nuk pranova atë, Marrëveshjen e Katovicës. Fantazma tjetër politike në pallatin e famshëm të kryeqytetit rumun do të jetë kryeministri Berisha. Kur Berisha të ngjitë shkallët, ecë në korridoret dhe futet në sallat e pallatit të Causheskut, do të ndjejë në çdo cep hijen e Çausheskut, duke iu ngërdheshur dhe duke thënë: Mirëmbrëma! Unë u vrava se ndryshe nga padroni yt Ramiz Alia, nuk pranova të shpikja një opozitar fiktiv si ty dhe ta dorëzoja pushtetin tek ai. Unë u bëra personazhi kryesor i tragjedisë se nuk pranova farsën e pluralizmit. Padroni yt mësoi nga ajo që më ndodhi mua dhe vuri në skenë farsën e pluralizmit me ty, si personazhin kryesor. Por duket se tashmë edhe për ty kanë ardhur ditë të këqija, kur ndoshta do të duhet të përdorësh helikopterin si unë. Por mos harro se ai helikopter nuk të con kurrkund, këtë e provova unë. Në takimin e NATO Berisha do të perceptohet si njeriu më i ngjashëm me Çausheskun nga të gjithë të pranishmit. Ai është kryetari i qeverisë që kur të kthehet nga takimi e presin ditë të vështira, protesta për dorëheqjen e tij. Vizita në pallatin e Çausheskut në Bukuresht, mund të jetë vizita e fundit e Berishës si shtetar në një vend të huaj. Në rast se do të jetë kështu atëherë këtu do të ketë një ironi mjaft sinjifikuese se Berisha është njeriu që u katapultua në krye të partisë së parë të madhe opozitare në Shqipëri, për të shpëtuar regjimin e homologut shqiptar të Çausheskut nga falimentimi total. Në rast se nuk do të ishte bërë në dhjetor farsa e pluralizmit politik, që i dha PPSH në pushtet të drejtën të mbetej në lojë si aktor politik i pluralizmit, atëherë regjimi i partisë-shtet komuniste thjesht do të kishte qenë i detyruar të shpallte falimentimin politik dhe ekonomik, duke mos qenë në gjendje t’ i jepte dhe ushqimin minimal popullit të uritur. Pluralizmi i luajtur si farsë me ndihmën e opozitarëve si Berisha, bëri që partia-shtet komuniste të gjente një alibi për atë që ndodhi në ditët pas pluralizmit, eksodin masiv të qindra mijë njerëzve jashtë vendit, që shërbeu si valvul shkarkimi, si dhe për të tërhequr ndihmat humanitare nga Përëndimi në sajë të të cilave shqiptarët nuk vdiqën nga uria në 1991. Tashmë, 18 vjet pas kësaj ngjarjeje, Berisha gjendet i sulmuar nga ish-partia e tij, e cila në sajë të farsës së pluralizmit mundi të përshtatet duke ndryshuar emrin dhe duke u paraqitur si parti e majtë përëndimore, gjë të cilën në atë kohë kryetari i tashëm i PS, Edi Rama e denonconte publikisht si një farsë dhe kërkonte shkrirjen e PPSH si parakusht për t’ u krijuar një e majtë realisht përëndimore në Shqipëri. Por nuk ndodhi kështu dhe Rama sot është në krye të PS, ndërsa Berisha në pushtet, është i atakuar si Ramiz Alia në 1990. Sot Berisha nuk ka rrugë tjetër veçse të përsëritë skenarin e dhjetorit 1990 në trajtë karikature, pra të përdorë Edi Ramën, ashtu siç e përdori Ramiz Alia Berishën në vitin 1990, për të bërë një marrëveshje për kalimin e pushtetit, ose më saktë të aparencës së pushtetit, që si atëherë dhe sot do të jetë në duart e një establishmenti mafioz politiko-ekonomik që sot është bërë shumë i sofistikuar, dhe që ka Delijorgjin si simbolin e tij, të lidhur si me Berishën ashtu dhe me Ramën. Ramiz Alia atëherë negocioi me Berishën dorëzimin e pushtetit, duke vënë si një nga kushtet që ai (Ramiz Alia) të mos arrestohej dhe dënohej me burgim, fjalë që Berisha me sa duket nuk e mbajti. Tashmë Berisha, i vënë në pozitën e Ramiz Alisë, duket se kërkon të njëjtën gjë nga Edi Rama dhe Ilir Meta, gjë për të cilën precedenti i paktit të tij me Ramiz Alinë nuk është se i jep siguri. Fantazma e Çausheskut do t’ i ngërdheshet Berishës dhe do t’ i thotë: Mirëmbrëma o komunist që luajte farsën e antikomunistit për 18 vjet! Ti je më i keq se unë dhe se Enver Hoxha, se siç ka thënë ai idhulli yt, Vaclav Haveli: Më i keq se komunisti është antikomunisti ish-komunist! Po tani çfarë do të bësh? Tashmë je në situatën në të cilën gjendesha unë atëherë. A do të japë dorëheqjen kryeministri Berisha pas kthimit nga Bukureshti? Një gjë është e sigurt. Berisha tashmë është një fantazmë politike. 
E identifikuar

Ky flamur si gjethe fiku,

Sikur e ka pjerdh UMNIK-u
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #142 më: 10-05-2008, 14:20:15 »

Ja e keqja
Marjan Gryka: Berisha ka vetëm një lidhje me idealet e Dhjetorit: Zbatimin e skemës së Katovicës       

Grada e perdoruesve-ve: / 1
I varferI mirë
Friday, 09 May 2008 
Berisha shkoi dy ditë më parë, në një takim farsë me studentët e Tiranës. Atje ai mbajti një fjalim, tipik si në kohën e ish-Frontit Demokratik. Në krahë nuk kishte asnjë student të Dhjetorit 1990. Lideri i kësaj lëvizjeje Azem Hajdari nuk ishte, sepse u vra përballë portës së PD së Berishës dhe skalioneve të tij komuniste e të sigurimit të shtetit, të cilët prej 17 vjetësh kanë në dorë kryesimin e PD dhe të pushtetit politik dhe ekzekutiv. Ata që janë gjallë, janë jashtë kufijëve, si emigrantë prej dhunës që ushtroi pushteit i PD në vitet 1992-1997.Në lidhje me “vizitën mortore” të Berishës në përkujtim të asgjësimit të idealeve të lëvizjes studentore, që bëri, ne zhvilluam një bisedë me zotin Marjan Gryka, President i Shoqatës Mbarëkombëtare Nacionaliste “Azem Hajdari”:
Si e konsderoni këtë vizitë të Berishës pas 17 vjetësh tek stuydfentët?
E konsideroj si vizitën që bëri me porosi të Ramiz Alisë në vitin 1990, kur shkoi si pedagog, por që në fakt ishte “desant” i PPSH dhe i sigurimit të shtetit, mision të cilin e kreu dhe po e kryen me sukses të plotë. Kjo nis tek ofensiva e Berishës njerëzve që kishin idealet e Dhjetorit 1990 dhe kjo përcjell tek demokratët mesazhin, se ai nuk mund të ekzistojë dot as vetë në politikë, nëse nuk i jep fund monopolit të posteve në parti e në qeveri. Pozicionimi i deklaruar i figurave, nuk do të kalojë pa probleme, pavarësisht se Berisha njihet si një dorë e hekurt në kryesimin e gjithçkaje në selinë dhe qeverinë blu. Nuk e dimë, nëse Berisha ka përfshirë edhe veten në këtë skemë për të lënë një nga postet, por dihet që ai e ka futur në axhendë të shpejt këtë plan, prej të cilit mendohet një çarje akoma më e madhe nga kjo që po lëviz në mënyrë klandestine kafeneve. Atë lëvizje e bënë idealistët jo komunistë, ndërsa në poste dhe funskione të larta, kapardisen ata që nuk donin t’i dëgjonin as emrin dhe që mallkonin PD.

A është PD e sotme e Berishës, forca që përfaqëson idealet studentore të Dhjetorit 1990?
Jo, nuk është dhe nuk ka për të qënë asnjëherë, për aq kohë, sa në krye të saj të jetë Berisha dhe “kolegët” e tij komunistë, të dalë ga strofulla e PPSH. Unë e kam deklaruar edhe më parë në gazetën tuaj, që PD e sotme nuk duhet të kishte dhe nuk duhet të ketë “fytyrën” e sotme. As drejtuesit që ka dhe këtu, nuk e teproj dhe nuk bëjë “mëkat”, të deklarojë se përgjegjësinë historike të Berishës, për shkatërrimin e kësaj force të madhe politike, që u krijua si fuqi për të hedhur në koshin e plehërave diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Sali Berisha, me qëndrimet e tij mbështetëse ndaj ish-komunistëve, dëshmoi dhe po dëshmon, që jo vetëm nuk i ka prerë lidhjet me komunizmin, por edhe i ka rifreskuar ato dhe këtu nuk ëhstë fjala thejshtë se ka dy, apo tre komunist në administratë, por sespe ka instlauar mendësitë e atij sistemi në drejtim. Dhe kur vetë lideri është pjesë aktive e atij pushteti që burgosi, që vrau, që shpronësoi, që internoi dhe mohoi të drejtat e një populli mbarë, duke e ktheyr në skllav kolektiv, nuk mund të flitet për demokraci. Faktet janë të shumta dhe shqiptarët i dinë mirë. Nëse kësaj diktaturë iu hoqën simbolet, nuk i janë hequr praktikat dhe njerëzit që e kanë “ushqyer” atë.

Cilat janë “pikëtakimet” e shoqatës tuaj me idealet studentore?
Nuk flitet për pikë takime por për një organizëm, sepse ne jemi “gjaku” dhe “truri” I kësaj lëvizjeje të madhe historike. Ne jemi një shoqatë që mban emrin e Azem Hajdarit. Krijimi i saj ishte vepër e demokratëve të vërtetë, që kishin besim tek ai, edhe pse u vra Azemi, por nuk u “vra” figura, kontributi dhe idealet e tij, të cilat vetë Azemi, nuk i shkeli asnjëhërë edhe pse u përballë shumë herë, me atë kontingjent ish-komunistësh fanatikë, të cilët edhe pse ishin (dhe janë pjesë e drejtimit të PD), nuk kishin asnjë ideal demokratik e nacionalist, përkundrazi kishin depërtuar brenda saj, si “desantë” të PPSH, për ta shkatërruar demokracinë dhe idealin e Azemit e të të gjithë studentëve dhe shqiptarëve, që përmbysën diktaturën komuniste. Një merak të përhershëm kishte Azem Hajdari, pranë të cilit kam qëndruar në çdo sekondë: Lufta për demokracinë dhe nacionalizmin është më e vështirë me këta që na pengojnë nga brenda, sepse kundërshtarët politikë, i njohim dhe dimë të pozicionohemi! Kjo shoqatë, u krijua si domosdoshmëri për të përjetësuar dhe vazhduar idealet kombëtare e demokratike të Azem Hajdarit. Akti demokratik i Azem Hajdarit, për instalimin e pluralizmit politik nëpërmjet protestave studentore e më pas si politikan, janë vlera që meritojnë vëmëndje edhe sot, jo thjeshtë si kontribute. Ne i jemi përmbajtur këtij synimi dhe këtyre vlerave, duke mos lejuar askënd, kushdo qoftë në PD dhe jashtë saj, që të cënojë personalitetin e këtij formacioni të madh e të fuqishëm.

Cili ka qënë misioni juaj si idealistë, në atë dhjetor historik?
Ishim vërtetë idealistë, ndërsa ata që na u ngjitën në trubuna ishin ata që janë sot po në tribuna, që nga Sali Berisha, Skënder Gjinushi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami etj. Ata na përdhosën idealet, na vodhën demokracinë dhe sot po e përdorin për interesat e tyre dhe të klaneve ish-lomuniste të PPSH, të cilave u shërbejnë si ushtarë të bindur. Ne u futëm në “vijën” e demokracisë, me bindjen se do të kishim një shoqëri ndryshe, por në fakt nuk ndodhi kështu. Unë e kam ndjekur për 17 vjet politikën e këtij vendi, kam qënë dhe vazhdoj të jem pjesë aktive e saj, tashmë prej 9 vjetësh, në drejtimin e veprimtarisë së shoqatës “Azem Hajdari”. Jo vetëm unë, por të gjithë ata që kanë orientim idealin e Azemit, ndihen të motivuar për të mos u bërë pjesë e të keqes që ka pllakosur drejtimin politik të PD dhe praktikën qeverisëse të pushtetit të saj. Misioni ynë si drejtues dhe anëtarë të kësaj shoqate, ka pikë takimi vetëm me progresin dhe me idealin e pastër demokratik, duke shpërfillur pa asnjë ndrojtje, ata që e kanë harruar dhe që e kanë braktisur idealin e Azem Hajdarit e që fatkeqësisht ndodhen edhe në kupolën e PD.

A “qan” vërtetë Sali Berisha për Azem Hajdarin?
Lotë e kam parë në ekran, që derdh. Por se sa të sinqertë i ka, këtë e di vetëm ai, i cili sa lëshon kurorën, nis e qesh, sikur është në dasëm e jo në një ceremony përkujtimore për një figurë të madhe kombëtare. Konfirmojë faktin, që si shoqatë që ka emrin e Azemit, disa herë kemi kërkuar mbështetjen e kreut të PD, zotit Sali Berisha, njeriut që çdo 12 shtator dhe 5 maj, çon lule dhe derdh lotë tek memoriali i Heroit Azem Hajdari. Por çuditërisht, nuk e kemi patur këtë mbështetje. Kjo ka krijuar rezerva, për të cilat edhe pse i është kërkuar shpjegim, ai nuk është shpjeguar asnjëherë. Dhe kjo mendoj, se nuk ka qënë dhe nuk është normale. Ne kur krijuam shoqatën e konceptuam dhe e deklaruam hapur, madje e kemi edhe në statut e në program, se nuk jemi parti paralele me PD, por pjesë integrale, forcë aktive e PD, mbështetës të Berishës, duke mbajtur si orientim idealin e Azemit. Ne e vazhduam dhe po e avzhdojmë këtë rrugë. PD, me sa kuptuam atëherë dhe me sa shohim tani, ka nisur tjetër rrugë dhe kjo është shmangie nga ajo që nisi në dhjetor 1990.

PD e Berishës është në pushtet. Cili është vlerësimi për anëtarësinë e shoqatës tuaj?
Janë jashtë çdo vendi pune. Janë lënë në rrugë. Nuk përfillen nga askush. Madje kur dëgjojnë që anëtarësia jonë thotë se janë anëtërë të shoqatës “Azem hajdari”, atëherë ndëshkohen dhe shpërfillen më egërsisht, që nga berisha e deri tek ata “minjtë” e zyrave të PD e të ministrive. Këta të spostuar nga listat e punësimit e konsiderojnë këtë qëndrim shpërfilljeje, jo një harresë, ose pamundësi për t’u dhënë nga një vend pune të merituar, por një mosdashje me bindje dhe me projekt të paramenduar spostimi. Vendet e tyre në pushtet, nuk ua dhanë atyre, sespe i zunë “mjedisorët” e Xhuvelit, republikanët e Godos dhe Mediut, demokristianët e Ndokës, mësuesit dhe edukatoret e Pollos, minoritarët grekë të Dules, liberalët e Laços e po kështu të tjerë emra që sa ndjen erën e “kërmës” së pushtetit, u futën si këpusha nën kolltukun e Berishës, të cilit i pëlqyen dhe i gradoi në parti e në qeveri.

Ka ndarje mes pjesë idealsite të Dhjetorit 199- dhe kupolës së PD?
Ka kohë që nisur hapja e një hendeku ndarës, që thellohet përditë mes lidershipit të PD dhe anëtarësisë në bazë, madje dhe të zgjedhurve në qendër. Pardje, dëgjuam Besnik Mustafajn, që akuzoi direkt kryetarin e PD dhe ata që ka rrotull në kryesi dhe në qeveri, si njerëz me vese, si njerëz që punojnë për interesat e tyre, si njerëz që tradhëtuan militantët, si pushtetarë, që me qëndrimet e tyre shëprfillëse e brutale, kanë nxitur distancimin e madh e përfundimtar me shumë qëndrestarë dhe kontribues kualitativ të PD. Nëse shkon p.sh., tek ministria e Financave, shikon përditë rradhë të gjatë pas kangjellave, ose varg njerëzish nëpër korridore, që presin me dosje dhe CV në duar, që luten dhe lodhen duke kërkuar punë. Po kështu në kryesinë e Kuvendit, në ministrinë e Brendëshme, në ministrinë e Transporteve, në ministrinë e Jashtëme e të Bujqësisë, ku nuk u hapet dera, nuk marrin poërgjigje nga rojet, shtyhen me foircë kur tentojnë të takohen me ministrin etj.
 




E identifikuar

Ky flamur si gjethe fiku,

Sikur e ka pjerdh UMNIK-u
Capkenja
Asgje e larget...
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #143 më: 24-05-2008, 19:33:37 »

Problemi e ka emrin Berisha ne Shqipëri !
E identifikuar

DIKUR DO TA DUA DIKE,PO ASNJEHERE DIKE SI DIKUR merzitje
Progres
Justicia Per Siempre
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #144 më: 28-05-2008, 15:57:59 »

Kure mbiemrin problemi e ka Ilir META
E identifikuar

  Love is the answer, but while you're waiting for the answer, seks raises some pretty good questions
You can`t buy love in eBay
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #145 më: 29-05-2008, 23:35:27 »

Sunday, April 27, 2008
Sykuqi ne kafaz!

Para disa vitesh ne një te përditshme shqiptare ishin fokusuar buzët e Sali Berishës ku dukej qartë një pucer e vogël dhe autori me te drjete shqetsohej se përse shendeti i figures publike nuk bëhej i njohur haptas për te gjithë. Ky pretendim ishte i drejtë sepse fati i Atdheut varet edhe nga aftësia shendetsore e figurave kryesore te Vendit për te kryer deytrat e ngarkuara...por kjo nuk është gjë ne krahasim me konstatmin tim.

Qysh prej vitit 1994 sytë e zotit Sali Berisha janë te kuq, ç'ka na le të nenkuptojme se ai merr droga te forta për te kontrolluar veprimet e tij. Mendojese drogat duhet ti jenë imponuar nga ata te cileve ai i sherben dhe ai nuk ka rrugedalje nga kjo. Dozat droguese kanë ardhur ne rritje pasi imuniteti i krijuar prej tyre por edhe ngarkesat qe kanë hedhur mbi te bosat e Saliut janë te mëdha dhe afatet e reailizmit janë te shkurtra. Keshut pra me shumë ngarkese e me shumë droge dhe si rezultat sytë e Sli Berishës po bëhen me te kuq.

Megjithe shtimin e sasise se droges, kontrolli i vetvetes nga ana e Kryeministrit
tonë është ne kufijte e humbjes dhe kjo u pa qartë ne intervistat e fundit direkte te cilat ai i zhvilloi ne televizionet shqiptare por edhe ne BBC.

Ne këto kushte thirrja "Berisha ik!" nuk është shpëtimi i jonë ajo duhet te zevendesohet me thirrjen;"Sykuqi Berisha ne kafaz!".

Sykuqi Berisha duhet futur ne kafaze dhe me një vinc kafazi te varet ne qendër te Tiranës ku te jetë i ekzpozuar deri në fund te jetës se tij dhe të shikohet dhe sdudiohet si një specie e veçantë e pearfert me racen njerëzore.
Ky do të ishte një kontribut jo vetëm për Shqipërinë por për mbarë njerezimin.

Marrë nga Bllkanweb
E identifikuar

Ky flamur si gjethe fiku,

Sikur e ka pjerdh UMNIK-u
HolD*eM
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #146 më: 29-05-2008, 23:55:48 »

Asnjera nga ato. Ato janë pasojat...

100% dakort. Të gjitha apo opcionet e sondazhit janë rrjedhoja apo pasoja te kulturës apo moraleve personale ne rradhë të parë dhe shoqërore me tej.
NQS njeriu rrespekton veten, natyren dhe shoqërinë këto " problemet madhore" te shqiptareve do të shuheshin ne një periudhe shumë te shkurter.
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #147 më: 15-06-2008, 03:36:06 »

...

E identifikuar

Ky flamur si gjethe fiku,

Sikur e ka pjerdh UMNIK-u
labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #148 më: 15-06-2008, 06:01:33 »

nderhyrje te te huajve.po bëhemi si qen manar pas botës harruam gjithçka qe jemi me këto gjëra.jemi tepër popull naiv
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #149 më: 23-06-2008, 00:33:21 »

saliu qellimisht është duke provokuar durimin e këtij populli ne çdo formë te jetës. Është duke u akumuluar nji Vakum i madh ,ne çdo drejtim ,i cili n.q.s. ja arrin qëllimit te shperthej sipas planit te kriminelit berisha, do ket permassa te pariparushme për këtë komb.Shqiptare reagoni ,situata ku berisha po e shtyn këtë vend është me se e rrezikeshme ,situata është mjaft e qartë ,vall cfar prisni ! Qe sali krimineli te shperthej ? Kur do mesoj njeher inteligjenca e këtij populli e patriotet e vërtetë te parandalojne këto fenomene antikombetare ,kjo është e patolerushme edhe për vet opoziten e cila po fle nder dafina .Shqipria është pran nji fatkeqesie te papare . Gjumashi Dembel , duhet te hape syt e te shikoj bestien qe po i lepin koken ,për ta gelltitur .Nesër do jet tepër von .Bestia është berisha , izoloheni sa me pare.
Marrë nga Koha
E identifikuar

Ky flamur si gjethe fiku,

Sikur e ka pjerdh UMNIK-u
Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10] 11   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |