Faqe: [1]   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Iran, rivalët e lojës për pushtet  (E lexuar 112 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 23-06-2009, 15:56:00 »

Që nga Lideri Suprem, Presidenti Ahmadinejad, kandidatët e shefat e ushtrisë

Iran, rivalët e lojës për pushtet

Dhjetë figurat që do t‘i japin formë të ardhmes së vendit

Pavarësisht të gjitha kritikave që merr vazhdimisht nga Perëndimi, Republika Islamike e Iranit është shumë më demokratike krahasuar me shumë shtete të Lindjes së Mesme. Kjo është edhe një nga arsyet se përse në rrugët e Teheranit dalin përditë qindra mijëra vetë për të kërkuar rinumërimin e votës presidenciale. Revolucioni Islamik i Ajatollah Khomainit i vitit 1979 krijoi një sistem politik hibrid në të cilin u kombinuan parimi i dhënies së një pushteti shumë të madh i përfaqësuesve të fesë me parimin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike, pavarësisht se listat e kandidatëve përfshinin vetëm ata që ishin të betuar ndaj parimeve të revolucionit. Rezultati ishte krijimi i një regjimi në të cilin konkurronin fraksione dhe personalitete, me versionin e tij origjinal të shpërndarjes së pushtetit në disa institucione nga strukturat qeveritare deri te këshilli i klerikëve, anëtarët e të cilit nuk zgjidhen. Edhe Lideri Suprem që ka pushtetin më të madh dhe përfundimtar ekzekutiv në vend caktohet nga organizmi i klerikëve, një Asamble Ekspertësh me 86 anëtarë, që ka gjithashtu pushtetin ta largojë kryeklerikun. Konflikti në Iran deri më tani nuk ka qenë një revoltë e përgjithshme e masave kundër sistemit, sesa një luftë e vërtetë për pushtet brenda vetë klasës qeverisëse të vendit, si dhe një betejë mbi rrugën që do të marrë drejtimi i vendit. Më poshtë do të tregojmë se cilët janë lojtarët kryesorë që mund të përcaktojnë të ardhmen e Iranit në dramën që është në zhvillim e sipër.



Ajatollah Ali Khamenei
Ai ka qenë personaliteti i vetëm dhe më i fuqishëm në Iran që pas vdekjes së Ajatollah Ruhollah Khomeinit, 20 vjet më parë. Pikërisht kjo vdekje e vendosi atë në postin e Liderit Suprem. Ai është një person të cilit i mungon tërësisht karizma apo prestigji prej ati të kombit që karakterizonte paraardhësin e tij. Autoritetin e vet e ka arritur me mbështetjen që i ka dhënë çështjes së islamizmit radikal dhe me krijimin e imazhit si ati i familjes iraniane. Mbështetja e menjëhershme që u dha zgjedhjeve presidenciale tregon për frikën e tij ndaj lëvizjes së reformistëve për demokraci. Kjo e ka shndërruar atë në objektiv të kërkesave për ndryshim.


Mahmoud Ahmadinejad
Një konservator fetar i linjës së ashpër, ish-kryetar i Bashkisë së Teheranit. Fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2005 duke veshur mantelin e një populisti, njeriu të thjeshtë e djali të zakonshëm që luftonte klasën politike të korruptuar, si dhe një nacionalist që për 4 vjet rresht i tregoi botës muskujt e fortë të Iranit. Është figura politike më provokative në skenën politike të Iranit që nga vitet e hershme të Republikës Islamike. Ka bërë thirrje për zhdukjen e Izraelit, ka vënë në dyshim Holokaustin dhe ka nxitur zhvillimin e programit bërthamor të Iranit. Ai mbështetet nga fraksionet politike e të fuqishme, por në hije të organizatave që qëndrojnë pas Liderit Suprem të Iranit.


3. Mir Hossein Mousavi


Ish-kryeministri Mousavi doli nga pasiviteti politik këtë vit me qëllim kandidimin në zgjedhjet presidenciale të vendit si kandidat i pjesës reformatore, pragmatiste të vendit duke premtuar më shumë demokraci për vendin dhe një menaxhim më të mençur e të kthjellët të ekonomisë së vendit, si dhe një përmirësim të lidhjeve me Perëndimin. Për Presidentin aktual, ai ishte një sfidë e madhe dhe më pas akuzat e tij për manipulim të zgjedhjeve dhe denoncimi që i bëri pushtetit si "diktaturë" e kanë shndërruar në një figurë të paprecedentë në sfidën që i bëhet status quosë nga forcat pro reformiste.


4. Mohammed Khatami

Një klerik i rangut të mesëm dhe veteran i Revolucionit të vitit 1979, ai duket se doli nga hiçi kur arriti të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 1997 me një fitore jashtëzakonisht të madhe. Presidenca e tij me dy mandate ndihmoi shumë në zhvillimin dhe rritjen e lëvizjes reformiste në Iran, por Pranvera e tij e Teheranit përfundoi me një "ngricë" kur elementët konservatorë besnikë të Liderit Suprem sulmuan të gjitha liritë civile dhe bllokuan iniciativat e reformistëve. Dështimi i Khatamit i la miliona mbështetësit e tij, një pjesë e madhe e të cilëve shumë të rinj dhe gra, të zhgënjyer për perspektivën demokratike të Iranit. Ai është një intelektual fetar që drejton një institucion për promovimin e dialogut kulturor dhe mbetet një zë shumë i respektuar për reformën.


5. Ajatollah Akbar Hashemi Rafsanjani


Ish-numri 1 i Parlamentit dhe dy herë President i vendit, ai njihet herë si mik e herë si armik i personave më të pushtetshëm të regjimit iranian. Aktualisht, drejton Asamblenë e Ekspertëve, organizmin që ka për detyrë të zgjedhë Liderin Suprem dhe ky pozicion i jep shumë mundësi që të luajë një rol të rëndësishëm në konfigurimin e pushtetit të ardhshëm në Iran. Ka qenë jo popullor me reformistët për shkak të tendencave të tij autokratike. Është rival i vjetër i Khamanait dhe së fundi edhe i Ahmadinejad, kryesisht i politikës së tij të jashtme dhe pozicionit që ka marrë në zgjedhjen e disa çështjeve brenda vendit. Shquhet për pragmatizmin e tij dhe promovimin e marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet ‘80. E paralajmëroi shumë seriozisht Khamenein për mosmanipulim të votave. Është një nga mbështetësit kryesorë të fushatës së Mousavit dhe përpiqet vazhdimisht, në prapaskenën e fuqishme të politikës së Iranit.

6. Mehdi Karroubi

Karroubi, që doli i treti në zgjedhjet presidenciale, është një klerik veteran, politikan dhe ish-kryetar i Parlamentit i mbështetur nga disa figura të moderuara, si dhe nga votuesit e zonave rurale. Ai bëri fushatë kundër Ahmadinejad, duke u paraqitur si pasuesi i natyrshëm i Khatamit dhe si kreu i Lëvizjes Reformiste. Kjo ishte humbja e dytë radhazi në zgjedhjet presidenciale. Në vitin 2005, Ahmadinejad e mundi për shumë pak Karroubin i cili zuri vendin e dytë.


7. Ajatollahu i madh, Hossein Ali Montazeri


Konsiderohej nga Ajatollah Khomeini si trashëgimtari i tij deri para një grindjeje të gjatë që patën të dy. 87-vjeçari mbetet një nga kritikët më të ashpër të regjimit. Në një deklaratë publike, kleriku me një qëndrim shumë më autoritar se vetë Khamenei, e kundërshtoi ashpër përfundimin e zgjedhjeve duke deklaruar: "Askush me një mendje të shëndoshë nuk do t‘i pranonte rezultatet zyrtare". Edhe pse ai nuk drejton asnjë fraksion politik, kredencialet që ka e bëjnë një zë të fuqishëm moral. Ka kaluar shumë vite arresti në shtëpi në Qom për vënien në dyshim të parimit të pushtetit të klerikëve, pavarësisht pozicionit të tij të lartë në regjimin klerikal.



8. Ali Larijani


Aktualisht është kryetar i Parlamentit dhe një nga strategët e gjithëkahershëm të regjimit aktual, si dhe këshilltar për çështjet e sigurisë kombëtare i Liderit Suprem. Ai drejtoi bisedimet për çështjen bërthamore me Perëndimin para se të largohej nga detyra nga Presidenti Ahmadinejad. Ai konsiderohet si pragmatist dhe konservator që është njëherazi i afërt me Liderin Suprem, por edhe në kundërshti me Presidentin në lidhje me disa politika, si dhe për disa çështje personale. Pas zgjedhjeve, ai uroi Ahmadinejadin për fitoren, por dënoi edhe Ministrinë e Brendshme të vendit për sulmin ndaj studentëve.


9.Gjen.Maj Mohammed Ali Jafari


Jafari drejton Trupat e Gardës Revolucionare të Iranit, një ushtri me një personel prej 300 mijë personash, pa numëruar rezervistët. Garda është elementi më i fuqishëm i forcave të sigurisë së regjimit që drejton gjithçka nga sistemi i raketave te milicia basij, që ka marrë pjesë së fundi për shtypjen e protestave në Teheran. Garda është renditur në listën e qeverisë amerikane të organizatave terroriste dhe ajo ka edhe një pushtet ekonomik në vend dhe është e lidhur dhe e përfshirë me bizneset e fuqishme në vend. Mendohet se është një nga mbështetëset më të fuqishme të Ahmadinejadit, edhe pse një nga ish-komandantët më me influencë u reshtua kundër tij në zgjedhjet e fundit. Bëhet fjalë për kandidatin Mohsen Reza që, sipas rezultateve zyrtare, zuri vendin e katërt. Mbështetja e Gardës dhe e milicisë basij është kryesore për çdolloj lëvizjeje dhe mbi të gjitha për shpresën e regjimit aktual për të shtypur të gjitha llojet e revoltave.


10. Ajatollah Ahmad Jannati


Ndërkohë që pjesa më e madhe e klerikëve të lartë janë skeptikë ndaj Ahmadinejad, Jannati 83-vjeçar është aleati kyç shpirtëror dhe ideologjik i Presidentit. Konsiderohet si shumë radikal mes klerikëve të lartë dhe drejton Këshillin Gardian me 12 anëtarë që merret edhe me mbikëqyrjen e zgjedhjeve. Këshillit i është kërkuar vëzhgimi i pozicionit të kandidatëve që pretendojnë se u janë shkelur të drejtat. Jannati është kundërshtar i hapur i Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e ka përdorur vazhdimisht autoritetin e tij për të goditur reformistët që kanë kërkuar të marrin Presidencën, apo edhe ndonjë vend në Parlament, me argumentin që kërkesa e parë për të gjithë ata që duan të ngjisin shkallët e pushtetit është besnikëria absolute ndaj sundimit të Liderit Suprem. Jannati është gjithashtu themelues i shkollës fetare në Qom dhe mbështet mësimet e Mehdiut, apo Imamit të Fshehtë, i cili sipas traditës thuhet se do të shfaqet në mesin e një kaosi global për të përhapur mësimet e Islamit në të gjithë botën.

G.Shqip
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Keni menduar ndonjehere ti futeni biznesit online?
  • Dot Ate gje po bej aktualisht
  • 2 (11%)
  • -
  • Dot Se shpejti do ti futem
  • 3 (16%)
  • -
  • Dot Thjeshte kam menduar
  • 7 (38%)
  • -
  • Dot Sme ka shkuar ne mendje
  • 2 (11%)
  • -
  • Dot Jam injorant nga menyrat e biznesit online!
  • 4 (22%)
  • -
  • Numri total i votave: 18
  • Shiko temen

* Sponsor