Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Illuminati!  (E lexuar 3192 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
milanisti
« më: 26-10-2004, 20:29:20 »

Kush di diçka për sektin, apo levizjen supersekrete botërore te njohur me emra te ndryshëm, si Masonet, Illuminati etj? Kam lexuar se këta janë shumë te fuqishem dhe ne te vërtetë kontrollojne qeveritë me te fuqishme botërore si dhe ekonomine me banka e financa.

[attachment deleted by admin]
E identifikuar
marioni

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 28-10-2004, 15:45:10 »

është e veretet dhe unë kam lexuar diçka për këtë sekt dhe është me te vërtetë me i fuqishmi ne bot dhe kontrollon madje shumë shtete te fuqishme te botës...baza e tyre janë  bankat pjesa me e madhe e këtyre janë bankier super te fuqishem...si sekt me duket se është krijuar diku nga shek.i XVII apo i XVIII i pari qe e krijoje këtë sekt gjuhej adam vajshop ai i krijoj lozhat masone i inspiruar dhe nga sekti i jezuiteve.....etj.. etj
E identifikuar
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 02-11-2004, 19:36:56 »

fillimi i masoneve është me kryqezatat
origjina e tyre gjendet te Knights Templars.
ne te arthmen du fus me shumë argumenta se tani nuk kam kohe.
për me shumë informacion shikoni Harun Yahya.com

E identifikuar

sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 02-11-2004, 19:55:35 »

kjo teme është për ata qe kanë dije mbi organizaten a masoneve si the degeve të tyre.
ky artikull qe vjen me poshte është vetëm fillimi te tjerë do të vijojne




The Order of the Knights Templars has its roots in the crusades. To some extent, we had explored it in our previous works, The New Masonic Order (1995) and Global Freemasonry (2002). This order was originally founded to fight for Christianity, but over time-as the Templars acquired immense power, adopted heretical teachings, and established a capitalist system based on material gain, their order fell afoul of the Church.

Rumors circulating about the Templars led to years of investigations, revealing that the order was blasphemous and that it performed black magic rituals, similar to today's satanic sects. The order was subsequently declared unlawful. The Knights' liquidation and arrest arose from a joint decision by the French King and the Pope. Some historians regard the Templars' trial and subsequent liquidation as one of the most significant social events of the Middle Ages.

Ironically, the truly interesting part of the Knights Templars Saga began only after the order was liquidated. According to the generally accepted view, the order went underground, developing a deep animosity for monotheistic religions and the Church in particular and, in the long-term, transmuted into the organization known today as Freemasonry. The Masons' antireligious philosophy and involvement in revolutions and political movements is a consequence of their Templars ancestry.

In other words, the Knights Templars still survive in the present, under the name of Freemasonry. Those who reach the highest degrees of Masonry are granted Templar-inspired titles such as "Guardian of the Temple." In the United States, some lodges that convene under the name of the Knights Templar are affiliated with Masonry. Masonry, on the other hand, continues the Templars' foremost tradition of opposing religion, as well as being actively avaricious, now and again relying on extra-legal methods similar to the Mafia's. Compelling examples-including the P2 Masonic lodge and murders of Jack the Ripper-are scrutinized in this book's later chapters. We will also investigate the Templar/Masons' Syndication's impact on Turkey's recent history.

All this will demonstrate that accepted history facts, and especially current developments, are not always what they appear to be; and that behind processes and events thought to be developing naturally, shadowy designs can be detected. As God reveals to us in the Qur'an (16: 45), those who "organize and propagate evil" are closer than we imagine-often, in fact, nearby.


Masons reaching the highest degree, that of Grand Master, also receive the title of Knights Templar. The above illustration shows the degrees of Masonry, where the highest degree is equivalent to the "Order Knights Templar."
E identifikuar

sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 30-11-2004, 14:52:25 »

a ka ndonjë ndonjë tjter qe ka informacion për ta?(masonet)
E identifikuar

Solist
Der Kaiser

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 30-11-2004, 17:48:10 »

Kam pas unë shumë po se di nga me janë futur. Plus përtoj ti postoj lolol
Megjithatë bëj një seach ne web edhe besoj do gjesh shumë info.
E identifikuar

There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 30-11-2004, 19:28:24 »

nuk është puna te mi japësh mua se jam velur me inforacione mbi masonet.
kam lexuar 2 libra mbi ta.
po puna është ti sjellësh këtu qe te lexojnë te tjerët.
E identifikuar

Glaserian

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 03-01-2005, 14:07:55 »

shikoni filimin e fundit SEKRETI I TEMPLAREVE .

ka gjëra të reja ne lidheje me masonerine.
E identifikuar

Sono un uomo;
nulla, che sia umano, mi Ú estraneo.
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 07-01-2005, 23:36:15 »

Përshëndetje Sulltani,

Tamplieret apo ndertuesit e tempujve u pasuruan pas kthimit nga toka e shenjtë dhe arriten shumë kolosale sa qe iua kthyen shpinen edhe mbretit kështuqë mbreti i frances u deturua ti masakroje. Pra u krijua një sekt duke par perfitimin e madh qe nxirrnin themeluesit e këtyre tempujve, ne emër të Krishtit. Nder njerzit e njohur, kam ndegjua se ishte edhe
Mikel Nostradamusi, pastataj dalim tek Napoleon Buenapora i cili edhe ky kishte grumbulluar një pasuri të madhe e qe e dirigjonte terë Francen dhe Europen familja e tijë !
Këto ishin sektet Masone q ekishin për bazë ndertuesit apo themeluesit e Tempujve përndryshe Masonet ishin edhe jan ende pasardhesit e Templierve, vetëm emrin ia kan ndryshuar.
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 22-03-2005, 16:05:21 »

Mendim i përbashkët i shumicës së historianëve të Frankmasonerisë është se origjina e organizatës rrjedh nga Kryqëzatat. Në fakt, edhepse Masonizmi zyrtarisht ishte i themeluar dhe i pranuar vetëm në Angli në fillim të shek. 18-të, rrënjët e organizatës zejnë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të. Në qendër të këtij tregimi të njohur është një rend i kryqëzatave i quajtur Tamplierët Kalorës (The Knights Templar) apo vetëm Tamplierët.

Gjashtë vjet para kësaj vepre, libri ynë i titulluar "Rendi i ri i Masonëve", ka shtjelluar historinë e Tamplierëve në mjaft hollësi. Për këtë shkak, tani do të japim vetëm një përmbledhje. Duke analizuar rrënjët e Masonerisë dhe ndikimit të saj në botë, zbulohet kuptimi i fjalës "Frankmasoneria globale".

Pa marrë parasysh se nëse dikush këmbëngul në atë se kryqëzatat ishin në të vërtetë ekspedita ushtarake që bëheshin në emër të fesë së krishterë, në të vërtetë, kanë qenë të ndërmarra për përfitime materiale. Në kohën kur Europa ishte duke përjetuar urinë dhe mjerimin më të madh gjatë historisë së saj, në Lindje lulëzonte përparimi dhe pasuria sidomos tek muslimanët në Lindjen e Mesme, e që ishin karrem për europianët. Kjo tendencë duke marrë pamje religjioze, e zbukuruar me simbole të krishterizmit; edhepse, në të vërtetë, idea për Kryqëzata ka lindur nga dëshira për përfitime të kësaj botë. Kjo ishte arsyeja për ndryshim të papritur ndër të krishtarët europianë nga politikanët e tyre të mëhershëm që ishin paqësore, në një agresion ushtarak.

Themelues i luftërave të Kryqzatave ishte Papa Urbani II. Ai thirri Këshillin e Clermontit në vitin 1095, në të cilën ish-doktrina pacifiste e krishterë u lë anash. Lufta e shenjtë ishte thirrur për qëllim që të rrëmbejnë tokat e shenjta nga muslimanët. Duke pasuar Këshillin, një armatë e madhe e luftëtarëve të Kryqzatave u formua, e përbërë nga ushtarët profesionalë dhe me dhjetëra mijëra njerëz.

Historianët besojnë se aventura e Papës Urban II kishte lindur nga dëshira e tij që të pengojë konsolidimin e kundërshtarit të tij për Papë. Përveç kësaj, derisa mbretërit europianë, princërit, aristokroatët dhe të tjerët përshëndetën thirrjen e Papës me kënaqësi, qëllimet e tyre ishin kryesisht të zakonshme. Ashtu siç shprehet Donald Queller nga Universiteti në Illinois; kalorësit francezë dëshironin më shumë hapsirë të tokës. Tregtarët italianë shpresonin t'a zgjeronin tregtinë edhe në portet e Lindjes së Mesme. Numër i madh i të varfërve iu bashkangjitën ekspeditave vetëm për shkak se të largohen nga jeta e vështirë e tyre." 1 Gjatë rrugës, kjo masë lakmitare heqte kokat e shumë muslimanëve, bile edhe të çifutëve, me shpresë se do të gjejnë arin dhe stoli. Luftëtarët e kryqëzatave bile bile u kanë çarë barkun atyre që i kanë vrarë ashtuqë të gjenë arin dhe gurët e çmuar që viktimat kanë mundur t'i përpinin para se të vdisnin. Lakmia materiale ishte aq e madhe saqë fare nuk i brente ndërgjegja gjatë plaçkitjes së Konstantinopolit (Stambollit të sotëm) që atëherë ishte qytet i krishterë gjatë Kryqëzatës së Katërt, kur ata zhveshnin shtresën e arin nga freskat e krishtera në Aja Sofi.

E identifikuar

sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 22-03-2005, 16:06:21 »

Pas udhëtimit të gjatë dhe të vështirë, pas shumë plaçkitjeve dhe masakrave ndaj muslimanëve, kjo hordhi e egër të quajtur Luftëtarë të Kryqëzatave arrinë në Jerusalem në vitin 1099. Kur qyteti u mposht pas rrethimit prej afër 5 javësh, luftëtarët e kryqëzatave arrijnë të hyjnë brenda në të. Ata treguan egërsi të ashpër që bota kurrë ndonjëherë nuk ka pasur rastin t'a shoh. Të gjithë muslimanët dhe çifutët ishin vën nën tehun e shpatës. Sipas fjalëve të një historiani. Thuhet se: "Ata vranë të gjithë Saraçenët (arabët) dhe turqit që i ka në gjetur... si meshkujt ashtu edhe femrat" 2 Njëri ndër luftëtarët e Kryqëzatave, Raymond of Aguiles, bile edhe mburret me këtë ashpërsi të paparë:

"Aty mund të shiheshin pamje të bukura. Disa nga njerëzit tanë (e kjo ishte gjëja më e mëshirshme) kanë këputur kokat armiqëve të tyre; tjerët i kanë gjuajtur me shigjeta, ashtuqë binin nga kështjellat; tjerët i torturonin më gjatë duke i hedhur në flakë. Grumbuj të mëdhenj të kokave, duarve dhe këmbëve mund të vëreheshin nëpër rrugët e qytetit. Ishte e pamundur që të gjesh ndonjë rrugë të kalueshme nga trupat e njerëzëve dhe kujave. Por këto ishin gjëra të imta në krahasim me çfarë ndodhi në Tempullin e Solomonit, vend ku shërbimet fetare zhvilloheshin normalisht... në Tempullin dhe oborrin e Solomonit, njerëzit laheshin në gjakun që arrinte deri në gjunj. 3

Për dy ditë armata e Kryqëzatave vranë nja 40.000 muslimanë në mënyrën më barbare.4 Luftëtarët e Kryqëzatave bënë Jerusalemin kryeqytet të vetin dhe themeluan Mbretërinë Latine që shtrihej që nga kufiri me Palestinën e deri në Antioch.

Më vonë, luftëtarët e Kryqëzatave inicuan një luftë në mënyrë që të mbajnë pozitën e tyre në Lindjen e Mesme. Në mënyrë që të mbajnë shtetin që e formuan, ishte e nevojshme që ai disi të organizohej. Në fund, ata themeluan njësinë ushtarake, që nuk kishte ekzistuar kurrë më parë.

Antarët e këtyre njësiteve vinin nga Europa në Palestinë dhe jetonin në një lloj manastiri ku bënin ushtrime ushtarake dhe pregaditeshin të luftonin kundër muslimanëve.

Një njësi nga kjo ushtri, në veçanti, ndryshonte nga të tjerat. Ajo pësoi transformim që do të ndikojë dukshëm edhe në rrjedhat historike. Ky rend (njësi) ishte Tamplierët.

E identifikuar

sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 22-03-2005, 16:07:18 »

Tamplierët apo emri i tyre i plotë Bashkëluftëtarët e varfër të Jezu Krishtit dhe Tempulli i Solomonit (The Poor Fellow-Soldiers of Jesus Christ and the Temple of Solomon), ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Themeluesit e rendit ishin dy kalorës francezë, Hugh de Payens dhe Godfrey de St. Omer. Në fillim ishin 9 antarë, por rendi vazhdimisht rritej. Arsyeja që ata emëroheshin sipas Tempullit të Solomonit ishte vendi që ata zgjodhën për bazë, e ai ishte bazamenti i Tempullit ku gjindeshin mbeturinat e Tempullit. Ishte lokaliteti i njejtë ku gjindeshin edhe Kubeja (Koka) e Shkëmbit (Dome of the Rock) apo (Qubbet as-Sakhrah).

Tamplierët u vetëquajtën "luftëtarë të varfër", por për një kohë shumë të shkurtër u bënë shumë të pasur. Pelegrinët e krishterë, që vinin nga Europa në Palestinë, ishin nën kontroll të plotë të këtij rendi, e që me të hollat e tyre ata u bënë shumë të pasur. Përpos kësaj, ata për herë të parë rregulluan sistemin e çeqeve dhe kredive, të ngajshëm me atë bankar. Sipas autorëve britanikë, Michael Baigent dhe Richard Leigh, ata themeluan një tip të kapitalizmit mesjetar; dhe bënë nismën e mënyrës moderne të veprimtarisë bankare përmes transakcioneve të tyre me bazë interesi. 5

Tamplierët ishin ata që bartinin përgjegjësinë më të madhe për sulmet e luftëtarëve të kryqëzatave ndaj muslimanëve dhe vrasjen e tyre. Për këtë shkak, komandanti më i madh islamik Saladini, që e mposhti armatën e kryqëzatave më 1187, në betejën e Hattinit e që pastaj e çliroi edhe Jerusalemin, ku mëpastaj dënoi për vdekje Tamplierët për krimet e bëra, edhepse pëkundër kësaj ai përndryshe fali edhe një numër të madh të krishterëve. Edhepse humbën Jerusalemin dhe patën dëme të mëdha, Tamplierët vazhduan së ekzistuari. Dhe, përkundër zvoglimit të pranisë së krishterëve në Palestinë, ata e shtuan fuqinë e tyre në Europë, së pari në Francë e pastaj edhe në vendet tjera, duke u bërë shtet përbrenda shtetit.

Nuk ka dyshim se fuqia e tyre politike bëri që të shqetësohen edhe monarkët e atëhershëm europianë. Por ishte edhe një aspekt tjetër i Tamplierëve, ata gjithashtu shqetësuan edhe klerin: rendi gradualisht heqte dorë nga feja e krishterë dhe derisa ishin në Jerusalem, adoptuan një varg doktrinash të çuditshme mistike. Flitej se organizonin edhe rituale të çuditshme në mënyrë që t'i japin formë këtyre doktrinave.

Më në fund, më 1307, mbreti francez Philip Le Bel vendosi që t'i arrestojë antarët e rendit. Disa nga ata arritën që të ikin por shumica e tyre u kapën. Papa Klementi V iu bashkangjit spastrimit. Pas gjykimit të gjatë, shumë Tamplierë pranuan se ishin heretikë, kishin refuzuar fenë e krishterë dhe kanë ofenduar Jezunë në meshat e tyre. Përfundimisht, udhëheqësit e Tamplierëve që veten e quanin "grandmasters" apo "kryetarë të urdhërit", duke filluar që nga kryesori i tyre, Jacques de Molay, ekzekutohen më 1314 me urdhërin e Kishës dhe mbretit. Shumica e tyre u futën në burg, ashtuqë rendi u shpërbë dhe zyrtarisht pushojnë së ekzistuari.

Disa historianë kanë tentuar që t'a paraqesin gjykimin e Tamplierëve si komplot nga ana e mbretit të Francës dhe përshkruanin kalorësit si të pafajshëm ndaj akuzave. Por, ky lloj interpretimi dështon në disa aspekte. Nesta H. Webster, historiane e famshme britanike me njohuri të mëdha për historinë okulte (dukurive të jashtënatyrshme), analizon këto aspekte në librin e saj "Shoqëritë sekrete dhe lëvizja subverzive (armiqësore)" (Secret Societies and Subversive Movement). Sipas Webster tentativa për shfajsimin e Tamplierëve nga herezia që ata e kishin pranuar gjatë kohës së gjykimit është e pabazë. Së pari, gjatë marrjes në pyetje, përkundër pohimeve standarde, nuk janë torturuar të gjithë Tamplierët.

Sidoqoftë, pranimi i fajit nga ana kalorsëve del se është rezultat i imagjinatës së njeriut që mund të shpiket nën ndikimin e torturës? Është vështirë e besueshme se shpjegimet e ritualit të pranimit që janë të njohura në detale nga tregimet e njerëzëve nga vendet e ndryshme, ku tregojnë ngjajshmëri njëri me tjetrin, edhepse, në frazeologji të ndryshme, mund të jetë një trillim i pastër. A kanë qenë viktimat të shtyera që të trillojnë, ata sigurisht se do të ishin në kundërshtim me njëri tjetrin, dhe se janë ankuar në agoni se të gjitha llojet e ritualeve të egra dhe të pabesueshme janë bërë me të njëjtin qëllim që të plotësojnë dëshirat e akuzuesëve të tyre. Por jo, secila del me përshkrim të ceremonisë së njejtë pak a shumë kompakte, me hollësi karakteristike që tregon personalitetin e folësit dhe kryesisht të gjitha tregimet përputhen me njëra tjetrën. 6

Sidoqoftë, gjykimi i Tamplierëve përfundoi me shkatërrimin e rendit. Porse, edhepse rendi "zyrtarisht" pushoi së ekzistuari, në të vërtetë ai nuk u zhduk rrënjësisht. Gjatë arrestimit të papritur më 1307, disa Tamplierë ikën dhe arritën që t'i fshehin gjurmët. Sipas tezës së bazuar në dokumente të ndryshme historike, një numër i konsiderueshëm i tyre u shpërngulën në mbretërinë e vetme europiane që nuk e njihte autoritetin e Kishës Katolike në shek. e14-të, në Skoci. Atje, ata organizohen nën patronatin e mbretit të Skocisë, Robert the Bruce. Pas një kohe, ata gjetën një metodë të përshtatshme për maskim me të cilën ata vazhduan ekzistencën e tyre klandestine: ata u infiltruan në gilderinën (shoqatën) më të rëndësishme në Britaninë e mesjetës- lozhën (degën) e muratorve dhe përfundimisht ata morën nën kontroll këto llozha.7

Llozha e muratorëve ndërroi emrin dhe në fillim të periudhës bashkëkohore, e quajnë veten "lozha masonike". Rituali skocez është dega më e vjetër e Masonerisë, ku i ka fillet në fillim të shek. të 14-të, nga Tamplierët që u arratisën në Skoci. Kështuqë, emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorsëve në rendin e Tamplierëve. Këta tituj përdoren edhe sot.

Shkurtimisht, Tamplierët nuk janë zhdukur, por filozofia, besimi dhe ritualet e tyre ende vazhdojnë nën maskën e Frankmasonerisë. Kjo tezë mbështetet në shumë fakte historike dhe është e pranueshme nga një numër i madh i historianëve përëndimorë, pa marrë parasysh a janë apo nuk janë frankmasonë. Në librin tonë "Rendi i ri masonik", e shtjelluam këtë çështje evidente në detale.

E identifikuar

sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 22-03-2005, 16:09:06 »

Teza që dërgon nga rrënjët e masonëve tek Tamplierët shpesh referohet nga revistat e publikuara nga masonët që iu dedikohen antarëve të vet. Masonët me të madhe e pranojnë këtë ide. Një revistë e tillë e quajtur Mimar Sinan (botim për masonët turq), shpjegon mardhënjen mes Rendit të Tamplierëve dhe Masonëve në këtë mënyrë:

Në vitin 1312, kur mbreti francez, nën presionin e Kishës mbylli Rendin e Tamplierëve dhe ia dha pasurinë e tyre kalorsëve të Shën Xhonit në Jerusalem, aktivitetet e Tamplierëve nuk pushuan. Shumica e Tamplierëve ikën në llozhat e frankmasonëve që ishin aktivë në Europë atë kohë. Udhëheqësi i Tamplierëve, Mebeignac, me disa antarë tjerë, gjetën strehim në Skoci, nën maskën e muratorit me emrin Mac Benach. Mbreti skocez, Robert the Bruce, i mirëpriti ata dhe iu lejoi që të ushtrojnë ndikim të madh mbi llozhat e masonëve në Skoci. Si rrjedhim, llozhat skoceze fituan rëndësi të madhe nga pikëpamja e mjeshtrisë dhe ideve të tyre.

Sot masonët përdorin emrin Mac Benach me respekt të madh. Masonët skocezë, që vazhduan trashëgiminë e Tamplierëve, u kthyen në Francë shumë vjet më vonë dhe themeluan atje bazën e ritualit të njohur si Rituali Skocez."
Prapë, Mimar Sinan paraqet vend me shumë informata rreth mardhënieve mes Tamplierëve dhe masonëve. Në artikullin me titull, "Tampliert dhe Masonët", thuhet se "ritualet e pranimit në Rendin e Tempularëve janë të ngjajshme me ato të frankmasonëve të sotëm." 9 Sipas artikullit të njejtë, sikur në Masoneri, antarët e Rendit të Tamplierëve e thërrasin njëri tjetrin "vëlla". 10 Nga fundi i artikullit, thuhet:

Rendi i Tamplierëve dhe organizatat e masonerisë kanë ndikuar në njëri tjetrin në një masë të konsiderueshme. Bile edhe ritualet e tyre janë aq të ngjajshme sikurse të ishin të kopjuara nga Tamplierët në këtë aspekt, masonët në masë të konsiderueshme e identifikojnë veten si Tamplierë dhe mund të thuhet se çdo gjë që shihet si fshehtësi origjinale masonike në një masë të rëndësishme është trashëguar nga Tamplierët. Si përmbledhje, siç thamë në titullin e këtij eseu, mund të themi se pikënisja e artit mbretëror masonik dhe vija sekrete e pranimit që i takonte Tamplierëve dhe pika përfundimtare i takonte frankmasonëve. 11

Rendi i Tamplierëve dhe organizatat e masonerisë kanë ndikuar në njëri tjetrin në një masë të konsiderueshme. Bile edhe ritualet e tyre janë aq të ngjajshme sikurse të ishin të kopjuara nga Tamplierët në këtë aspekt, masonët në masë të konsiderueshme e identifikojnë veten si Tamplierë dhe mund të thuhet se çdo gjë që shihet si fshehtësi origjinale masonike në një masë të rëndësishme është trashëguar nga Tamplierët. Si përmbledhje, siç thamë në titullin e këtij eseu, mund të themi se pikënisja e artit mbretëror masonik dhe vija sekrete e pranimit që i takonte Tamplierëve dhe pika përfundimtare i takonte frankmasonëve.





E identifikuar

sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 22-03-2005, 16:10:47 »

TAMPLIERËT DHE KABALA

Libri i shkruar nga dy masonë Christopher Knight dhe Robert Lomas me titull "çelësi i Hiramit" (Hiram Key) shpalos disa fakte të rëndësishme mbi rrënjët e Frankmasonerisë. Sipas këtyre autorëve, është evidente se masoneria është vazhdimësi e Tamplierëve. Përveç kësaj, autorët gjithashtu ekzaminuan origjinën e Tamplierëve
Sipas tezës së tyre, Tamplierët pësuan ndryshim të madh derisa ishin në Jerusalem. Në vendin e krishterizmit, ata adoptuan doktrina tjera. Në zanafillë të kësaj gjendet një të fshehtë që ata e zbuluan në Tempullin e Solomonit në Jerusalem, nën gërmadhat e të cilit ata kërkonin.

Shkrimtarët spjegojnë se Tamplierët shtireshin dhe shfrytëzonin rolin e mbrojtësëve të pelegrinëve të krishterë që vizitonin Palestinën, por qëllimi i tyre i vërtetë ishte krejtësisht tjetër.

...Nuk ka fakte që Tamplierët ndonjë herë kanë mbrojtur pelegrinët, por bile shumë shpejt janë gjetur dëshmitë përfundimtare kur ata gërmuan nën gërmadhat e Tempullit të Herodit... 12

Autorët e "çelësit të Hiramit" nuk ishin të vetmit që kishin gjetur dëshmi për këtë gjë. Historiani francez Geatan Delaforge pohon ngjajshëm:

Detyra e vërtetë e nëntë kalorsëve ishte që të bëjnë hulumtimin e rajonit ashtuqë të fusin në dorë reliktet dhe dorëshkrimet origjinale që përmbajnë thelbin e traditave sekretet të judaizmit dhe Egjiptit të vjetër
Kah fundi i shek. të 19-të, Charles Wilson nga Inxhinierët Mbretërorë, filluan hulumtimet arkeologjike në Jerusalem. Ai arriti tek mendimi se Tamplierët kanë shkuar në Jerusalem që të studiojnë gërmadhat e tempullit. Wilsoni gjeti gjurmët e gërmimeve nën themelin e tempullit dhe erdhën në përfundim se këto gërmime janë bërë nga veglat që iu takonin Tamplierëve. Këto gjësende ende janë në koleksionin e Robert Brydonit, që posedon një arkivë të madhe të informatave sa i përket Tamplierëve.14

Autorët e "çelësit të Hiramit" sjellin dëshmi se gërmimet e Tamplierëve nuk kanë qenë edhe pa rezultate; rendi zbuloi në Jerusalem relikte origjinale gjë që ndryshuan pikëpamjet e tyre të përgjithshme në botë. Përveç kësaj, shumë hulumtues kanë mendim të njejtë. Ka qenë diçka që ka bërë që Tamplierët, pavarsisht nga fakti që ata më herët ishin të krishterë dhe të ardhur nga pjesa e krishterë botës, të adoptojnë një sistem krejtësisht tjetër nga ai i krishterë të besimit dhe filozofisë, të mbajnë mesha heretike dhe të kryejnë rituale të magjisë së zezë.

Sipas mendimeve të shumë hulumtuesëve, kjo "diçka" ishte KABALA. Domethënia e fjalës Kabala (Kabbalah) është "traditë gojore". Enciklopeditë dhe fjalorët e definojnë si degë mistike dhe sekrete e fesë çifute. Sipas këtij definicioni, Kabala hulumton domethënien e fshehtë të Torës (Tevratit) dhe shkrimeve tjera fetare çifute. Por, kur shqyrtojmë çështjen edhe më për së afërmi, do të dalin në shesh faktet e që janë diçka tjetër. Këto fakte n'a shpiejnë në përfundim se Kabala është një sistem që i ka rrënjët në idhujtarinë pagane; dhe që ka ekzistuar edhe para Torës dhe është përhapur në Judaizëm pas shpalljes së Torës.

Fakt interesant për Kabala, është spjeguar nga një burim mjaft interesant. Murat Ozgen, një mason turk, jep shpjegimin në librin e tij "çka është Masoneria dhe si duket?" (Masonluk Nedir ve Nasildir?).

Nuk është e qartë se nga ka ardhur Kabala dhe si është zhvilluar ajo. Është emër i përgjithshëm në filozofinë unike, e përbërë metafizikisht, sekrete dhe mistike e lidhur veçanarisht me besimin çifut. Është pranuar si misticizëm çifut, por disa elemente tregojnë se është e përpiluar shumë më herët se Tora.15

Historiani francez, Gougenot des Mousseaux, shpjegon se në të vërtetë Kabala është shumë më e vjetër se Judaizmi



E identifikuar

sulltani
train hard fight dirty
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 22-03-2005, 16:11:41 »

Historiani çifut, Theodore Reinach, thotë se Kabala është "helm tinzar që depërton në damarët e judaizmit dhe e pllakosë atë të tërin". 17 Salomon Reinach definon Kabalan si "njërin ndër lajthitjet më të dëmshme të mendjes njerëzore."18

Arsyeja që Reinach pohon se Kabala është "njëra ndër lajthitjet më të dëmshme të mendjes njerëzore" është se kjo doktrinë jë pjesë të madhe të saj e ka të lidhur me magjinë. Për mijëra vjet, Kabala ka qenë njëri ndër gurthemelet e çdo-lloji të ritualeve magjike. Besohej se rabitë që kanë studiuar Kabalan, posedonin fuqi të madhe magjike. Gjithashtu, shumë joçifutë kanë qenë nën ndikimin e Kabalas dhe janë përpjekur që të praktikojnë magjinë duke përdorur doktrinat e saj.

Tentimet e fshehta që mbretëronin në Europë gjatë mesjetës së vonshme, veçanarisht që praktikohej nga alkimistët, rrënjët i kanë në njëfarë masë, në Kabala.

Gjë e çuditshme është se "judaizmi është fe monoteiste, e cila ka filluar me shpalljen e Torës, Moisiut (hz. Musës, paqja qoftë mbi të), por brenda në këtë religjion ekziston sistemi i quajtur Kabala, që aplikon praktikën e magjisë, gjë që ndalohet në fe. Faktet e paraqitura më lart, demostrojnë se Kabala në të vërtetë është një element që në Judaizëm ka hyrë nga jashtë.

Por, kush është burimi i këtij elementi?

Historiani çifut Fabre d'Olivet thotë se kjo ka ardhur nga Egjipti i vjetër. Sipas këtij shkrimtari, rrënjët e Kabalës shtrihen deri tek Egjipti i vjetër. Kabala është traditë që mësohet nga disa udhëheqës të izraelitëve në Egjiptin e vjetër dhe është transmetuar si traditë gojore prej gjeneratës në gjeneratë. 19

Për këtë shkak, duhet që të shikojmë në Egjiptin e vjetër ashtuqë të gjejmë origjinën themelore të zingjirit Kabala-Tamplierë- Frankmasonë.

E identifikuar

Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |