Forumi PolitikForumi Politik - Diskutime dhe LajmeArena Nderkombetare (Moderatore: Lefter, PяσgяєS)Zgjedhjet e parlamentit Europian, e djathta ne avantazh.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Zgjedhjet e parlamentit Europian, e djathta ne avantazh.  (E lexuar 108 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 128
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11600



Shiko profilin
« më: 08-06-2009, 10:40:09 »

Rezultatet e deritanishme per Europarlamentin tregojne nje fitore te forcave te djathta qe kane siguruar 267 vende ne parlamentin prej 736 eurodeputetesh.
Por ajo qe vlen te theksohet eshte fakti se keto ishin zgjedhjet me pjesemarrjen me te ulet te votuesve te zhvilluara ndonjehere, me 43.55 perqind.

Analistet mendojne se ky indiferentizem eshte pasoje e bindjes se qytetareve se BE nuk ka bere aq sa duhet per kapercimin e krizes globale. Pikerisht nga kjo situate duket se u favorizuan partite e se djathtes qe siguruan nje fitore bindese ne keto zgjedhje.

Nderkohe, pas mesnate, rezultatet treguan se e djathta evropiane siguroi afro 267 karrige, socialistet 159, liberalet 81 vende, te gjelbrit 54, radikalet 35, konfederata e te majteve te bashkuar 34 vende, te pavarurit 18 e te tjeret plotesojne 88 vendet e mbetura.

Eurodeputetet e sapozgjedhur do te ulen per here te pare se bashku ne 14 korrik ne sallen plenare te Parlamentit Evropian ne Strasburg. Dhe perpara se te nisin zyrtarisht pushimet europarlamentaret do te formohen komitetet e Parlamentit Evropian.

Ndryshe nga legjislaturat e meparshme, kesaj radhe, te gjithe eurodeputetet do te kene te njejten page mujore 7 mije euro neto si dhe 16 mije euro fond per ekipin qe do t’i asistoje ata gjate mandatit 5 vjecar.

Deputet e Bullgarise jane perfituesit e pare te rregullores se re, pasi deri tani paga mujore qe respektonte sistemin nacional regjistronte rrogen me te ulet per nje europarlamentar me vetem 450 euro, ndersa eurodeputetet italiane do te humbasin 6 mije euro cdo muaj, pasi rroga e tyre ishte me e larta nder 27 shtete evropiane, plot 12 000 euro.

TCH
E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
Faqe: [1]   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Projektet shqiptare në këtë shekull

Anketa
  • Cila do të ishte forma ideale e Shqiponjës në Flamurin tonë Kombëtar?
  • Dot Flamuri Aktual i Republikës së Shqipërisë
  • 10 (90%)
  • -
  • Dot Flamuri i cili përdoret krahas Flamurit Aktual të Republikës së Shqipërisë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Flamuri nr.3
  • 1 (9%)
  • -
  • Dot një tjetër!
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor