Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Botëror (Moderatore: Lefter, PetritKola)A kanë SHBA-të dhe Evropa të njëjta vlera?


Faqe: [1]   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: A kanë SHBA-të dhe Evropa të njëjta vlera?  (E lexuar 1204 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Lefter
I FoRtI i LaGJeS

Shiko profilin
« më: 16-11-2005, 18:58:27 »

Ne këtë teme dua t'i sjell informacionet mbi Evropen dhe Ameriken dhe Botën ne përgjithësi,por dëshiroj qe kjo teme te jetë diçka me shum se debatet qe bëhen ne tema tjera.Deshiroj te jetë me shumë edukuese sesa debatuese. Dhe kerkoj nga çdonjëri prej jush te respektojne qëllimin e temës.

Nëse mendoni se keni pikëpamje ose ndonjë artikull qe mendoni se është e arsyeshme te qendoj këtu, pa hezitim vendoseni
 
Deri në një farë masë, përgjigja e kësaj pyetjeje është po. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve kanë tradita historike, fetare dhe kulturore të përbashkëta. Megjithatë, në fushën e "qeverisjes," ka ndryshime që thellohen gjithnjë e më tepër në lidhje me disa pyetje themelore, duke përfshirë mënyrën se si duhet të bëhet politika publike dhe se ku duhet të jetë kufiri i autoritetit ligjor. Këto ndryshime, të cilat nuk janë probleme të thjeshta filozofike, kanë sjellë përplasje mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre më të afërt. Dhe, nuk ka arsye të besohet se këto mosmarrëveshje mund të zgjidhen në një të ardhme të afërt, edhe pasi administrata e tanishme republikane të lërë pushtetin. çështja është e përgjithshme dhe e bazuar në disa mendime të ndryshme: çfarë përbën demokracinë dhe legjitimitetin.

Padyshim që është e rrezikshme të bësh përgjithësime për një rajon aq të gjerë sa Evropa. Në të gjithë kontinentin ka shumë nuanca mendimesh, siç ndodh edhe në Amerikë, dhe kjo nuk do të thotë se të gjitha këto mendime janë kritikë ndaj Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, një pjesë e rëndësishme e opinionit evropian është armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, politikave të saj, institucioneve, rolit të saj në botë si dhe – ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme – ndaj vlerave themelore politike amerikane. Fatkeqësisht, duket gjithnjë e më qartë se ky kompleks opinionesh përfshin pjesën më të madhe të udhëheqjes së Bashkimit Evropian, dhe veçanërisht mbrojtësit më të përkushtuar të integrimit të mëtejshëm evropian. Në fakt, kjo nuk duhet të na habisë, meqenëse institucionet që ata kanë krijuar për Evropën, dhe vlerat institucionale që ata duan t'i përhapin në një nivel ndërkombëtar, janë tërësisht kundër etikës së traditës kushtetuese amerikane.

Sigurisht se, sipas standarteve amerikane, Bashkimi Evropian nuk ka institucione aq demokratike. Pavarësisht se ekziston një Parlament i zgjedhur Evropian, nisma e krijimit të politikave është e mishëruar vetëm në Komisionin Evropian, i cili është organ i emëruar dhe nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit. Duke qenë organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Komisioni nuk i përgjigjet Parlamentit Evropian në mënyrën e një sistemi të zakonshëm parlamentar, ku qeveria përbëhet prej anëtarëve të zgjedhur të parlamentit. Anëtarët e Komisionit Evropian zgjidhen nga presidenti (i cili emërohet nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian) dhe pasi miratohen nga Parlamenti Evropian, mund të hiqen vetëm si një organ i tërë. Duke qenë i përbërë në këtë mënyrë, Komisioni Evropian zotëron një pushtet të jashtëzakonshëm.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është se Komisioni gëzon të drejtën e nismës së legjislacionit. Rëndësia e këtij pushteti është e papërshkrueshme. Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian (i cili përfaqëson shtetet anëtare) luajnë një rol shumë negativ në procesin e ligjvënies së Bashkimit Evropian. Ata mund të refuzojnë miratimin e masave të propozuara, megjithatë është komisioni ai që vendos programin. Ndryshe nga kjo, në Shtetet e Bashkuara, e drejta e nismës së legjislacionit i takon, në nivelin federal, kongresit amerikan, anëtarët e të cilit janë të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli. Presidenti, i cili praktikisht po ashtu zgjidhet nga populli, ka të drejtën të bëjë propozime legjislative që kongresi t'i marrë në konsideratë, por nuk mund të paraqesë vetë një ligj të caktuar. Mënyra të ngjashme zbatohen në secilin prej 50 shteteve, ku ligjvënësit e zgjedhur gëzojnë të drejtën e paraqitjes së një ligji të ri, me një farë pjesëmarrjeje nga guvernatorët e zgjedhur të shteteve.

Për më tepër, Komisioni Evropian shërben edhe si organi ekzekutiv kolegial i BE-së, dhe ka pushtetin për të vënë në zbatim ligjin evropian i cili përcakton, të paktën në fazën e parë, nëse vendet anëtare i kanë përmbushur detyrimet e tyre sipas traktateve në fuqi. Nëse një shtet nuk i zbaton këto ligje, atëherë çështja i referohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të marrë një vendim. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara, presidenti dhe guvernatorët e zgjedhur ushtrojnë rolin ekzekutiv, duke përfshirë edhe funksionin gjysëm-juridik (të paktën sipas standarteve të Ligjit Kontinental) të përcaktimit në fazën e parë të rasteve kur janë shkelur ligjet, dhe pastaj kalimin e çështjeve në gjykatë për administrim të mëtejshëm.

Ky kombinim i autoritetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjysëm-juridik, së bashku me pushtetin praktik të një burokracie të konsoliduar në Bruksel, fillon të duket si një formë e vjetër e qeverisjes evropiane – ajo e absolutizmit. Avokatët e një integrimi më të gjerë evropian mund ta kenë shmangur këtë analogji, por krahasimi është më i përshtatshëm seç pranojnë ata. Si metodë qeverisjeje, absolutizmi nuk varet nga monarkia e trashëguar, dhe dallohet qartë nga autokracia e stilit carist. Në një sistem absolutist individët kanë të drejta, dhe këto të drejta zbatohen nëpërmjet gjykatave. Faktikisht, karakteristika më e rëndësishme e një formë absolutiste qeverisjeje është tërheqja e aspekteve të rëndësishme të krijimit të politikës publike (veçanërisht nismës legjislative) nga politika – qoftë kjo politikë aristokrate apo demokratike – dhe duke ia mveshur këtë pushtet një burokracie të pazgjedhur dhe jopërgjegjëse.

Kjo është pikërisht ajo që ka bërë Bashkimi Evropian, dhe fakti që ky aspekt i qeverisjes së BE-së duket i panegociueshëm është shumë domethënës. Pavarësisht nga diskutimet e shumta rreth "deficitit demokratik" të Bashkimit Evropian, përkrahësit e Projektit Evropian e konsiderojnë pushtetin legjislativ të Komisionit si virtyt dhe jo si ves. Ky rol i Komisionit, faktikisht, do të ishte ruajtur rreptësisht në Kushtetutën e propozuar Evropiane. Kjo tërheqje e gjerë e politikës publike nga procesi normal politik (dhe jo vetëm kalimi i saj nga një nivel i qeverisjes së zgjedhur në tjetrin) flet shumë për faktin se sa larg është elita evropiane nga vlerat tradicionale politike amerikane të ruajtura në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.

Është interesante të analizohet se nga rrodhën këto ndryshime kaq të mëdha mbi idetë themelore të demokracisë. Përgjigja është pjesërisht historike. Idealet amerikane dhe evropiane u krijuan nga Iluminizmi, por nga periudha të ndryshme të kësaj epoke. Demokracia kontinentale evropiane lindi me Revolucionin Francez dhe u zhvillua gjatë shekullit që pasoi me revolucione dhe kundër-revolucione. Në vitin 1789 mbizotëronin idetë e Rusisë për ndjenjat e zemrës dhe besimit në mirësinë e qenësishme të natyrës njerëzore. çelësi i drejtësisë dhe qeverisjes së mirë do të gjendej në individë humanë dhe të virtytshëm – dhe specialistë me përgatitje të nivelit të lartë.

Por ndryshe nga kjo, pavarësisht se Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u shkrua në vitin 1787, vetëm dy vjet para se Luigji i 16-të të mblidhte parlamentin e përbërë prej klasave të ndryshme, ky dokument mori parasysh edhe kohën e mëparshme kur virtyti i qenësishëm i natyrës njerëzore nuk merrej si i mirëqenë – dhe madje as seriozisht. Themeluesit amerikanë u përpoqën me qëllim që ta bënin qeverisjen e republikës së re të "provueshëm nga njerëzit," siç thuhet edhe në frazën e famshme të Alexander Hamilton "një makinë që do të fikej vetë." Prandaj, edhe në ditët e sotme, amerikanët e mbajnë lart virtytin, por mbeten skeptikë për vlerën e tij si kontroll i besueshëm i pushtetit qeveritar.

Nga ana praktike, sigurisht, krijuesit e BE-së kanë pasur gjithnjë nevojë për një shtytje për përparimin e integrimit, edhe përballë votuesve armiqësor kur ishte e nevojshme. Qëndrimi ka qenë që demokracia elektorale duhet të tërhiqet përballë të mirës së përgjithshme – integrimit të vazhdueshëm evropian. Si rezultat, gjithnjë e më shumë vendime për gjëra themelore të çështjeve të politikës publike janë hequr nga institucionet e zgjedhura drejtpërdrejt. Kur zhvillohen zgjedhjet, siç u bë në Irlandë për Traktatin e Nisës në vitin 2001, një përgjigje negative nga elektorati kërkon zgjedhje të reja. Nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kushtetutën e propozuar Evropiane mbetet për t'u parë – por jo shumë ekspertë do të garantonin një hap të tillë.

Sidoqoftë, cilatdo qofshin shkaqet rrënjësore të kësaj ndarjeje trans-atlantike të demokracisë, nuk ka dyshim se elitat evropiane kanë qenë më të gatshme se homologët e tyre amerikanë për t'i mveshur pushtet shumë thelbësor institucioneve të specializuara që nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj elektoratit. Evropa ka sigurisht të drejtën të ketë mendimet e saj dhe institucionet e saj. Megjithatë, ndërkohë që BE-ja përpiqet ta reklamojë modelin e saj në nivel ndërkombëtar, konflikti me Shtetet e Bashkuara është i pashmangshëm. Ky ndryshim mendimesh është një nga arsyet kryesore të përplasjeve të Shteteve të Bashkuara me Evropën rreth çështjeve institucionale gjatë viteve të fundit, veçanërisht në lidhje me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe në përgjithësi për rolin e duhur të ligjit ndërkombëtar.

Nga pikëpamja amerikane, dhe qëndrimi i administratës së presidentit Bush dhe Klinton, Gjykata Penale Ndërkombëtare ushtron pushtet të pakontrolluar. Pavarësisht se përkrahësit e kësaj gjykate thonë se parimet themelore (siç përcaktohen në Statutin e Romës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare) janë pranuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, kjo gjykatë mbetet revolucionare. Ajo përfaqëson institucionin e parë ndërkombëtar të qeverisë që gëzon edhe pushtetin për të interpretuar aspektet kritikë të së drejtës ndërkombëtare (duke përfshirë ligjet që rregullojnë përdorimin e forcës ushtarake), dhe zbatimin e pikëpamjeve të saj nëpërmjet ndjekjeve penale të individëve të ndryshëm.

Parimi i "plotësimit", sipas së cilit Gjykata Penale Ndërkombëtare duhet të ushtrojë jurisdiksionin e saj kur gjykatat kombëtare nuk veprojnë në një rast të caktuar nuk e ndryshon vlerësimin themelor të pushtetit të kësaj gjykate. Zbatimi i parimit të plotësimit është plotësisht në juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, meqenëse gjykatësit e kësaj gjykate duhet të vendosin – për çdo rast – nëse shtetet në fjalë nuk kanë qenë të gatshme apo të paafta të hetojnë akuzat që janë brenda kompetencave të gjykatës. Kët'u përfshihen krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, akuzat për genocid dhe ndonjëherë edhe "agresionin." Sipas Statutit të Romës, në këto raste qendrojnë përkufizimet dhe interpretimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, dhe jo mendimet e një shteti anëtar. (Mbetet ende për t'u parë nëse përpjekjet e disa shteteve anëtare të kësaj gjykate, si Australia, të vënë kushte për miratimin e gjykatës nëse ajo pranon mendimet e tyre për kërkesa të rëndësishme ligjore.)

Mveshja e një pushteti kaq të rëndësishëm në një organ mbi-kombëtar shkaktoi shumë më pak shqetësime në Evropë sesa në Shtetet e Bashkuara. Siç u tha edhe më lart, Evropa është më e gatshme të mbështetet në qëllimet e mira të zyrtarëve dhe specialistëve, dhe një nga përgjigjet më të zakonshme që i është dhënë amerikanëve për pretendimet për pushtetin e pakontrolluar të gjykatës ka qenë se gjykata do të kontrollojë veten meqenëse aty punojnë profesionistë të stërvitur mirë. Po ashtu, ratifikimi i Statutit të Romës është kërkesë e detyrueshme për cilindo shtet që do të bëhet anëtar i BE-së, dhe "universalizmi" i gjykatës është bërë një pjesë e rëndësishme përbërëse e politikës së jashtme të BE-së. Rezultati i kësaj ishte Lufta e vogël e Ftohtë mes Washingtonit dhe Brukselit.

Shtetet e Bashkuara e kanë refuzuar Statutin e Romës dhe kanë tërhequr nënshkrimin e tyre. Përveç kësaj, SHBA ka kërkuar marrëveshje dypalëshe të pavarura nga shtetet anëtare dhe jo-anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të garantuar që amerikanët të mos i dorëzohen gjykatës derisa Shtetet e Bashkuara të japin miratimin e tyre për jurisdiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Nga ana e saj, BE-ja i ka kundërshtuar marrëveshje të tilla si "Neni 98" – pavarësisht se ata nuk krijojnë paprekshmërinë e Shteteve të Bashkuara, meqenëse ajo vazhdon t'u nënshtrohet detyrimeve ligjore ndërkombëtare që kanë ekzistuar më parë – dhe ka financuar grupe në Shtetet e Bashkuara të cilët janë të përkushtuar të ndryshojnë politikën amerikane në lidhje me këtë çështje. Kjo mund të përshkruhet vetëm si një akt jomiqësor, dhe përpjekje për të ndërhyrë në politikën e brendshme të një demokracie simotër.

Ekziston tendenca në Evropë dhe në disa qarqe amerikane për t'i konsideruar ndarjet themelore rreth çështjes së gjykatës, si dhe luftën e Irakut në vitin 2003 dhe çështje të tjera më të vogla, si rezultat i politikave dhe personalitetit të presidentit Bush. Por, në fakt, qëndrimet thelbësisht të ndryshme ndaj ligjit dhe institucioneve ndërkombëtare kanë filluar që para zgjedhjes së presidentit Bush në vitin 2000. Për shembull, presidenti Klinton ishte i pari që e hodhi poshtëë traktatin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke i rekomanduar pasardhësit të tij të mos e paraqesë këtë çështje në senat për shkak të të metave themelore të gjykatës. Po ashtu, në vitin 1999, kur administrata e presidentit Klinton ishte e vendosur të përdorte forcat e NATO-s kundër Jugosllavisë së Slobodan Millosheviçit për Kosovën, kundërshtimet e bazuara ligjore të evorpianëve u refuzuan nga sekretarja e shtetit Madeleine Albright. Siç u njoftua nga zëdhënësi i zonjës Albright në Departamentin e Shtetit, James Rubin, kur zyrtarët birtanikë vunë re se juristët e tyre po kundërshtonin përdorimin e forcës ushtarake kundër Beogradit, ajo u përgjigj thjesht "gjej jursitë të tjerë".

Ajo që shtrohet kët'u nuk është çështja e stileve të ndryshme, por mënyrat e ndryshme si e shohin botën. Ata që besojnë se ndryshimi i udhëheqjes në Washington do t'i ndryshojë gjërat thelbësisht në marrëdhëniet evropiano-amerikane, do të zhgënjehen me siguri. Politikanët nga dy anët e Atlantikut do të ishte më mirë ta pranonin këtë si fakt dhe pavarësisht nga kjo të shqyrtonin mënyrat se si Evropa dhe Amerika mund të punojnë së bashku drejt objektivave të tjera që kanë të përbashkëta.


Lee A. Casey është partner në firmën ligjore Baker & Hostetler. Ai ka publikuar shumë artikuj për të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën kushtetuese.

« Ndryshimi i fundit: 19-07-2006, 15:25:54 nga Zëri YT! » E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
ksenia
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 14-12-2005, 09:03:06 »

Nuk pata nerva te lexoja gjithë shkrimin pasi ishte tepër i gjatë por duke ju referuar titullit te temës them se e kam kuptuar për çfarë bëhet fjale dhe dua te them qe kurrësesi nuk kanë se si te kenë te njëjtat vlera...
Gjera te ngjashme nuk ekzistojne e jo me vlera qe padiskutim nuk mund te jenë të njëjta...Çdo kontinent ka vecantite e veta politike, kulturore, sociale etj etj dhe çdo individ i krahason këto veçanti ne mënyrë te ndryshëm nga tjetri...

E identifikuar
Lefter
I FoRtI i LaGJeS

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 14-12-2005, 16:01:42 »

Condoleeza Rice në Evropë


Gazetave evropiane vazhdon t'u tërheqë vëmendjen vizita e Sekretares amerikane të Shtetit në Evropë dhe çështja e trajtimit të burgosurve nga Amerika.


Nën titullin " Pranim me vonesë", DIE WELT e Gjermanisë thotë se vazhdojnë dyshimet në lidhje me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të drejtat e njeriut pas vizitës së Rice.

"Nuk të jep shumë besim fakti që fuqia më e madhe e përëndimit duhet të afirmojë se nuk torturon të burgosurit," thotë gazeta.

Ajo shton se do të jetë shumë e veshtirë të besojë garanci të tilla për sa kohë zevendespresidenti Dick Cheney vazhdon të mbrojë në mënyrë aktive legalizimin e torturës në burgjet e fshehta të Amerikës.


DIE TAGESZEITUNG thotë se një këndvështrim optimist do të ishte t'i konsideroje deklaratat mbi torturën si progres, edhe nëse bëheshin për të kaluar rradhën.

Ajo shton, megjithatë, se Rice nuk tha nëse qytetarë të shteteve të tjera mund të torturojnë të dyshuar me urdhër të Shteteve të Bashkuara.

"Nëse ke një pikëpamje më pak optimiste, atëhere ka arsye për të patur frikë se edhe një numër më i madh të burgosurish do të rrëmbehen për t'u dërguarr në vende ku Washingtoni ka liri më të madhe veprimi," thotë gazeta.

SUEDDEUTSCHE ZEITUNG i cilëson deklaratat e zonjës Rice si "dështim i hidhur" për administratën amerikane.

"Megjithëse sekretarja e shtetit nuk e tha kështu, po ta shohim nga ana tjetër direktivën politikë të saj mund të nxjerrim konkluzionin se deri tani agjentë të Shteteve të Bashkuara ishin lejuar të torturonin jashtë vendit të tyre," thotë gazeta.

EL PAIS e Spanjës lavdëron mënyrën se si Kancelarja gjermane e trajtoi "skandalin e fluturimeve sekrete të CIA-s me Sekretaren amerikane të Shtetit.

"Gjermania ka vepruar menjëherë për të mos lejuar që ky problem të bëhet kriza e parë e madhe e qeverisë së Merkelit," thotë gazeta.

Por ajo thekson se vendet evropiane duhet t'i përmbahen vetë me rreptësi parimeve të të drejtave të njeriut nëse ata duan të ankohen për trajtimin që i bëjnë Shtetet e Bashkuara të burgosurve.

Një koment në të përditshmen rumune, EVENIMENTUL ZILEI, përshëndet marrëveshjen e nënshkruar me Sekretaren amerikane të Shtetit për të hapur katër baza ushtarake amerikane në vend.

"Bazat amerikane do të luajnë një rol të dyfishtë", thotë ajo, "si një pikë ndalimi dhe trajnimi për trupat amerikane, dhe për rritjen e imazhit të Rumanisë në skenën ndërkombëtare."

"Rumania nuk do të jetë më ai vendi në Evropë me kryeqytet Budapestin siç besojnë ende shumë amerikanë, por vendi ku Amerika ka baza ushtarake," thotë gazeta

Gazeta mendon se sistemi amerikan i luftës kundër terrorizmit "po shkatërrohet dalë ngadalë" dhe parashikon se gjykatat së shpejti do t'i ndalojnë arrestimet pa proces të përshtatshëm ligjor.




E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 22-12-2005, 03:36:50 »

Përsa i perkte vlerave te demokracise dhe te shtetit ligjor mendoj se ndajme po ato vlera dhe parime. Ndryshimet qe ekzistojne ne formën e integrimit evropian dhe te federates amerikane janë me tepër ne nivel administrativ, prandaj amerikanet e kenë ne pergjithesis te vështirë te kuptojnë procesin e integrimit evropian sepse kanë idenë se duhet te jetë si ai qe kanë ata.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
^ Aurora ^

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 15-02-2006, 17:49:12 »

 

Europa esht e vjetër ne kultur,ligje dhe VLERA : esht Amerika ndoshta qe duhet te marri një proces integrimi ne to.

Aty ku duhet te flitet për "vlera" s'duhet te flitet për ligje : nuk dua te ndalem nën një -regressus ad infinitum-,por njerzit jan kompleks kur flitet për një grup njerzish,Shtet,Kontinent.

Teper komplekse...  inati



E identifikuar
bartsimpson
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 01-05-2006, 06:33:29 »

Deri ne një fare pikë nga ana historike dhe fetare usa dhe europa kanë te njëjtat vlera.Po ne politike këto vlera ndryshojnë shumë.Shtetet e bashkuara te amerikes n politike shohin jashtezakonisht shumë interesat e tyre dhe jo te popujve qe vuajne ose qe pesojne deme.Ndërsa europa është bërë paksa me tolerante me kalimin e viteve.
E identifikuar
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 17-05-2006, 22:17:55 »

A është Greqia Europe (BE)...? Ne se po, Europa është një karnavale, një karrikatur... dhe mos e krahasoni me Ameriken qe është Atdheu i te gjithëve, i dinjitetit te te githeve...
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Damastion
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 22-07-2006, 09:31:38 »

Gjithçka ndryshoi me presidentin amerikan Willson i cili e ndryshoi rrenjesisht politikën e jashtme te Amerikes. Vlerat demokratike pas Willsonit do të implementoheshin dhe do të mbroheshin nga Amerka për çdo komb i cili i pranon ato. Para tij ne Evrope ka mbizoteruar politika e ekuilibrit te forces, ku gjithëherë një shteti i cili forcohej shumë i kunderviheshin alenca te shteteve tjera te evropes për ta ballancuar focen. nglia ka qenë gjithmonë shteti i cili e ruante me ngulm ekuilibrin e forces ne Evrope.
Amerika me daljen e saj ne skene dhe Rusia si një superfuqi e re Botërore e ndryshuan dhe rrenuan ekuilibrin e forces.
Sipas pikepamjes se Amerikes nuk ishte vetevendosja qe shkaktonte luftërat por mungesa e saj, dhe nuk ishte mungesa e ekuilibrit te forces qe prishte stabilitetin por rendja pas tij. Për Willsonin  sigurimi i botës kërkonte jo mbrojtjen e interesave kombetera por te paqes si një koncept juridik, dhe për këtë arsye ai themeloi një institucion ndërkombëtare te quajtu lidhja e kombeve.
Ai pastaj krijoi 14 pikat e tij prej te cilave 8 "duhet" te realizohen: diplomacia e hapur, liria e deteve, carmatimi i pergjithshem, heqja e kufizimieve tregtare, zgjidhja objektive e pretendimeve koloniale, restaurimi i Belgjikes, evakuimi i teritorit rus, dhe krijimi i lidhjes se kombeve. 6 pikat tjera "do të ishte mirë" te realizoheshin: autonomia e minoriteteve qe jetonin ne perandorine Austrohungareze dhe Osmane, korrigjimi i kufijve Italian, evakuimi i Ballkanit, ndërkombëtarizimi i dardanneleve, dhe krijimi i një Polonie te pavarur me dalje ne det.  
E identifikuar

free your mind - listen U2
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 21-11-2006, 23:26:29 »

Jo këto te dyja nuk janë njësoj.Nuk janë njësoj për shumë aresye por për ne shqiptarët e ballkanit qe te dyja janë njësoj...vetëm ngjyrat dhe fjalët i kanë të ndryshme!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 22-11-2006, 20:16:50 »

Janë si Lindja me Perendimin.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 11-12-2006, 22:16:54 »

Zoti e shpetoft Shqipërinë dhe tërë popullin shqiptar.
Keqe do ti kemi punët nga te katër anet...
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 12-12-2006, 11:45:15 »

SHBA-te janë një shtet I pasur,shumë i pasur ekonomikisht.Kur them ekonomikisht nuk mendoj ne popullin Amerikan qe është punëtor por ne pasurite Natyrore qe kanë.Ne amerike edhe sot ka toka dhe vende ku ari nxirret nga lumenjte dhe rrenjet e drunjve.Popullsia është aq laramane sa qe  unë them gjithnjë qe Amerika është një Treg boteror ku ne te janë bashkuar kapitalistet me kriminelet e botës!Amerika mund te jetoje aq gjatë sa popujve te saj laramane qe i ka brenda u mundeson standard te lartë jetese edhe pa punuar fare.Krejt forca e Amerikes ka qenë dhe është industria ushtarake dhe ajo grabitese e pasurive natyrore te botës.Ka me gjatë se dy decenie qe Amerika ka ndaluar  rebtesisht çfrytzimin e pasurive te saja vehtjake natyrore.Vendimi i saj "demokratik" është:Tera pasurite e botës me pare do të grabiten  nga ajo dhe kur ato te shterojne, në fund  amerika do u kethehet atyre qe i ka ne vendin e vet!Por...me cilët ushtare ajo do e beje këtë grabitje?Cilët janë ushtarët amerikane ne te vërtetë ,ata qe nëpër botë dërgohen dhe do të dërgohen për këto beteja grabitjesh?
Të gjithë te burgosurit,kriminelet,hajnat,narkomanet,skllavet,e saj dhe te botës se pushtuar nga ajo!Nuk do të shkoje shumë gjatë qe nga Amerika,do ikin 90 % te popujve evropiane përfshirë edhe shqiptarët,sapo te filloje te shteroje numri i ushtareve pushtues te saj qe do i nevojiten për te plaçkitur botën...Kjo veç ka filluar.Hebrenjte,asnjë nga ata sot nuk i sherben me ushtrise amerikane fizikisht.Janë Greket,armenet,shqiptarët,arabet,afrikanet ende ata qe kësaj ushtrie po i sherbejne...por jo dhe aq gjatë se këta do fillojnë luftat ne mesvedi atje ne anerike...Evropiane t qe perbejne koken e shtetit Amerikan,sapo evropa te bashkohet,Amerikes do i kethehen vetëm për t`ia copetuar pasurite e saja!Kjo është e mundur vetëm për shkak se Amerika është një Shtet i pa komb,i pa kulturë,i pa dinjitet,i pa fe,i pa ardhmëri natyrore,përveç forces ushtarake-shtazarake qe për momentin ajo e posedon...por...e arthmja e afër do jetë krejt ndryshe.I vetmi popull ne te cilin ajo po shpreson ta pervetesoje për nevojat e veta ushtarake është ai Arab dhe musliman,duke u perpjekur për te luajtur kundër Arabeve dhe Islamizmit te njëjtën loje qe ka luajtur pushtuesi i saj Anglia kundër saj!Por ka një rrugë te gjatë dhe te pa arrijtshme...se asaj i duhet së pari te ndryshoje Kuranin apo ta merr vet fenë islame...çka Anglise kjo s`iu desht ne kohën e pushtimit amerikan te saj! 
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Faqe: [1]   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |