Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Botëror (Moderator: Lefter)Shqipëria midis Kines dhe SH.B.A


Faqe: [1]   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Shqipëria midis Kines dhe SH.B.A  (E lexuar 304 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 10-05-2006, 03:29:27 »

Vendi jonë e gjeti veten papritur ne një krize ndërkombëtare qe ka për protagoniste dy gjigandet e globit, SHBA-ne dhe Kinen. Siç mund ta kenë pare te gjithë Shtetet e Bashkuara sollen ne Shqipëri 5 disidente kineze, te cilët ne Kine kerkohen si terroriste, por qe amerikanet nuk mendojnë se janë te tillë. Duhet shënuar gjithashtu se këto 5 shtetas kineze janë refuzuar me pare nga 20 vende te tjera te botës ne te cilët amerikanet tentuan t'i dergojne. Së fundi janë ne Shqipëri dhe kjo ka ngjallur një debat te ashper mes shtetit shqiptar dhe atij kinez, sepse ky i fundit po pretendon se Shqipëria është duke shkelur konventat ndërkombëtar me mosdorezimin e shtetasve te saj, qe kerkohen për veprimtari separatiste dhe terroriste.
Siç bëhet e ditur ne gazeten Koha Jone duke përfituar nga situata ne loje po hyn dhe Republika e Kines (vini re jo Republika Popullore e Kines) qe siç njihet shkurt nga te gjithë, Tajvani. Ishulli i ndare kinez, qe bën jetë te pavarur prej me shumë se 50 vjet është ne lufte te perhershme diplomatike me republiken popullore se cili është me i njohur ne arenën ndërkombëtare. Perfundimisht Kina popullore është njohur ne pjesen dërrmuese te shteteve te botës, ndërsa Tajvani vetëm ne një numer te vogël. Por ky shtet duke përfituar nga ekonomia e tij e lulezuar dhe madhësia relative qe ka (rreth 20 milione banorë) tenton herë pas herë qe duke përfituar nga kriza si kjo e tanishmja te lidhe marredhenie me shtete të ndryshme. Kështu bëhet e ditur se kinezet  tajvaneze janë gati t'i japin Shqipërisë me shumë se  1 miliarde dollare ne kembim te njohjes diplomatike nga ana Shqipërisë te këtij shteti dhe prishjes me Kinen e madhe popullore.

Me rëndësi ne këtë rast është dhe fakti qe shteti shqiptar dhe kryeministri Berisha patën rastin te tregojnë qëndrimin e tyre të hapur properendimor, duke zgjedhur hapur si partner SHBA dhe duke flakur pa shumë probleme Kinen popullore, e cila ka dhe ka pasur jo pak ndikim ne vendin tonë duke filluar qe ne vitet '70 te shekullit te kaluar, kur shteti i atehershem komunist shqiptar i shkeputi marrëdhëniet aleatët natyrore europiane dhe u lidh me Kinen e largët te Maos.
Por përsëri ngelet për t'u pare se si do të shkoje kjo situate krize, sepse besoj jemi ende ne fillim te saj.
E identifikuar

BabyDance
Mjaltë
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 10-05-2006, 05:01:41 »

Pranimi i pesë shtetasve kinezë, shkak për reagime të ndryshme në politikën shqiptare

Deputetët kërkojnë të bëhet kujdes në marrëdhëniet me Kinën

A.R

TIRANË- Deputetë të Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme janë shprehur dje të rezervuar lidhur me pranimin e pesë shtetasve me kombësi kineze, si azilantë politikë nga ana e shtetit shqiptar. I pyetur nga gazetarët rreth polemikave që po shkakton kjo çështje në marrëdhëniet Shqipëri-Kinë, kryetari i komisionit, Preç Zogaj, tha se Shqipëria do të respektojë të gjitha konventat që lidhen me këtë çështje. "Do të trajtohen konform konventave dhe nuk shtrohet fare që të rrezikohen marrëdhëniet me Kinën. Shqipëria nuk merr përsipër të strehojë asnjë keqbërës të kërrkujt në këtë botë. Do të shikohet, sepse nuk e vendos unë tani këtë gjë. Sepse ju jeni dëshmitarë të këtyre problemeve, nuk diskutohet që do të trajtohen sipas konventave që rregullojnë këto çështje", - tha Zogaj. Më i prerë ka qenë deputeti i PAD-së, Neritan Ceka, i cili është shprehur se motivet përse është kërkuar të strehohen në Shqipëri duhet të jenë të qarta. "Në qoftë se motivi është i argumentuar dhe ka të bëjë me antiterrorizmin, për terrorizmin nuk ka kufij. Në qoftë se SHBA-ja i ka sjellë në Shqipëri, atëherë Shqipëria ka një legjislacion që nuk ka të bëjë me këtë çështje. Ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet me Kinën", - tha Ceka. Nga ana tjetër ish -ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tha se duhet një kujdes i veçantë në pranimin dhe dhënien e azilit politik. "Është pranimi dhe dhënia e azilit politik në një moment që nuk duhet të ngjallë reagime nga një fuqi tjetër e madhe me të cilën kemi marrëdhënie të mira dhe që kërkon patjetër kujdes në trajtimin e vet, një kujdes paraprak para se të merret vendimi, që siç janë forma të ndryshme paralajmërimi, bisedimet paraprake për të gjetur një mirëkuptim minimal me palën që në këtë rast është qeveria kineze", tha Milo. Por pavarësisht nga deklaratat e deputetëve në fjalë, duket se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës janë acaruar ndjeshëm, pasi dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze ka deklaruar se, nëse 5 shtetasit kinezë, të strehuar në Shqipëri, nuk do të riatdhesoheshin atje, do të ndërpriteshin marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë. Vendimi për të strehuar 5 kinezët e strehuar në vendin tonë, erdhi pas kërkesës që i bëri SHBA-ja shtetit shqiptar.

http://www.shekulli.com.al/index.php?page=shownews&newsID=95108
E identifikuar

Për ty minuta akoma me kan mbetur, për sytë e mi ende ai s'është tretur, e mbaj un lotin si kristal te fshehur dua enderen ta zgjoj...

babydance@zeriyt.com
wiliams
« Përgjigjja #2 më: 10-05-2006, 05:19:08 »

Është shumë i habitshem fakti,qe Amerika nuk i ka mbajtur vete(kuptohet për të mos patur telashe me Kinen)dhe na i ka faturuar neve 5 kinezet.Kjo do jetë një molle sherri për shumë kohe.
E identifikuar
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 12-05-2006, 04:51:43 »

Normalisht shteti shqiptar duke vënë ne peshoren diplomatike (siç merren zakonisht vendime te tilla) sepse një refuzim ndaj SHBA nuk do të kishte pasoja aq te mëdha për Shqipërinë ne kuader te marredhenieve te shkeelqyera qe kemi tashmë me ata, aq me tepër qe ishim mëse te justifikuar si ato 20 shtetet e tjera, ndërsa një ftohje e marredhenieve me Kinen, përveç fatures ekonomike ka pasoja direkte politike, pasi Kina si anetare e KS te OKB, ka te drejtën e vetos ne çështjen e Kosoves.
Nga ana tjetër edhe SHBA kanë te drejtën e vetos, por vete impenjimi i ytre ne zone, nuk do i lejonte ta ushtronin, pavarësisht 5 kinezeve.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
SirenegiuS
KV R-D

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 12-05-2006, 08:09:23 »

Historia…asgjë tjetër veçse përsëritje!!!
Alban Tartari

Të parët kanë patur të drejtë, kur thonin se historia, nuk është gjë tjetër veçse përsëritje. Në një mënyrë apo në një tjetër, është me të vërtetë kështu. Lidhjet shqiptaro-kineze, duket se e vërtetojnë këtë fakt. Tirana e vogël dhe Pekini i madh, kanë patur një histori të çuditshme "dashurie" në rreth 50 e ca vjet marrdhënie mes tyre. Të gjithë e dimë prishjen e famshme, e portretizuar bukur te "Koncerti" i Kadaresë, një thyerje mes dy diktatorëve, Mao Ce Dun dhe Enver Hoxha. Shkaku ishte një dhe i vetëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi dy vendet, u rilidhën sërish në fillim të viteve `90, ndoshta jo me pasionin e "dashurisë së parë" që s`ishte kurrësesi e para për Shqipërinë e viteve komuniste. Marrdhëniet vijuan gjithmonë duke ndxerrë në pah Tiranën që fliste për "një Kinë të vetme", pra mosnjohje të Taivanit, ndërkohë që Kina asnjëherë nuk e bëri qejfin qeder të thonte ndonjë llaf për Kosovën, ndonëse kjo nuk është një çështje e brendshme e Shqipërisë. Madje, duket se kombi më i madh në botë, është në krahun e Beogradit. Gjithsesi marrdhëniet mes Tiranës dhe Pekinit, ishin të mira, deri para pak ditësh. Pesë qytetarë kinezë, turkofonë të rracës uigure, pakica më e madhe në Republikën Popullore, kërkuan azil politik nga Tirana zyrëtare. Ata sapo ishin liruar nga burgu amerikan i Guantanamos në Kubë dhe ishin sjellë në Shqipëri, me talimate të veçanta të Uashingtonit zyrëtar. Amerikanët thanë se nuk do t`i dorëzonin uigurët në Pekin, sepse atje mund të keqtrajtoheshin. Gjithsesi, pesë shtetasit dolën edhe për kafe në rrugët e Tiranës, ndërsa Pekini zyrëtar kërkoi ekstradimin e tyre. Qeveria kineze, shtetasit e saj muslimanë nuk i konsideronte si azilantë apo emigrantë të thjeshtë, por si persona të dyshuar për terrorizëm. Gjuha e butë në fillim, u pasua nga tonë më të ashpra, që kurrë nuk ishin parë në komunikimin politiko-diplomatik të kinezëve ndaj Shqipërisë. Edhe atëherë kur urat ishin shkatërruar mes dy vendeve, pala kineze këtë nuk ja kishte transmetuar popullit të saj. Dhe mëse 28 vjet pas "Prishjes së Parë", në horizont papritur dhe çuditërisht shfaqet ftohja e dytë më miqtë tanë të largët komunistë. Dhe shkaku, mbetet një dhe i pandryshueshëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëse dikur, Kadare do të shkruante se Enver Hoxha kishte kritikuar "shokun Mao", për hapjen dhe marrdhëniet me SHBA, tashmë ndodh e kundërta. Kina akuzon Shqipërinë për lidhjet dhe bindjen e treguar ndaj Shteteve të Bashkuara. Pra, historia s`mbetet tjetër veçse një përsëritje. Tashmë pritet më interes se ç`do të ndodhë mes dy vendeve. Shefi i politikës së jashtme shqiptare, Besnik Mustafaj, mohoi sëfundi faktin se ka një krizë mes dy vendeve. Ai gjithashtu tha se do të vizitojë Pekinin në vjeshtë, ashtu siç ishte parashikuar. Pritet me interes vendimi i Tiranës zyrëtare lidhur me pesë azilkërkuesit, të cilët janë kthyer në një mollë sherri mes Tiranës dhe Pekinit.

Gazeta Start
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |