Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri yt - Forumi Shqiptar
Të Ndryshme
Të Ndryshme
(Moderatore:
kengaime
,
SocialNetwork
)20 racat më të mira të qenve
Faqe: [
1
]
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: 20 racat më të mira të qenve (E lexuar 17204 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
më:
10-03-2008, 17:12:21 »
Thuhet se qeni është miku më besnik i njeriut. Këtë s’do kishte guxim ta diskutonte askush me adhuruesit e qenve, prandaj po e marrim si të vërtetë. Dashamirësit e qenve flasin me orë të tëra për bëmat e kafshëve që mbajnë në shtëpi, ndërsa ata që nuk i kanë shumë qejf mendojnë se kush e di sa të vetmuar ndihen njerëzit përderisa kalojnë kaq kohë me ta, madje edhe flenë me ta. Preferencat se cilat janë racat më të mira dhe më të bukura e bëjnë adhuruesit e kafshëve, ndërsa roli i profesionistëve është të përcaktojnë se cilët qen janë më të sigurt me fëmijët dhe cilët janë më të rezistueshëm ndaj sëmundjeve. Përzgjedhja e kësaj liste është kryer nga një veteriner, duke qenë se përkujdeset me dhjetëra të tillë në ditë dhe qenin e parë e ka blerë në moshën 5-vjeçare. Ekspertët thonë se ekzistojnë 109 raca të ndryshme, pa përmendur me qindra racat hibride të tyre. Shumë pak raca ekzistojnë në Shqipëri dhe tregtia e tyre ende nuk ka përmasat që ka në botë, por gjithkush duhet të dijë karakteristikat dhe personalitetin e secilës prej tyre. Racat e pastra janë më të cënueshme ndaj sëmundjeve, ndërsa avantazhi i hibridëve është se kanë gjithnjë e më pak probleme me shëndetin. Por duhet theksuar fakti se kërkimet thonë se kafshët përgjithësisht vuajnë nga sëmundjet e të zotërve që i rrisin. Për shembull nëse dikush në familje vuan nga diabeti, edhe qeni ka gjasa të preket nga e njëjta sëmundje, duke qenë se njerëzit u japin kafshëve ato që hanë vetë dhe po aq shumë sa hanë vetë.
1. Qentë kufitar të gjahut
Kjo racë e qenve kufitarë është inteligjente dhe e kujdesshme. Koka e rrumbullakët, sytë e shndritshëm, gëzofi i ashpër dhe personaliteti i gjerë në një trup të vogël e bën këtë qen numrin një.
2. Qentë hibridë
Këta qen janë ndërthurje e racave të ndryshme. Hibridët e llojeve të ndryshme të qenve kufitarë janë të shkathët, besnikë dhe miqësorë. Pjesa më e madhe e tyre janë të pastrehë, pasi s’janë qen race.
3. Qentë e artë të gjahut
Kjo racë e qenve të gjahut është interesante. Ata janë krenarë dhe besnikë. Quhen qentë e artë pasi kanë gëzof të verdhë të shndritshëm. Janë kafshët e preferuara për fëmijët e vegjël.
4. Qentë labrador të gjahut
Si raca më popullore në Mbretërinë e Bashkuar, labradorët vështirë se munden si kafshë familjare. Inteligjenca dhe shëndeti i tyre ka bërë që të përdoren si kafshë pune për sportistët, të verbrit etj.
5. Spanjelët kavalierë “King Charles”
Ndoshta raca më inteligjente e të gjithave, këto qen janë zgjedhja numër një për të gjithë ata familjarë që duan një qen për fëmijët e vegjël. Kanë probleme me shëndetin dhe rekomandohet sigurim.
6. Qentë me hundë të shtypur
Paraqitja e tyre me fytyrë të rrudhur, hundë si kopsë dhe trup të vogël i bën kafshët më të preferuara për të rinjtë dhe fëmijët. Ata ngjajnë me bulldogët francezë dhe natyra miqësore i bën të parezistueshëm.
7. Qentë ujqër irlandezë
Janë raca më e gjatë e të gjitha llojeve dhe më jetëshkurtra në krahasim me qentë e shkurtër. Këta qen-ujqër kanë elegancë fisnike dhe janë plot dhembshuri. Nëse doni të përqafoni një ari, këta janë të duhurit.
8. Gjahtarët skocezë të drerëve
Duken si versioni më i ri i qenve ujqër irlandezë. Këta qen me këmbë të gjata dhe gëzof të ashpër janë të butë dhe të ndjeshëm. Atyre i pëlqen të vrapojnë, prandaj ushtrimet fizike janë të nevojshme.
9. Spanjelët anglezë veshërënë
Qoftë të artë, të zinj apo të çfarëdo ngjyre tjetër, ata kanë veshë të lëshuar që e vënë fytyrën brenda një kornize gëzofi. Janë qen të pashëm që zakonisht kanë natyrën e gatshme të njeriut.
10. Languat
languat janë të butë, të heshtur, qen besnikë që ngjajnë me zagarët gri. Pamja e tyre elegante, me kocka të imëta dhe lëkurë të hollë i bën të kenë një stil plot hir.
11. Qentë skocezë të stanit
Duhet të kujtoni se këta qen janë dizenjuar të mbledhin delet përmes kodrave. Energjia dhe inteligjenca e tyre do të thotë se kanë nevojë për shumë sfida dhe stimuj. Nëse mundeni të merreni me ta, qentë e stanit janë më besnikët.
12. Dachshunds
Këta qen janë në proporcione dhe stile të ndryshme. Mund të zgjidhni ata me qime të gjatë, qentë qimeshkurtër ose me gëzof të ashpër, qentë në miniaturë apo ata me masë standarde. Sido që të jenë, personaliteti nuk u mungon.
13. Spanjelët anglezë kërcyes
Tipiku i kësaj race është një spanjel anglez plot me gjallëri, nga ata që kërcejnë nga bregu i lumit në ujë, me veshët dhe bishtin që i fluturon. I pëlqejnë aktivitetet fizike dhe janë qen miqësorë.
14. Zagarët
Edhe pse kjo racë është rritur për të qenë atletë, kafshë garash, ata kanë personalitete të buta dhe të ndjeshme. Shumë zagarë të dalë në pension shërbejnë si kafshë familjare.
15. Pastorët gjermanë
Të përdorur si kafshë roje për punët e policisë, ata shërbejnë edhe si kafshë të dashura e besnike. Që të mos rrezikoni, blini një nga një rritës profesionist dhe sigurohuni që këlyshi ta pëlqejë shoqërinë e njerëzve.
16. Qentë kufitarë me qime të butë ngjyrë gruri
Një racë irlandeze që e ka origjinën si qen fshati. Qentë me gëzof ngjyrë gruri janë më të butë se pjesa më e madhe e qenve kufitarë. Ata janë shoqërues besnikë dhe inteligjentë.
17. Njufaundlendët
Ashtu si shumë raca gjigande, njufaundlendët kanë natyrën më të butë e gjakftohtë që ekziston. E mira është se nuk jargaviten aq shumë sa San Bernardët. Lordi Bajron shkroi poezinë “Epitaf për një qen” për nder të qenit të tij.
18. Qentë hibridë të pastër
Pavarësisht nëse zgjidhni hibridët labradorë, hibride të racave të ndryshme të qenve me hundë të shtypur apo çfarëdo varianti tjetër, kjo kafshë ka parashikueshmërinë e një qeni race të kombinuar me shëndetin e një hibridi.
19. Bichon Frise
Me kaçurrela të vogla të bardha që rriten në gëzofin me stil afrikan, kjo lloj race ka nevojë për shumë shoqëri. Mund të kenë karakter të pacipë me personalitet të madh, që demaskon trupin e tyre të vogël.
20. Maltezët
Janë qenë për shëtitje, më të vegjël se macet me gëzof të bardhë mëndafshi që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme. Mund të jenë më të mrekullueshmit ndër qentë e shfaqjeve, si dhe të këndshëm dhe plot dhembshuri.
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
charm
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #1 më:
10-03-2008, 17:37:11 »
kam nje pastor gjerman,eshte qen shume inteligjent,per mua raza me e mire,edhe pse desha te them,qe qen te keqij nuk ka,ka padron te keqij
E identifikuar
erlehta
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #2 më:
17-03-2008, 19:03:50 »
Te kishim dhe ndonje foto te qenve, nuk do ishte keq
E identifikuar
Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Capkenja
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #3 më:
17-03-2008, 21:02:36 »
Cituar nga: erlehta në 17-03-2008, 19:03:50
Të kishim dhe ndonjë foto te qenve, nuk do ishte keq
kam nje une ...te rraces pekinez
ahhhaaaa
E identifikuar
Capkenja
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #4 më:
17-03-2008, 21:04:28 »
te vdes per ty
Te vdes per ty!.jpg
(504.92 KB, 1656x1242 - E shikuar 401 Herë.)
E identifikuar
erlehta
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #5 më:
19-03-2008, 22:16:48 »
E paske te bkur moj
E identifikuar
Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Konjaku
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #6 më:
20-03-2008, 00:05:31 »
Përshëndetje për mua vetëm kjo racë e qenve është e përsosur e them me plot bindje.. janë edhe të mënçur shuuumë edhe shum të bukur.. LESI ja ky është qeni im
E identifikuar
Exploring
konjaku@zeriyt.com
Berni
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #7 më:
20-03-2008, 09:11:57 »
O Konjak paske qene te mire, kam pasur dhe une nje si ai tipi atij qenit qe ke ne foto, po tani nuk eshte me, mua keto lloj qensh me pelqejn, se qen te vegjel qe mbajn gocat sme pelqejn, te flesh gjum me qenin vetem gocat e bejn
hahaha nuk e di per gocat shqipetare po keto te huajt vdesin per qent, te mbash nje qen brenda ne shpi, se si me duket, ti vij shtepis era qen e pisllik i madh nga qeni qe mban ne shpi
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Konjaku
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #8 më:
20-03-2008, 13:37:02 »
Cituar nga: Berni në 20-03-2008, 09:11:57
O Konjak paske qenë te mirë, kam pasur dhe unë një si ai tipi atij qenit qe ke ne foto, po tani nuk është me, mua këto lloj qensh me pelqejn, se qen te vegjel qe mbajn gocat sme pelqejn, te flesh gjum me qenin vetëm gocat e bëjn
hahaha nuk e di për gocat shqipetare po këto te huajt vdesin për qent, te mbash një qen brenda ne shpi, se si me duket, ti vij shtepis era qen e pisllik i madh nga qeni qe mban ne shpi
Heheh Berni e vërtet po edhe un ashtu them, po si more kan nisur edhe shqiptarët të flejnë me qent biles i duan më shum se fëmijët e tyre i puthin në buzë
. Të mbash një qen në shtëpi !! sedi ska ndonjë dobi njerzit e bëjnë thjesht nga dashuria për kafshët.
Faleminderit për fjalët e mira për qenin Lesin
E identifikuar
Exploring
konjaku@zeriyt.com
Berni
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #9 më:
22-03-2008, 13:16:07 »
Shikoni pak kete Qenin ne kete video se sa bukur e kercen Napilonin hahaha e keni te minuta e 3
http://www.youtube.com/watch?v=bRtMdImikYI&NR=1
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
roclet 1
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #10 më:
11-05-2009, 11:41:11 »
se cilët qen janë më të sigurt me fëmijët dhe cilët janë më tërezistueshëm ndaj sëmundjeve. Përzgjedhja e kësaj liste është kryer nga një veteriner, duke qenë se përkujdeset me dhjetëra të tillë në ditë dhe qenin e parë e ka blerë në moshën 5-vjeçare. Ekspertët thonë se ekzistojnë 109 raca të ndryshme, pa përmendur me qindra racat hibride të tyre. Shumë pak raca ekzistojnë në Shqipëri dhe tregtia e tyre ende nuk ka përmasat që ka në botë, por gjithkush duhet të dijë karakteristikat dhe personalitetin e secilës prej tyre. Racat e pastra janë më të cënueshme ndaj sëmundjeve, ndërsa avantazhi i hibridëve është se kanë gjithnjë e më pak probleme me shëndetin. Por duhet theksuar fakti se kërkimet thonë se kafshët përgjithësisht vuajnë nga sëmundjet e të zotërve që i rrisin. Për shembull nëse dikush në familje vuan nga diabeti, edhe qeni ka gjasa të preket nga e njëjta sëmundje, duke qenë se njerëzit u japin kafshëve ato që hanë vetë dhe po aq shumë sa hanë vetë.
1. Qentë kufitar të gjahut
Kjo racë e qenve kufitarë është inteligjente dhe e kujdesshme. Koka e rrumbullakët, sytë e shndritshëm, gëzofi i ashpër dhe personaliteti i gjerë në një trup të vogël e bën këtë qen numrin një.
2. Qentë hibridë
Këta qen janë ndërthurje e racave të ndryshme. Hibridët e llojeve të ndryshme të qenve kufitarë janë të shkathët, besnikë dhe miqësorë. Pjesa më e madhe e tyre janë të pastrehë, pasi s’janë qen race.
3. Qentë e artë të gjahut
Kjo racë e qenve të gjahut është interesante. Ata janë krenarë dhe besnikë. Quhen qentë e artë pasi kanë gëzof të verdhë të shndritshëm. Janë kafshët e preferuara për fëmijët e vegjël.
4. Qentë labrador të gjahut
Si raca më popullore në Mbretërinë e Bashkuar, labradorët vështirë se munden si kafshë familjare. Inteligjenca dhe shëndeti i tyre ka bërë që të përdoren si kafshë pune për sportistët, të verbrit etj.
5. Spanjelët kavalierë “King Charles”
Ndoshta raca më inteligjente e të gjithave, këto qen janë zgjedhja numër një për të gjithë ata familjarë që duan një qen për fëmijët e vegjël. Kanë probleme me shëndetin dhe rekomandohet sigurim.
6. Qentë me hundë të shtypur
Paraqitja e tyre me fytyrë të rrudhur, hundë si kopsë dhe trup të vogël i bën kafshët më të preferuara për të rinjtë dhe fëmijët. Ata ngjajnë me bulldogët francezë dhe natyra miqësore i bën të parezistueshëm.
7. Qentë ujqër irlandezë
Janë raca më e gjatë e të gjitha llojeve dhe më jetëshkurtra në krahasim me qentë e shkurtër. Këta qen-ujqër kanë elegancë fisnike dhe janë plot dhembshuri. Nëse doni të përqafoni një ari, këta janë të duhurit.
8. Gjahtarët skocezë të drerëve
Duken si versioni më i ri i qenve ujqër irlandezë. Këta qen me këmbë të gjata dhe gëzof të ashpër janë të butë dhe të ndjeshëm. Atyre i pëlqen të vrapojnë, prandaj ushtrimet fizike janë të nevojshme.
9. Spanjelët anglezë veshërënë
E identifikuar
Shej
Gjinia:
20 racat më të mira të qenve
«
Përgjigju #11 më:
29-09-2009, 21:21:56 »
Cituar nga: Capkenja në 17-03-2008, 21:04:28
te vdes per ty
ce ke ket mace moj Capi
une kam 1 volpino shume i zgjuar e shume i bukur
do me pelqente te kisha 1 qen ujk po me duhet te blej 1 shtepi tjeter pastaj ta marr
E identifikuar
Aty ku injoranca flet,inteligjenca hesht!
Faqe: [
1
]
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Anketa
cila esht me e rendesishme ne jet?
dashuria
56
(70%)
paraja
17
(21%)
sexi
6
(7%)
Numri total i votave: 78
Shiko temen